PS i përgjigjet akuzave të opozitës për zgjedhjet, Gjonaj: Proces i qetë dhe model, qytetarët treguan se duan forcimin e institucioneve dhe reformat

30 Qershor 2019, 19:19Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka komentuar zgjedhjet vendore duke i konsideruar si një proces model.

E ftuar në studion e News 24, Gjonaj ka shprehur mirënjohje për qytetarët që kanë shprehur vullnetin e tyre kushtetues për të votuar organet e qeverisjes vendore.

Edhe pse votimi ende nuk ka përfunduar, mund të themi se deri më tani pjesëmarrja ka qenë tepër e kënaqshme. Gjithçka ka qenë e qetë, transparente dhe larg incidenteve. Në asnjë mënyrë nuk janë kërcënuar qytetarët dhe e mohoj kategorikisht këtë spekulim. Çdo qytetar e ka kuptuar që vota sot është shumë e rëndësishme, pasi ka të bëjë me ndryshimin që duhet të vijë në Shqipëri”, u shpreh Gjonaj.

Sa i përket dialogut me opozitën, Gjonaj shprehet se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë e hapur për dialog konstruktiv dhe pa kushte.

“Kryeministri Edi Rama e ka ftuar vazhdimisht Lulzim Bashën për të folur, këtu ju rikujtoj edhe dërgimin e një sërë letrash të hapura. Ju siguroj se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë e hapur për dialog konstruktiv dhe pa kushte me opozitën”, saktësoi ministrja e Drejtësisë.

Ndërkohë, e pyetur lidhur me reagimin e presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale dhe akuzat e opozitës, Gjonaj ka zgjedhur të përgjigjet duke e cilësuar datën e sotme si historike dhe të përshëndetur nga vetë qytetarët që preken drejtpërdrejt.

“Mund të flas për pozicionin tim. Unë e shoh si një ditë të veçantë që më jepet vetëm një herë në dy vjet për ta pasur dhe duhet të ushtrojë detyrat e mia si qytetare e këtij vendi.

Jemi futur në garë si subjekt zgjedhor, pasi presidenti Meta e dekretoi 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve. Nuk e zgjodhëm ne që të ishim pa kundërshtarë, kushtet i vendosi opozita. Për sa kohë nuk duan që të garojnë, janë të lirë në zgjedhjen e tyre. Ne donim të kishim një kundërshtar të fortë, por siç e dini nuk e vendosëm ne këtë gjë.

Ne po respektojmë të gjitha rregullat e procesit dhe rezultatet në terren po e dëshmojnë këtë gjë. Ndërkohë, edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë e kanë monitoruar nga afër procesin ashtu siç kanë apeluar vazhdimisht kundër dhunës”, nënvizon Gjonaj.

1 komente në “PS i përgjigjet akuzave të opozitës për zgjedhjet, Gjonaj: Proces i qetë dhe model, qytetarët treguan se duan forcimin e institucioneve dhe reformat”

  1. Gjahtari says:

    Pas zgjelljeve radhen e ka Reforma ne drejtesi, Ata qe e cuan shqiperi ne kete gjendje te japin dhogari para popllit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje