Nga Miranda Haxhia
Jam nje demokrat i thjeshte.
Me demokrat se shume te tjere.
Kam ndjekur çdo fjale, çdo konference, çdo proteste. E kam idhull Partine Demokratike. Por kete nuk e prisja nga kryetari Basha.
Ike vjet nga çadra, na le brenda te gjitheve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe syte.
Dole ne krye te tufes nga Parlamenti- nuk me pyete, e as demokratet e tjere jo qe jo. Lajmin e morem vesh nga TV.
Dogje mandatet, une i shkreti mendova: çfare do hane tani kalamajte e ketyre deputeteve? A do kene lek per byrek apo abone autobuzi, a do t’i mbushin dhembet me zirkon apo kauçuk grate e tyre te shkreta…se nuk shtyhet pa pune. Pa pare. E kam provuar vete.
Filluan protestat, une gdhihesha e ngrysesha ne proteste. Çdo darke ndiqja debatet. Per ne, demokratet, asnje nuk fliste. Babai im eshte varur ne burgun e Burrelit, ne panele me mbronte Fahriu.
Gruaja ime gezon kur gjen nje triko te lire te ‘veshje gjermane te perdorura’, une vuaja te kuptoja thirrjet firmato te rrafinuara te Grida Dumes, ia ngulja syte aq shume nga padija ime, sa gruaja m’u hakerrye keq.
Nja dy here dolen dhe djemte e mi ne proteste. Pastaj, u bashkuam me LSI-ne. O ba,- me tha i madhi, i sapokthyer nga Anglia. O ba,- pse protestojme ne? Djali i ketyre studion ne shkolla super te shtrenjta, o ba, une punova ne te zeze atje. Nuk m’i hodhi syte, as kur i thashe: hej, o shqipo, jemi koalicion tani.
Desha t’i thosha se nje minister i LSI- se me hoqi nga puna, apo qe mamane e tij e pushuan nje vit para pensionit, por ngeca me syte dalldisur nga ekrani. Pritej te dilje ti, o Kryetar i Partise Demokratike. Live. U mallengjeva. Shkova te selia e partise.
Por ti fole me inat, as m’i hodhe syte. Nga makine, ne zyre, nga zyra ne mikrofon, nga kamera- ne makine, nga makina…. aeroport.
Ti nuk i kape dot hajdutet e droges; as te votes. Ti nuk e ngrite mire çeshjen e korrupsionit te rruges. Sepse nuk i bllokove rrugen kryeministrit, por nxehe e bllokove qytetaret qe ktheheshin te lodhur pune; ti nuk fole njehere per mua, per partine. Nuk erdhe njehere ne lagjen tone. Pse?
Jemi pa mundesi zgjedhje. Pse? Ketu ne qytetin tim, kishim nje kryetar te mire te PD-se. Ai do fitonte perseri sot. Dhe une do votoja per ate. Edhe per PD-ne. Por ju, kokat e medha vendoset qe nuk do votojme.
Se na vjedhin voten. Eshte si 50 mije lekeshi qe e ruaj ne fund te xhepit, rri pa grene, por pa deshire te ndahem nga leket.
Sot une po rri ne shtepi. Edhe pse im ate u var ne litar per lirine, une jam ngujuar brenda. Une ketu e ti aty.
Çfare do bejme? Do ta emigrojme partine Demokratike qe u themelua mbi endrren tone te madhe?
Do terhoqemi zvarre e do tallemi e perqeshemi ende? Pse? Te na talle e fyeje Edi Rama? Apo te na jape leksione demokracie Gramoz Ruçi?
Jep doreheqjen, o kryetar, dhe le te na drejtoje Belindi. Ai qe u rrit ne Partine Demokratike. Apo Skerdilajdi, djaloshi trim dhe me demokrat nga une e nga ti.
PeDeja shkoi per lesh, mos u perpiqni ta ringjallni!!!
Te japi doreheqjen meqense keshtu do lukunia e hajduteve te Edi Rama hajdutit
Nuk ka me hajdute se pic derrat e PD….ishin te paret pas komunizmit 1990-1991 qe istaluan sistemon e poshter kriminel me Saliun ne krye…me vjedhje pronash…me istalim sostemi drejtesie te korruptuar….me zaptim pronash…ndertime pa leje etj etj pislliqe alla PD nen petkun e “demokracise “
Demokratet duhet te dine pse i dogjen mandatet dhe pse nuk u futen ne zgjedhje.
Flitet poshte e lart se ka arsye te tjera djegja e mandateve dhe mosfutja ne zgjedhjet lokale.
Partia Soccialiste nuk kishte shume mundesi ti fitonte keto zgjedhje, ose do te ishte nje rezultat i persfert me zgjedhjet e 2015, qe nuk mund te konsiderohej ndonje humbje e madhe, sepse keto zgjedhje nuk jane politike.
Basha duhet te dorehiqet, ne menyre qe kryetari i ri te bashkoje te gjithe faktoret.
Jo vetem Basha por nje takem i madhe i asaj Partie duhet te ngrejn b…e te qerohen nje here e pergjithmon nga skena politike…njerez te paafte injorante qe nuk i hyne ne pune dreqit e jo ketij populli…
ishalla vdes fare si PD e LSI. se vetem per te vjedhur e per te vrare jane maskarenjt. tani k ardhur koha per burg te gjith hajdutave politikan
edi e paska gjetur tamam gjuhen te flase me njerez si ju qe shikoni te ardhmen e Shqiperise te PD. dmth juve shkoni pas emrit te nje partie dhe jo pas programit te saj dhe cfare do beje kjo parti per Shqiperine dhe te ardhmen e saj? nejse shpresa vdes e fundit dhe te uroj qe perfaqsuesit e partise qe ke zgjedhur te te ndihmojne sadopak…..
Te jesh demokrat sot duhet te shembellohesh si Skerdilajdi?ajo parti ka marre fund,nuk as nje fije demokracie ne mesin e saj.Intelektualet,njerzit qe kane nje peshe ne shqerine tone,jane te paket,dhe rrine me drejte shume larg nga ajo parti.PD e sotme nuk ka as nje shanc te ofroje dicka te re,riformative,te besueshme per shqiptaret ,per deri sa nuk ka njerzit e duhur tia paraqesin.Mashtrimet,cuiberite ,i kane bere shqiptatet per te vjelle,e Ky Skerdilajdi shume demokrat,eshte nje cub si Noka,si nga kembet dhe nga koka.Imagjinoni stilin e debatit,te Meksit,Arbnorit,Apo Pashkos,ne diskutim me Noken,Paloken,Strarazimirin?kurren e kurres nuk kishin pranu te uleshin ne nje tavoline.Ky brume eshte produkt i miellit te thesit te Saliut,dhe ai kete brume me crimba e larva,duhet ta marri me vete ne fundin e ti te afert.
“Demokrat i thjeshte”! Ne vitet kur PD-ja kishte pushtetin, mos valle Shqiperia ishte me demokratike, me e pa-korruptuar, me e zhvilluar, me shtet, me e sigurte, me e punesuar, me e arsimuar, me pak e kriminalizuar, ……….? Kur “demokratet” kishin pushtetin, nuk vidheshin votat, nuk shtypej opozita, nuk gjakoseshin protestuesit ne rruge nga plumbat e shtetit, nuk pushoheshin nga puna njerezit, nuk i nxirrnin ne pension para kohe punonjesit, nuk vidheshin pronat, nuk ishte bere shurtore gjithandej, nuk ishin ne gjendje te mjeruar spitalet e shkollat, qendrat e banimit, rruget me qioskat pa leje gjithandej, nuk te shurdhonin gjeneratoret sepse mungonte energjia elektrike, bolieret mbi cdo godine sepse mungonte uji i pishem, semundjet e zhdukura prej vitesh u rikthyhen perseri sepse plehrat ishin kudo neper kembet e njerezve, nuk kultivoheshin lendet narkotike, nuk kalonin ato ilegalisht matan kufijve tokesore e detare dhe bashke me to kallashnikov, municione dhe armatime te tjera, nuk kishte emigracion te paligjshem drejt Greqise dhe me skafe drejt Italise, nuk vidhnin doganieret, punonjesit e administrates shteterore “demokrate te thjeshte” si puna jote?
Ti, ndoshta ke shume te drejte qe kerkon largimin e kryetarit te PD-se, por kjo nuk mjafon. Ai, Saliu dhe dhjetra te tjere duhet te perballen para drejtesise per krimet e tyre nder vite, per “Luften Civile” te 97-es, per “Grushtin e Shtetit” ne 98-en, per Gerdecin, per vrasjen e kater personave dhe plagosjen e disa te tjereve ne bulevard, per vjedhjet e votave ne te gjitha zgjedhjet e bera ne Shqiperi, per shkeljet e renda te kushtetutes, per vjedhjet e pasurise kombetare, per falsifikimet dhe vjedhjet e pronave private, per ………!
E pra, “demokrat i thjeshte”, vetem demokratike nuk eshte partia jote! Ashtu si mentaliteti jot qe kerkon me dhune, me revolucion, me arme marrjen e pushtetit, edhe partia jote eshte e tille, nje organizate kriminale, mafioze e terroriste!
Sigurisht, jo se Edi Rama dhe partia e tij eshte e paster, jo se ky pushtet arrogant i tij eshte i pa-korruptuar, por civilizohuni dhe mesoni te pakten se pushteti fitohet vetem me vote dhe fatmiresisht apo fatkeqesisht per ty dhe te tjere si ty, ky pushtet sot per sot ka mbeshtetjen e shumices se shqiptareve!
Problemi eshte se do iki Luli,dhe do vije Jari ose ju Merita,dhe ju jeni te gjithe njelloj.Ju nuk keni haber nga politika,p.sh. ju akoma mendoni se çadra ishte opsion per te marre pushtetin,por e dhjeu Luli,ju mendoni se bojkoti,ikja nga parlamenti ishin idera gjeniale per te marre pushtetin,por na e futi America. Ju,qe ju ka mesuar Doctorri per politice,jeni te destinuar te perfundoni ne kete derexhe,sepse mendoni se marrja e pushtetit merret me dhune,me sajesa te çuditshme,idera te çuditshme qe vetem SHQUPI i sajon.Prandaj,te gjithe qe jeni aty verdalle tek SHQUPI,jeni te mbaruar.Duhet te gjeni ndonje te ri,qe nuk eshte me trute e çmendur te SHQUPI-it.
P.S.
Kë te zgjidhni prijes:
Jarin-bole complet
Enkelejd myslimanin
Griden-miss gjeraqina
Sait Dollapin-zoti vret veten ne kete çast
Gaz Bardhin-tralala tralala
Salianji-fshatari zbriti ne qytet
Aldon,Ennon,Fatbardh pikaloshin etj etj
Harrova,me mire zgjidhni Voltanen kryetare partie.E meriton,eshte debile complet.
Kete qe shkoi e votoi e merrni per demokrat.Ky eshte myslymmurrizokrat.Luli vazhdon dhe beri mire qe shkundi ata qe “shkundnin”.Paralajmerim per tradhtare, hajdute e trafikante te mos thone neser se nuk u paralajmeruan.Kaq.
Sapo te vi PD ne pushtet, te jeni te bindur qe te gjithe socialistet do shohin shuuuum keq.
Do jua bejme me keq se cpo beni.
Do qeverisim vetem per Demokratet dhe njerezit pa parti!
ju do trajtoheni si njerez te dores se dyte!
AMIN.
Fshatare Lushnje dhe kallamishte myzeqeje.
Nuk e kuptova cfare gjinie eshte autori i ketyre radheve. Mero,eshte koha te pushosh nga puna disa e te maresh te tjere jo injorante.
O budallenj DEMOKRATE dhe IDIOTE rilindas!
A nuk ju mjaftuan 29 vjet qe te bindeni se te gjithe politikanet qe sunduan kete vend ju kane tallur,ju kane perbuzur,se ju kane dashur thjesht si numra,si vota,si mbushesh sheshes e jo si qytetare te nderuar,se per sovran harrojeni se ju kane vleresuar sa per t’u tallur!
A e keni kuptuar tani se per cfare ju kane dashur?
Nguliteni mire ne mendje kete fjalen e urte te popullit tone:
-“Gomarin e ftojne ne dasem vetem per te mbajtur ….uje dhe dru”!
A doni prova se cfare do beje Rama pas 30 qershorit?
Shikoni se cfare beri me dhjetra familjet fatkeqe qe ju prishi shtepite termeti,por qe Rama premtoi t’u ndreqte shtepite,por u muarr me hallet e pushtetit te tij!
Mbajti miting ne mes te Korces e jo para themeleve te shtepive te hapura te fatkeqeve se ato nuk ishin hapur as ne mendjen e tij!
Kesaj i thone :”Stambolli DIGJET dhe KURVA krihet”!
Shkrim që pasqyron një mentalitet përfaqësues pa dashje dhe me sinqeritet naiv të çdo militant të PD.
Mbi baza kaq të theksuara interesi dhe rrëmuje organizative kuptohet se nuk mund të qëndrojë dhe t’i rezistojë konkurrencës në politikën e sotme dhe kto ëndrra kanë vetëm një fund shëmbullin.Rrënjët janë shumë të thella ,ato janë me nisjen e rrëmujshme të cilës koha i dha mundësi plakut të slekullojë qysh në vitet 90 deri më sot që PD përfundoi me Lulzimër, Strazimirë,Nokër etj duke ju falur Saliut me verbëri si Budës ..Saliu duhet braktisur i pari dhe pastaj me radhë lidershipi ekzistues ,pa bërë këtë ndarje me të kaluarën nuk vlen asgjë dorëheqja që kërkohet.
Tek PD nuk hyn në punë katarsisi,aty duhet përmbysje për të rigjetur bordin
E lexova kerkesen per doreheqje. Mirpo Miranada eshte emer burri ne shqiperi? Qe kur keshtu ? se Miranda ka qene dhe eshte emer gruaje. Apo burri shkruan sikur e ka shkruar gruaja e tij. Mos gruaja ee tij e ka emrin Miranda. Apo e gjithe kjo kerkese eshte nje sajese
Shkrim që pasqyron një mentalitet përfaqësues pa dashje dhe me sinqeritet naiv të çdo militant të PD.
Mbi baza kaq të theksuara interesi dhe rrëmuje organizative kuptohet se nuk mund të qëndrojë dhe t’i rezistojë konkurrencës në politikën e sotme dhe kto ëndrra kanë vetëm një fund shëmbullin konkret aktual,rrëzimi si një kala me rërë të lagur që nën diellin e fortë ç’kërmoqet sa hap e mbyll sytë .Rrënjët janë shumë të thella ,ato janë me nisjen e rrëmujshme të cilës koha i dha mundësi plakut të spekullojë qysh në vitet 90 deri më sot që PD përfundoi me Lulzimër, Strazimirë,Nokër Palokër etj duke ju falur Saliut me verbëri si Budës ..Saliu duhet braktisur i pari dhe pastaj me radhë lidershipi ekzistues ,pa bërë këtë ndarje me të kaluarën nuk vlen asgjë dorëheqja që kërkohet.
Tek PD nuk hyn në punë katarsisi,aty duhet përmbysje për të rigjetur nordin dhe rifillim
Komenti im a prej vape avuloi a?
Belindi eshte nje palle k,,i.Ndoshta me palle se Luli.Ku e gjeten kete mer jahu.
I dashuri kryetar i organizatës kriminale të çertifikuar edhe zyrtarisht nga nderkombtaret
Ky nuk ka qene asnjehere kryetar !
Ka qene zedhenes i Berishes .
Kryetarin tjeter do ta zgjedh perseri Berisha ,per ta patur zedhenes .
PD do kete nje rruge te gjate,ku do te humbas elektoratin ,si dhe vendin e lokomotives .
Bukur.Ka shum humor fin.
KY ASNJEHER NUK KA QEN KRYETAR KY KA QEN KRYETAR I KARIT TIM KY ESHTE SHERBETOR IBERISHES
Jo Raimand Vlonjati por RAIMOND TROPOJANI
Replike ? Jo ! Sfide me fakte ty Laramani* i Cukalit ?
DY DUAR PER KOKEN E…SHQIPERISE !
– Ai nuk ka as mendesine as tagrin
te qeverise nje opozite qe nuk
qeverise dot vetveten !
– Edhe Churchilli po te ringjallej do te
rikthehej me vrap me shtepine e
perjetshme
– Mision i pamundur ! I vetmi
shpetim rithemelimi!
– Midis murit dhe shpates apo dy
duar per nje koke …?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri i Shqiperise Edvin Rama i beri thirrje, iu pergjerua, ra ne gjunje mbi 99 here tre muajt e fundit si “Romeo para Xhuljetes” …para opozites shqiptare me shkrim e me goje per te hartuar Reformen Zgjedhore, per dialog demokratik pa kushte e pa kercenime, pa shantazh e pa ultimatume “ keshtu e asesi ndryshe”…
I ofroi edhe Karta Bianke dhe Veto asaj per ta hartuar ate dhe ata jo vetem e kthyen Altarin e demokracise Kuvendin e Shqiperise ne arene gladiatoresh, cizmesh, vezesh, boje te zeze e deri grushtash, por edhe e vetbraktisen Kuvendin dhe vetedogjen me goje e me shkrim, me vullnetin dhe vetdijen e plote te tyre mandatet e besimit te popullit te vet qe i votoi per ne Kuvend dhe jo per ta kthyer krejt Shqiperine ne arene gladiatoresh dhe molotovesh te “ Perandorise se Djallit” Putanin, Beogradit dhe Athines… dhe per thika te reja mbas shpine jo vetem ndaj Atdheut tone te vogel, por edhe kunder Kosoves e shqiptareve si komb ne teresi per integrim ne BE, ne familjen tone natyrore Evropiane !
Edi Rama eshte zgjedhur, emeruar, votuar dhe mandatuar nga populli dhe Kuvendi i Shqiperise per te qeverisur Shqiperine.
Edi Rama nuk ka as mendesine e as tager te qeverise opoziten. Po ta bente ose beje nje hap te tille ai vertete do te kryente nje atentat, do te go diste pluralizmin politik dhe do ta varroste demokracine.
Edi Rama nuk eshte nga ai planet e nuk i perket atij taborri!
Edi Rama eshte i vetmi politikan shqiptar ne keto 106 vjet qe leshoi dhe dhuroi pushtet per te bere shtet, shtetin ligjor qe Shqiperia nuk e ka pasur kurre!
Edi Rama eshte i vetmi politikan e shtetar qe rrezikoi seriozisht pushtetin dhe qeverisjen e tij tri here ne tri vjetet e fundit per te bere shtetin ligjor, qe i ka ligjet, por ka edhe SaLike Luigjet e 14 “ Ligji jam une “ pra ligj mbi ligjet…!
Nese Edi Rama do ta kishte detyruar opoziten te braktise Kuvendin dhe te djege mandatet, atehere shumica e shqiptareve dhe mbare Bota Demokratike me nenen e saj, ate amerikane ne krye, do ta kishin percjelle ate tek autokratet.
Ta akuzosh Edi Ramen si diktator e monokratik dhe sistemin politik shqiptar si monokraci sepse nje grusht lideresh te vetinkriminuar deri ne gryke me zerin e figuren e tyre para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve me krime te shkalles se Hages si ai i ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se Remzi Hoxhes, shkelja e embargos se naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit e deri kanibaleve te Ruandes, te 97-es, te Grushtit fashist paramilitar serb te 14 shtatorit, te Gerdecit, te Otrantos, te 21 janarit 2011 … i ka kapluar paniku, terbimi, ankthi i ndeshkimit ligjor nga Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe BKH-ja, eshte ti sherbesh dhe besh protektorin e SaLikekracise qe e kthyen pandeshkueshmerine ne sistem e menyre sundimi te krimit, vrasjeve seriale, korrupsionit, plackitjes dhe hajnise me cizme.
Aq me teper kur Edi Rama me zerin e figuren e tij deklaroi para shqiptareve dhe nderkombetareve qe “SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit te filloje se pari me mua”, cka nuk e ka bere asnje politikan tjeter shqiptar deri sot .
Do ishte varrosja perfundimtare e shtetit ligjor, e demokracise e per pasoje e krejt shtetit shqiptar, duke krijuar nje shembull te keq edhe per Kosoven e me gjere.
Edi Rama nuk e ben kurre ate gafe vetvrasese ndaj nje opozite qe nuk ka ide, projekte, platforme, taktika as strategji konkururse, kuturu, babale, ndaj nje opozite qe nuk qeverise dot vetveten, ndaj nje opozite qe vjedh jo vetem votat e familjes se vet politike, por edhe aspiratat e idealet e perkrahesve dhe anetareve te saj me shpirt demokrati, ndaj nje opozite qe ne vend te perdore trurin perdor gomat e djegura dhe cizmet, drurin e gurin, tritolin e Molotovin, … ndaj nje opozite veteperjashtuese, veterrenuese, vetvrasese !
Kete opozite nuk do te mund ta drejtonte e aq me pak ta udhehiqte e qeveriste as Winston Churchilli po te ringjallej e ringrihej nga varri…
Sa te ndeshej me Tritolin e Molotovet e saj do te rikthehej me vrap ne banesen e fundit !
E vetmja rruge per ringjalljen e saj do te ishte rikrijimi, rithemelimi i saj nga e para, nga hiri i saj si Feniksi !
Edi Rama eshte nga nje planet tjeter me plot gabime e faje… Por sic thote sovrani: Kush punon gabon !
U zgjati te dy duart jo nje por mbi 99 here ne keto 5 + vjet, por… por ata i kerkuan koken!
Nuk i lane asnje shteg pervec murit dhe shpates !
Ai zgjodhi ate qe thote vete filozofia e sovranit- Dy duar per nje koke!
Me shume se per koken e vet, per
koken e Shqiperise qe te mos futej ne nje rruge pa krye, ne rrugen e theqafjes se saj te mbi 16-te ne keto gati 30 vjet
* Mos e merr per fyerje Coñoreto Cukali
Nje nder zanatet e mia te forta eshte perkthimi.
Kam perkthyer per mbreter, per presidente, per kryediplomate, … per agjenci ligjzbatuese, gjykata, shkolla, spitale, per refugjate lufte e azilante demokraturash e diktaturash… per ke mos.
Edhe emrin tim otoman Hamdi e kam perkthyer e kthyer ne shqip ligjerisht e me vullnetin e lire timin dhe me bekimin e nenes sime Xhemile, drite paste, bije Hoxhe me 4 klase fillore, vetem 20 vjec kur me lindi, qe kishte qajtur kur ma vune ate emer kunder deshires se saj pa e pyetur as tim ate,
Ishte ajo qe me emrin filozofik, me nje fjale SOCIAFIKJA i beri radiografine socializmit stalinist shqiptar qysh me 10 qershor 1974.
Me teper se perkthim emri eshte perkthim i karakterit dhe psikologjise tende te deshperuar, cmiranjoze, djallezore, inatcore per deshtimet tua qe vetem te zhyt me thelle ne batakun tend te shfrimit te dufit e mllefit dhe te eshte kthyer ne nje top bore qe duke u rrokullisur kthehet ne nje ortek qe te ka kapluar dhe don te fshish e rrenosh gjithcka te del perpara, perfshi edhe veten tende….
A ka deshmi me te forte per kete prirje, per kete semundje vetvrasese, veteasgjesuese tenden se perzgjedhja jote si idhulli e nje vetvrasesi, vetdjegesi si Lirak Bejko, drite paste, qe do ti bashkengjisja edhe djaloshin 19- 20 vjecar te nje ish- deputeti socialist te vrare ne deren e shtepise se vet qe vrau veten pasi i kishin vrare shpirtin e zemren e tij, babain e vet, vrasesit seriale te shqiptareve dhe te Shqiperise tash e 27 vjet, vrasesit edhe te ketij 30 qershori dhe te vetvetes njekohesisht .
Pata shkruar atehere nje analize me titull “Kur do te mesojme ne shqiptaret te vrasim veten !?”
Pse!?
Sepse midis Lirakut dhe ketij djaloshit nuk do te zgjidhja si ti asnjerin e as tjetrin !
Idhujt e mi jane Vasil Laci, Vojo Kushi, … Xheve Lladrovci, qe kur ia kositi autoblinda serbe shokun e saj te jetes e idealit Fehmi Lladrovci u versul mbi te si shqiponje me automat e me granata e sot te gjithe ata jane heronj te popullit e kombit shqiptar .
Ideali im e shembulli per tu ndjekur kur behet fjale per lirine e demokracine e popullit tend jane Heroi Kombetar Adem e krejt familja Jasharaj te Prekazit te Eperm Flakadani dhe Pararendesi i lirise, i pavaresise dhe shtetit te Kosoves.
A e di Laraman se cfare ka deklaruar ish- Guvernatori i Perkohshem i Kosoves dhe ish – Ministri i Jashtem i Frances, Bernard Kushner per kete akt !?
“Nese do te ekzistonte nje Cmim Nobel per Lirine ne Bote askush nuk do ta meritonte ate si e sa Adem e familja Jasharaj “
Ketu ndahemi ti dhe une…
Te uroj vellazerisht sherim te shpejte !