Arrestohet producenti i "Wolf of Wall Street"

4 Korrik 2019, 21:30Lifestyle TEMA

Riza Aziz, producent i filmave në Hollywood, është arrestuar në Malajzi nën dyshimin për pastrim parash.

Aziz është producenti i filmit “Wolf of Wall Street”, ku aktor protagonist ka qenë Leonardo DiCaprio.

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar kompaninë e prodhimit të Riza Aziz për shpërdorim të parave të një fondi shtetëror miliarda Dollarësh për të financuar filmin.

Mamaja e Aziz dhe njerku i tij, ish-Kryeministri malajzian Najib Razak, janë të dy të akuzuar për korrupsion.

Kryetarja e Agjencisë Antikorrupsion në Malajzi, Latheefa Koya, tha se Riza Aziz do të dalë të premten para gjykatës për t’u përballur me akuzat.

Ai ka mohuar çdo akuzë. Kurse kompania e tij ka bërë tashmë një padi civile ndaj qeverisë amerikane.

1 komente në “Arrestohet producenti i “Wolf of Wall Street””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje