SHIFRAT: Skrapari "tradhëton" Metën: 4522 votues nga 8001 në vitin 2017

30 Qershor 2019, 20:15Politika TEMA

Qyteti i Skraparit duket se i ka dhënë një përgjigje të fortë presidentit Ilir Meta.

Deri në orën 18:00 janë shënuar 4522 votues nga 8108 të cilët kanë votuar në vitin 2017.

Skrapari njihej si bastion i Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkak se është vendlindja e presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë, votimet e sotme tregojnë se qyteti nuk i është përgjigjur thirrjes së Metës për të bojkotuar zgjedhjet. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje