Rikthimi i vizave, KE rrëzoi kërkesën e Holandës: Do punojmë me Shqipërinë për zgjidhjen problemeve në mënyrë më efikase

3 Korrik 2019, 14:50Sociale TEMA

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka zbardhur sot përgjigjen zyrtare që Komisioni Europian i ka dërguar Holandës në lidhje me kërkesën e tyre për të kthyer regjimin e vizave me Shqipërinë.

KE i ka dërguar përgjigje, Ministrit të Punëve të Jashtme të Hollandës në datën 1 korrik, ku pasi refuzohet kërkesa, theksohet se “Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar”.

Qeveria holandeze thekson se do të vijojë që të punojë me qeverinë shqiptare për të adresuar zgjedhjen e problemeve të azilit dhe krimit të organizuar.

“Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019. 

Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. 

Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.

Sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Hollanda do të punojë me Shqiperinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Hollandës mund të adresohen në mënyrë më efikase.

Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë me palën Shqiptare dhe e shohim si thelbësore adresimin e këtyre çështjeve.”– thuhet në reagimin e ambasadës. (TemA)

3 komente në “Rikthimi i vizave, KE rrëzoi kërkesën e Holandës: Do punojmë me Shqipërinë për zgjidhjen problemeve në mënyrë më efikase”

  1. Per kete, do jete merzitur shume lyrzimi, qe mendonte se do ja arinte qellimit me diskreditimin qe i beri shqiperise per 6 muaj pa nderprerje dhe me molotofffffet e hedhuna cdo jave

  2. Raul says:

    Kushedi sa do jetë gëzuar Klajda surratnallonja apo surrat tepsija për këtë vendim të Hollandes se ka qenë shumë në merak se do u kufizohesh lëvizja e lirë shqiptareve

  3. Nje qytetar . says:

    Lylja !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje