Përfundon segmenti i fundit i Bulevardit të Ri, Veliaj: Pas zgjedhjeve i kthehemi punës në qytet, i lumtur që në 4 vite përfunduam projektin më jetik për Tiranën

3 Korrik 2019, 15:23Sociale TEMA

Segmenti i tretë i Bulevardit të Ri të Tiranës ka përfunduar, çka i hap rrugën realizimit të projektit për sheshin fundor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot përfundimin e punimeve të kryera në këtë segment, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i Fondit për Zhvillim të Abu-Dhabit, Khalid Mansoori dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Meer Al Raeesi.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që brenda mandatit të parë u bë e mundur përfundimi i një prej projekteve më të mëdha në Tiranë, i cili i jep qytetit një “shtyllë kurrizore” dy herë më të gjatë, si dhe një zhvillim të balancuar. “Jam shumë i kënaqur që pas zgjedhjeve i rikthehemi punës normale, iu rikthehemi kantiereve të qytetit tonë, i rikthehemi Tiranës e cila vitin tjetër përgatitet të mbushë 100 vjeç.

Këtu jemi në hapësirën që do identifikojë 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Nëse bulevardi i vjetër ishte i këtij 100 vjetori të parë, Bulevard i Ri besoj i ka shtruar të gjithë infrastrukturën për Tiranën e 100 viteve më pas, në atë që duam ta quajmë zonën Fin – Tech, pra e financave dhe e teknologjisë për qytetin”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se me përfundimin e punimeve në këtë segment të fundit projekti i Bulevardit të Ri konsiderohet i përfunduar, para se të realizohet edhe projekti i sheshit fundor, i ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”.

“Kemi mbaruar segmentin final të Bulevardit dhe jam shumë i lumtur që miqtë tanë, ambasadori i Emirateve dhe Fondi i Abu-Dhabit, janë këtu me ne, për të parë se si në kohë rekord dhe me efiçencë maksimale kemi arritur që të përfundojmë një nga projektet më jetike të Tiranës, kemi vënë një shenjë që do të jetë këtu për nipat e mbesat e të gjithë atyre që kanë punuar”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se në këto 4 vite u rikuperua puna e pa bërë nga administrata e mëparshme, ndërsa nënvizoi se e gjithë zona përreth bulevardit ka nisur të marrë një zhvillim të madh.

“Projekti ‘lloci’, e thonë tironsit, për nja 4 vite. Çfarë ndodhi, ndodhi, por u munduam të rikuperonim shumë shpejt kohën që humbëm në ato 4 vite. Më vjen mirë që tani jemi gati vetëm për sheshin monumental, që duam të bëjmë në fund të Bulevardit dhe mezi pres të shqyrtojmë 10-15 aplikimet e para që na kanë ardhur për zhvillime.

Dua të falenderoj kolegët tanë nga Fondi i Abu Dhabit që besuan tek ne. Më kujtohen ditët e para të hezitimit, por fakti që patën besim, që i dhanë një shans të dytë administratës së re, që të rikuperonim kohën e humbur, më bën të ndihem shumë krenar”, shtoi Veliaj.

“Ajo që parashikoj në 4 vitet e mandatit të dytë është shumica e zhvillimit që Tirana do të shohë do të jetë jashtë Unazës origjinale të saj, kryesisht në zonën e Bulevardit të Ri. Shpresoj shumë që këtu do të rritet standardi, jo vetëm i cilësisë, por edhe i jetës komunitare, ku besoj të gjithë do biem dakord që aty ku ka ardhur zhvillimi, nuk ka ardhur fatkeqësia, por një mundësi fantastike.

Të gjitha familjet që do të zhvillohen, të gjithë ata që do të begatohen dhe pasurohen prej këtyre investimeve, besoj se do ia shohin hajrin gjithë asaj pune që është bërë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Meer Al Raeesi, falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin për realizimin e këtij projekti, ndërsa vlerësoi edhe cilësinë e punimeve të kryera.

“Është një kënaqësi dhe një nder i madh për mua që të jem sot këtu për ceremoninë e hapjes së dy projekteve që mundësohen nga Fondi i Abu Dhabit dhe Bashkia e Tiranës. Ata janë duke bërë një punë të shkëlqyer dhe jemi të lumtur për këtë.

6 komente në “Përfundon segmenti i fundit i Bulevardit të Ri, Veliaj: Pas zgjedhjeve i kthehemi punës në qytet, i lumtur që në 4 vite përfunduam projektin më jetik për Tiranën”

  1. Kalec Dega says:

    Projektet e Llai Erit qe ket radhe si asnjehere tjeter nuk mbolli peme, vete.Per autobuzat elektrik , po harron Lali…???

    1. Jo autobuzat…elektrik…por do vendosi taksi…fluturuse..ti boj i xhiro Lulit Sales ene Baba Xhikes neper Tiron….hahahahahaha o te dhjefsha trute o Kalec palla…keq tju besh gje ju…keq mos tju besh gje….

    2. &&& says:

      Mos u merr me veprat gjigande te tipit “Kombinati “CELIKU I PARTISE”!
      o kryebashkiak,se ato te sherbejne vetem ty dhe imazhit tend fallco e jo qytetareve te Tiranes!
      Rreth atij bulevardi nuk banon njeri,pervec arrogances dhe delirit tend mashtrues!
      Investo ne Yzberisht,ku banojne 50 mije banore dhe 5 mije femije ku ti ndonese u xhvat miliona leke taksa vendore ,nuk ke ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,kend sportiv,lulishte,biblioteke ,nuk ke shtruar rrugicat midis pallateve 10 kate,kur nuk ke lene pa shtruar te gjitha rrugicat e fshatrave per rreth,qe kane oborre e toka me lope,dele,pula etj,ndersa ne vetem ballkone!
      Filloji investimet atje ku jetojne njerezit,o mashtrues e jo atje ku te behet ty reklame!
      Se ti je ANTIPOPULLOR o mashtrues!

    3. andi says:

      Ky Erjoni tani do na caje rrumbullaken qe kemi mbrapa se ky gjithe kohen ne fushate eshte! Nderkohe ky te na pastroje mire tubat e mutit te qytetit se deri aty i shkon vizioni, se tiranen e ka bere dhe e ben edi rama, perfshire dhe bulevardin e ri!!!!

  2. mik says:

    Ala nuk e kuptoj se ku i merr parat Lali Eri per ndertimin e Tiranes, qe i bajn kaq shume fresk !!
    Parat i paguan e gjith Shqiperia,
    Lavdine e merr Erion Velia.

  3. Gagi says:

    Heqni kto tele perquesish qe bejne qytetin si kosh marimange….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje