PS në rang kombëtar merr 768,743 vota, shifër më e lartë se zgjedhjet e fundit. Surprizon Bindja Demokratike

1 Korrik 2019, 21:20Politika TEMA

Partia Socialiste arriti fitoren më të thellë ndonjëherë në zgjedhjet vendore, duke siguruar plot 60 nga 61 bashki të vendit. Kjo tashmë për arsye që dihen.

Partitë e mëdha opozitare braktisën garën ndërsa në 31 bashki kandidatët socialistë garonin të vetëm.

Por sa vota arriti të marrë Partia Socialiste, so dhe partitë e tjera që u bënë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit?

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, prej 21.7%, PS u votua nga plot 768,743 qytetarë, duke marre me shume vota se sa ne zgjedhjet e fundit.

Ajo që bie në sy është se edhe partia opozitare më e re, Bindja Demokratike, arriti të marrë një numër të konsiderueshëm votash, megjithëse të pamjaftueshme për të drejtuar ndonjë nga bashkitë.

Partia Socialiste – 768,743 vota

Bindja Demokratike – 26 517 vota

Kandidatët e pavarur – 5915 vota

Partia Mega – 3291 vota

Partia Komuniste – 73 vota

Ndërsa numri i votave të pavlefshme gjithashtu mendohet të jetë i lartë, megjithëse KQZ nuk i ka bërë publike votat e pavlefshme.

15 komente në “PS në rang kombëtar merr 768,743 vota, shifër më e lartë se zgjedhjet e fundit. Surprizon Bindja Demokratike”

  1. HAJDUTI says:

    bej llogarite mire Tema ..sepse u tha qe moren pjese 771.000 mije votues (pothuajse) ndersa ketu dalin 804539 mije vota???

    1. durrsaku says:

      Sipas KQZ-së.

    2. Tanguli says:

      Torrollak, shifrat perditeson here pas here, sepse jane jo perfundimtaret. Ne perfundim te procesit te numerimit do thuhen numrat e sakte per cdo gje!
      Te fala Lulzimes ?

      1. Nard Ndoka prej Puke says:

        Ha ha ha
        Jo kaq i ashper, se e bere me zemer. Pak ja ka hequr trurin Saliu, pak e ka bere budall Luli, edhe ti i duhesh, dhe iku ai.

      2. Raimond vlonjati says:

        Ne keto zgjedhje PS-ja ori 2 million vota, por eshte modeste , ndaj thote 700 mije lol

  2. Albanistanzgjedhje says:

    Zgjedhje alla lale kros , vete firmos e vete vulos! Pak si ulet I kane shifrat se ne dore I kishin.

  3. Adi says:

    Po pjellin votat vota, si lepuj. Ne fillim ishin 600,000, pastaj pas nje ore 771000. Tani vetem PS ka marre me shume se ata qe kane votu, plus parti te tjera, plus shume vota te pavlefshme. Po ca beni me se late name …

    1. Aurela says:

      Me fal po miqesisht te rekomandoj te kujtohesh…
      Pse mban ti telekomanden ne dore e bredh sa ke FaxNEWS (Syri, Ora, Shijak, etj) pas nje ore ndjek ndonje me te pergjegjshem kush tjeter ka faj vec teje…e Lulit.

  4. Geri says:

    @Hajduti, vete kryetar Zguri ka njoftuar se shifra e pjesemarresve prej 771863 nuk eshte zyrtare por e marre ne fillim me telefona dhe beri thirrje te priteshin shifrat zyrtare. E kuptove tani pse erdhi kjo diference? U paralajmerua qe ne fillim.

  5. Edi says:

    Bravo Tema, edhe aritmetike nuk dini, lol.

  6. Myzeqeja demokrate says:

    O Hajdut, rri urte mos ha mut!

  7. Konstatim says:

    Ne qofte se 21% jane 770000 vota sa votues duhet te jene 100% ne shqiperi se spo me del llogaria.

  8. Matia says:

    BD-ja si fillim,jo keq.26.517 vota,janë afersisht sa nr. i nevojshem për 2 mandate deputetësh,
    (Po t’kishim të bënim me zgjedhje parlamentare).

  9. populli ka ra ne dashuri me hajdutet says:

    Keta thone ne jemi hajdute lekesh, ptonash, karrikesh, votash, fstesh, jetesh njerezore hajdute te se ardhmes se nje kombi, por Fajet I ka populi qe ka rene ne dashuri me hajdutet!!!!!!Zoti mos ju falte!!!!

  10. On says:

    Po si te duash i bejne .komisionere vetem te Ps ishin…as do ti 900000 po I bejme ooooo….me kte nuk dua te them qe eshte faji Ps….eshte faji Lulushit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje