SHBA “vulos” 30 qershorin: Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin Gjykatën Kushtetuese

1 Korrik 2019, 21:07Politika TEMA

SHBA ka reaguar me anë të një deklaratë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ambasada amerikane në Tiranë thotë se pavërsisht pengesave, populli shqiptar votoi në mënyrë demokratike.

Ndërsa për ata që kundërshtojnë zgjedhjet e 30 qershorit, SHBA thotë se duhet tëp resin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e SHBA

Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave.

Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.

Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë.

Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR.

Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu.

Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat.

Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

(TemA)

16 komente në “SHBA “vulos” 30 qershorin: Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin Gjykatën Kushtetuese”

  1. SHKELZENI says:

    PARA GJIGAND 800 MIJE VOTA

  2. tajari says:

    ha ha ,kesaj i thone 8 me 2 ore debila te keqinj.

  3. Plonc & pilaf says:

    O cna bereee
    o te thasheee
    do ta hasheee
    mu ne vereee
    o cna bereee
    o lulesheee
    eeeee eeeee

    hahahahahahhahahah hani mut nashi.

  4. Drejtesi says:

    Perfekt!!! Te kuptoje kushdo se drejtesia do ribehet dhe do vendose pa ju bindur urdherave te krimineleve qe emeronin gjyqtaret deri dje…

  5. DIELLI says:

    ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE DHE E MBROJTETE NGA MIQTE SE NGA ARMIQTE MBROHET VETE SI GJITHMONE……AMEN!

  6. Opinionisti i paanshëm. says:

    Përtej çdo paragjykimi….30 Qershori ishte DITA E TRIUMFIT TË QYTETARISË NDAJ ANARKISË.
    Kjo ditë nuk ka humbës….në këtë ditë populli me Qetësi, dashuri dhe MENÇURI zgjodhi SHPRESĒN që aspiron prej vitesh…….. DEMOKRACIA NË RADHË TË PARË ËSHTË SUNDIM I LIGJIT PËR TË GJITHË… larg anarkisë.
    Po nga sot mund të shpresojmë.
    Faleminderit USA & BE…..JU jemi mirënjohës për DURIMIN DHE PËRKRAHJEN ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

  7. am says:

    Ja me ne fund nje fije shprese qe edhe ne shqiperi nje dite Saliu ngordhi!!

  8. Kris says:

    Arrestoni Saliun dhe Liken ju lutem!

  9. drino says:

    President FLORIRI dhe Sali krimineli donin te futnin popullin ne lufte…
    Rrofte SHBA dhe BE….

  10. qytetari i thjeshte says:

    Rrofte USA. Se po te ishte per ne ehee s’e benim dot. Usa terhoqi zvarre edhe UE-në se keta sikur filluan ta dredhin nga pak , si gjothmone, se deshen ti terheqin vezhguesit. Po Amerika e Madhe si gjthmone edhe kete here na shpetoi nga vetvetja.
    Mbahu nene
    mos ki frike
    se ke djemte
    Ne amerike.
    Dhe nena u mbajt ja doli ,duke u lekundur por ja doli

  11. Ardjan says:

    Ta mësojnë të gjithë se ref në drejtësi ka për nënë e babë shtetet e bashkuara të amerikës! Gabon kush mendon ta prek apo ta ndaloj atë! Mirënjohjet dhe falenderimet nuk mjaftojnë për atë çfarë ka bërë dhe po bënë shba për kombin shqiptar!

  12. Jo per gje... says:

    Fantastike. Whenever USA needs a soldier here is one!! Thank you USA for helping our people!

  13. Torino says:

    Pra krisma nuk ka pasur!Domethene Po te peshtysh lart te bie ne koke,te fala nga daja or lulash.Hajt pra tung e do piqemi ne 2022.

  14. ALBAN DEGA says:

    KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

    – Jo pushime verore Zoti Rama pa
    kurorezuar SPAK- BKH

    – Ne nuk kemi drejtesi si mund
    te kemi demokraci !

    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndiznimotoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
    Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
    Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
    Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjoni dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
    As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
    Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
    Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
    Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
    Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
    Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
    BE- ja pret kurorezimin e saj!
    Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    Jo me gomarin e Nastradinit… Ndizni motoret e Benz Boingut
    Yes you can !

  15. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit demokracia Amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje