Eksperti i Reformës "kryqëzon" Metën: Iku koha kur Presidenti bënte emërime në drejtësi, tani s'ka lidhje më

4 Korrik 2019, 21:28Politika TEMA

Saimir Visha, eksperti i monitorimit të reformës në drejtësi del kundër letrës së Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi KLGJ informacion për vakancat e Gjykatës së Lartë.

Visha i cili së bashku me ekspertë të tjerë gjatë javës së kaluar morën në pyetje kreun e KED, përsa i përket Gjykatës Kushtetuese këmbëngul se KLGJ është institucion i pavarur.

“Ai mund t’i kërkojë llogari institucioneve që varen drejtpërsëdrejti nga ai, ose që emërohen drejtë për së drejti nga ai. këshilli i Lartë Gjyqësor është pushtet i pavarur, qoftë nga presidenti i Republikës, PS apo PD. 

Ne duhet të mësojmë që iku koha kur presidenti i Republikës emëronte e dekretonte. 

Aktualisht presidenti i Republikës nuk ka më rol aktiv në zgjedhjen e kandidatëve për të qenë pjesë e trupës së Gjykatës së Lartë.”, tha Visha.

Situatë mjaft emergjente, kështu e përshkruan Misioni Euralis gjendjen në Gjykatën e lartë e cila ka mbetur me dy anëtarë, njëri prej të cilëve vazhdon nën ethet e vetting-ut.

Për këtë misioni i Bashkimit Europian propozon çeljen e garës dhe një zgjidhje të përkohshme siç mund të jetë zgjidhja e përkohshme e çështjeve.

Top Channel disponon propozimin e Euralius, në të cilin i tërhiqet vëmendja KLGJ-së, për vonesat dhe ku citohet baza ligjore, për transferimin e përkohshëm të një grupi gjyqtarësh që do të jepnin vendime për dosjen, siç janë ekstradimet apo çështjet urgjente.

Top Channel kërkoi një reagim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor se kur do të çelet gara, për vendet vakante, për në Gjykatën e Lartë, e cila tashmë ka arritur pikun e krizës me 32 mijë dosje, që vazhdojnë të qëndrojnë të pashqyrtuara.

1 komente në “Eksperti i Reformës “kryqëzon” Metën: Iku koha kur Presidenti bënte emërime në drejtësi, tani s’ka lidhje më”

  1. Alban says:

    KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

    – Jo pushime verore pa kurorezuar
    SPAK- BKH

    – Ne nuk kemi drejtesi si mund
    te kemi

    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
    Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
    Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
    Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjoni dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
    As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
    Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
    Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
    Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
    Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
    Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
    BE- ja pret kurorezimin e saj!
    Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat .
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    – Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut
    … Yes you can !

    From:Alban Dega
    Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje