Rama: Populli foli si s'ka më qartë dhe s'ka më bukur, përgjigje për çetat e Haxhiqamilëve që molotovët i zëvendësuan me fizarmonika

30 Qershor 2019, 21:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të menjëhershme për media ka komentuar procesin e zgjedhjeve vendore.

Shefi i qeverisë shprehet se kjo ishte një përgjigje e qartë për opozitën.

“Ishte një fitore e vështirë, sepse nuk luftuan kundërshtarë, por vetë sistemi ende i brishtë demokratik. Sot 30 qershori qe dukej sikur s’do vinte kurrë, po ikën paqësisht, duke marrë me vete ankthin, pasigurinë dhe kaosin institucional. Një faleminderit miqve dhe partnerëve, që u kërcënuan, por nuk u lëkundën në mbrojtje të demokracisë, lirisë së zgjedhjeve dhe të së drejtës për të zgjedhur.

Faleminderit SHBA, BE, Misionit të OSBE dhe çdokujt tjetër nga përfaqësuesit e nderuar të botës demokratike që dhanë një dorë në këtë betejë. Jo vetëm faleminderit, por edhe ndjesë, shumë ndjesë, miqve të huaj që u bënë objekt e sulmeve të turpshme. Me ato sulme na turpëruan të gjithëve, si vend, si popull, si njerëz. Pas pas hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë të çliruar nga makthi, por vjen e ngarkuar nga plagët që hija e marrëzisë ka lënë pas”, tha Rama.

5 komente në “Rama: Populli foli si s’ka më qartë dhe s’ka më bukur, përgjigje për çetat e Haxhiqamilëve që molotovët i zëvendësuan me fizarmonika”

  1. Edi says:

    SUKSESE GJIGANDE NE PUNE TUAJ SA TE VESHTIRE DHE FISNIKE .
    KUR DO ARRESTOHET KRIMINELI BERRISHA ME KOM…

    1. Kalec Dega says:

      Plani i Edit eshte ta nxjerre ne pension Berishen, kaq shpejt harruat?

      Po qe Berisha dhe Edi jane me miq se armiq , nuk e dinit?

      Vertet Meta thote e ka dobesi Berishen po ne fakt besniku me i madh eshte Ramuti vete.

  2. R says:

    Je fantastik Edi. Bravo per kembenguljen???. Tani presim SPAK-un qe ti heqim qafe nje here e mire talibanet.

    1. Kalec Dega says:

      Per ke SPAK behet fjale, te Ramutit apo Rucit?

      Mire tha ai, per gojore dhe nevojtore jane shqiptaret.

  3. lalai says:

    Talebanët në burg dhe ti o gjigand derën i fundit ta mbyllësh nga brënda!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje