A do të rikthehen protestat? Aleatët e Bashës: Plani nuk e ka marrë ende ‘firmën finale’

1 Korrik 2019, 18:41Politika TEMA

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, aleatët e tij, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda iu përgjigjën interesit të medias, por nuk dhanë detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim me liderin e selisë blu.

Kryetari i Partisë Republikane tha se raporti paraprak i OSBE/ODIHR tregoi se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet e saj nuk është plotësuar.

Të pyetur se nëse opozita do të vijojë protestat, Mediu dhe Doda treguan se edhe protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.

Mediu: Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur . Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet.

Doda: Zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë prej kohësh. Do nisni protestat? Besoj se kjo është një nga vendimet që do të merret në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje