Flet për TemA ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve: Vlera e dekretit të Presidentit për datën e re dhe pasojat e tij
Nga Fernada Cenko
Ish-kryetari i Komisonit Qëndor të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi e cilëson si të pavlerë dekretin e presidetinit për çdekretimin e datës 30 qershor, si datë për zgjedhjet vendore. Celibashi i referohet vendimi, Kolegjit Zgjedhor dhe argumenton se ka një autoritet gjyqësor që ka thënë që ky dekret është një akt absolutisht i pavlefshëm.
“E për logjikën e atyre që thonë se presidenti ka të drejtë të nxjerrë një dekret të këtij lloji (dekreti për anullimin e datës së zgjedhjeve) e vetëm një autoritet gjyqësor, e vetëm pas kësaj, akti juridik e zhbën atë, do të duhet të pranojnë se tashmë edhe “juridikisht” (në një lloj mënyre) dekreti është i rrëzuar”-thotë Celibashi.
Ndërsa në lidhje me “sjelljen” e ndërkombëtarëve në lidhje me situatën e krijuar në vend Celibashi thotë se OSBE-ODIHR është organzimi nën ombrellën e të cilit angazhohet ndërkombëtarisht çdo mision vëzhgimi kudo ku ai zhvillohet. Shtet zgjidhjet e të cilëve vëzhgohen kanë pranuar OSBE-ODIHR si arbitrin e zgjedhjeve të tyre. “E duket se ata, vëzhguesit e OSBE-ODIHR janë këtu për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qrshorit. ODIHR vazhdon të jetë një institucion me kredibilitet të qëndrueshëm e kudo të njohur”-tha Celibashi.
Si e mendoni dekretin e dytë të presidentit, sa ligjor është dhe sa zgjidhje i jep krizës politike?
Presidenti ka tentuar të kontribuojë me një mekanizëm juridik, dekretin për anullimin e zgjedhjeve, në zgjidhjen e një krize politike. Si simbol i unitetit të popullit, Kushtetuta i njeh autoritetit të presidentit të drejtën, por edhe përgjegjësin që politikisht të angazhohet në “mbarvajtjen” e komunikimit politik ndërmjet palëve. Por nuk më rezulton që Kushtetuta ti mundësoj atij që duke ushtruar kompetencën e nxjerrjes së akteve të zgjidhi kriza politike. Me gjithë motivimin që ai mundet të ketë.
Sikurse edhe për çdo autoritet tjetër publik kushtetues, këshilli i ministrave, ministri, etij, kompetencat kushtetuese të presidentit janë qartësisht të përcaktuara. E në këtë list kompetencash kushtetuese atij i mungon qartë ajo e anullimit të një date zgjedhjesh të dekretuar më parë po nga ai. Për cfarëdo lloj arsyesh e shkaqesh. Parimi që ajo që nuk ndalohet, lejohet, nuk vlen për rastin e veprimit te autoriteteve publike.
A mund të quhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor ezaurues për vendimin e Presidentit që zhdekretoi datën 30 qershor?
Po. Kolegji e ka thënë këtë në vendimin e vetë. Pra ka një autoritet gjyqësor që ka thënë që ky dekret është një akt absolutisht i pavlefshëm. E për logjikën e atyre që thonë se presidenti ka të drejtë të nxjerrë një dekret të këtij lloji (dekreti për anullimin e datës së zgjedhjeve) e vetëm një autoritet gjyqësor, e vetëm pas kësaj, akti juridik e zhbën atë, do të duhet të pranojnë se tashmë edhe “juridikisht” (në një lloj mënyre) dekreti është i rrëzuar.
A mund të quhet një situata paradoksale për qytetarët zgjedhjet e 30 qershorit pasi në mbi 31 bashki ka vetëm një kandidat si mundësi zgjedhje për qeverisjen e tyre vendore?
Paradaksale nuk është. Nuk është ky rasti. Është një situatë e pa vërejtur më parë. Por kjo nuk e bënë paradoksale situatën aktuale. Do të ishte mirë që zgjedhjet të ishin konkuruese në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, por kjo për vullnete të palëve politike nuk u mundësua. Gjithësesi votuesit e kanë rastin të mbajn qëndrim me votë edhe në rastin e një kandidati.
Këshilli i Europës deklaroi dje se ka tërhequr vezhguesit ndërkohe që SHBA dhe vende të BE akredituan në KQZ vëzhguesit e tyre. Cili është komenti juaj për këtë zhvillim?
OSBE-ODIHR është organzimi nën ombrellën e të cilit angazhohet ndërkombëtarisht çdo mision vëzhgimi kudo ku ai zhvillohet. Shtet zgjidhjet e të cilëve vëzhgohen kanë pranuar OSBE-ODIHR si arbitrin e zgjedhjeve të tyre. E duket se ata, vëzhguesit e OSBE-ODIHR janë këtu për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qrshorit. ODIHR vazhdon të jetë një institucion me kredibilitet të qëndrueshëm e kudo të njohur.
Lidhur me KiE nuk di që të ketë kërkesë për të vëzhguar zgjedhjet e më pas një tërheqje të tyre nga kjo kërkesë. Nga KiE e kam fjalën. Ndërkohë që në procesin e datës 30 qershor do të kenë vëzhguesit e tyre shtetet më të fuqishëm europian dhe SHBA. Është ky një tregues që këto vende e këto institucione, të respektuar nga mazhoranca dhe opozita, e njohin procesin e datës 30 qershor.
Opozita është në rrugë dhe kërkon qeveri tranzitore nisur nga përgjimet e publikuara nga Gazeta Bild për deformim të vullnetit të qytetarëve masivisht në zgjedhjet e Dibrës dhe në ato të 2017. A duhet të ketë përgjegjes për atë dosje dhe një reflektim për ti ofruar garanci opozitës për të hyrë në zgjedhje?
Për këtë cështje është e dobishme që institucionet kompetente të drejtësisë të shprehen. Nëse është rasti për tu shprehur. Çdo pikëvështrim tjetër buron nga interesa politike, apo tjetër.
Por në lidhje me këtë cështje, është me shumë rëndësi të evidentojmë se nëse është e vërtetë që prokurorë të caktuar për interesa politik i kanë bërë ato përgjime dhe/ose cdo veprim tjetër procedural, e mandej po për këto qëllime “ i kanë shitur” aktet andej këndej. Kjo është shumë më e rëndë dhe shumë me e rrezikshme se veprimtaria kriminale që ata kanë hetuar.
Është shumë mirë që të mbahet qëndrim i ashpër ligjor ndaj kujtdo që kryen vepra penale në fushën e zgjedhjeve, e të ketë demaskim publik për ta. Por më lejoni tju them se akoma më shumë duhet të ndëshkohen ata zyrtarë që kompetencën e tyre për hetim e shfrytëzojn nxitur nga dhe për interesa politike. Kjo është shumë shumë e rrezikshme për shoqërinë e për mua kjo meriton një vëmendje të shtuar edhe në trajtimin publik.
Polarizimi politik ka prekur skajet. Cilat jane kushtet qe mund te ofroje mazhoranca qe opozita ti kthehet jetes parlamentare ?
Udhëheqësit politik janë të detyruar sipas rastit që të ulen dhe të ndërtojn komunikim ndërmjet tyre. Nëse janë të tillë. Nuk ka zgjidhje tjetër të shëndetëshme për shoqërinë. Sa më shumë të vonoj ky komunikim aq më shumë do të vonoj zgjidhja e krizës politike. E në këtë mes vec qytetarëve interesat e të cilëve nuk konsiderohen në këtë rast, edhe për politikën sipas krahëve nuk ka hajr. (TemA Javore)
akt i pavleshem i Presidentit qe e hodhi poshte AUTORITETI gjyqesor…lol!
ca bohet mi jahu nAlbaniston…ka apo ska Kushtetute dhe sa akte te pavleshme do nxjerre ky President Flori deri ne fund te karieres presidenciale…. pa pasoja ligjore dhe askush guxon te thote nese eshte shkelur KuSHTETUTA..
–
a nuk hodhi poshte autoriteti gjyqesor Paktin Detar te Berishes?………
a nuk hodhi poshte dekretimin/cdekretimin e zgjedhjeve te Metes?
–
Me ne fund, vetem ana iste dhe fleterrufe ne Tema kemi pa….
*Sapo pash, ne Youtube, qe ne Mallakaster, ne nje fshat, gomari ishte duke kullotur jo larg shtepise, votoi vetem nje fshatar! Bravo, thona na!
E kam dit njeri me mend por kishte rrjedhur.
Kalec mor karkalec; PD- es qerrja I ka ngec. Ti jo e jo, po s’ka dreq ta terheq. Lulit, Berishes, Metes fal me shendet, Se galera po I pret.