Blendi Klosi thotë se objektivi i PS në këto zgjedhje është realizuar.
Klosi iu përgjigj edhe akuzave të PD-së për një rritje fiktive të numrit të pjesëmarrësve ku tha se gjithçka është transparente.
“Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor.
Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore.
Gjithçka është transparente në syrin e kamerave, asnjë s’ka kërkuar manipulimin e shifrave.
Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor. “ u shpreh Klosi për mediat pasi hodhi votën në qendrën e votimit.