Debat 130 minuta për “shkarkimin e Metës”, ky është raporti

5 Korrik 2019, 15:11Politika TEMA

Të hënën, Parlamenti do të zhvillojë një seancë të posaçme për kërkesën e paraqitur nga 55 deputetë të mazhorancës për atë që njihet si “procedura e shkarkimit” e Presidentit, Ilir Meta.

Në orën 17:00 do paraqitet raporti i komisioni të Ligjeve, ku e cilëson si “të ligjshme kërkesën për shkarkimin” e Metës, duke kërkuar që të miratohet “edhe ngritja e komisionit të posaçëm hetimor”.

Janë parashikuar 130 minuta debat në lidhje me kërkesën , ku 70 minuta janë në dispozicion të mazhorancës, ndërsa 60 të tjerat në dispozicion të opozitës së re parlamentare, – shkruan SI.

Për më shumë se dy orë në seancë do të debatohet mbi kërkesën për shkarkimin dhe nëse Presidenti kishte të drejtë për dekretin që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, duke nxjerrë më pas dekret tjetër që zgjedhjet lokale të mbaheshin më 13 tetor.

Raporti i Komisionit të Ligjeve

Raporti i komisionit të Ligjeve është hartuar nga dy relatorët, deputetët socialistë Adnor Shameti dhe Klotilda Bushka. Në dokumentin prej katër faqesh renditen edhe arsyet se kërkesa e 55 deputetëve është e drejtë dhe se çmohet që ngrihet komisioni hetimor. Gjithashtu Komisioni i Ligjeve sugjeron që pjesë e punës së komisionit hetimor duhet të jetë edhe letra e kthyer nga sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, e cila u cilësua nga mazhoranca si fyese ndaj Parlamentit.

 

Pjesë nga raporti

Komisioni konstatoi se : Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në ushtrim të kompetencave të dhëna nga Kushtetuta (neni 92/gj), ka nxjerrë dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Në bazë të këtij dekreti, është caktuar si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, data 30 qershor 2019. Në përmbushje të këtij parashikimi, kanë filluar të gjitha procedurat sipas Kodit Zgjedhor për bërjen të mundur brenda afateve kushtetuese dhe ligjore të procesit zgjedhor. Konkretisht tashmë: – Janë ngritur Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (Neni 28 i K.Zgjedhor); – Janë përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve (Neni 56 i K.Zgjedhor); – Është kryer regjistrimi i partive politike (Neni 64 i K.Zgjedhor); – Janë depozituar listat e kandidatëve të partive politike (Neni 67 i K.Zgjedhor); – Ka filluar fushata zgjedhore (Neni 77 i K.Zgjedhor), etj.

Arsyet e dhëna nga Presidenti mbi anulimin e datës së zgjedhjeve kanë të bëjnë me: – Shqetësimin e thellë mbi situatën politike në vend; – Nevojën për shtensionimin e situatës në vend; Vetëdijen se kushtet aktuale nuk do të siguronin zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; Bindjen se kjo vendimmarrje, në kushtet aktuale, është mënyra e vetme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi; Argumentin se kjo vendimmarrje mbështetet në kompetencën që i jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pika 3 e nenit 1, nenit 3, pika 2 e nenit 4, nenit 15, nenit 45, pika 1 e nenit 86, pika 3 e nenit 88 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organi përgjegjës për organizimin, administrimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nuk e mori në konsideratë për zbatim dekretin e Presidentit për anulimin e datë së zgjedhjeve vendore, dhe vijoi me procesin zgjedhor duke arsyetuar se ky akt i Presidentit është absolutisht i pavlefshëm, pasi ka dalë në kapërcim të kompetencave të Presidentit dhe në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë.

Sipas nenit 94 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre të njohura shprehimisht në Kushtetutë dhe ligj. Akti që del në mungesë të kompetencës është nul dhe konsiderohet që nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin datë 13.06.2019, “Rezolutë mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, bazuar në përgjegjësinë që i ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 1 të saj ku shprehimisht thuhet se Shqipëria është Republikë Parlamentare, në respektim të parashikimit kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike dhe duke mbajtur parasysh rolin dhe kompetencat e Presidentit në republikën parlamentare, mbështeti qëndrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajoi këtë organ të vijojë të mbrojë pacenueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, akt ky që përbën të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019. ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 1, pika 3 dhe nenin 109 të Kushtetutës); ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës); ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë (në kundërshtim me nenin 4 paragrafi i dytë i Kushtetutës dhe nenin 4 të K. Pr. Administrative); ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet; ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës).

Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe çmoi se në aspektin ligjor dhe procedurial kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit. Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale, kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës. Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe shkresa nr.1956/ 1prot, datë 22.06.2019 e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës. Në përfundim të mbledhjes së datës 26.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit.

9 Shkeljet e pretenduara nga socialistët

Ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit (në kundërshtim me nenin 2, pika 1 të Kushtetutës);

Ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit;

Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare (në kundërshtim me nenin 1, pika 1, të Kushtetutës);

Ka anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 92, gërma “gj”, të Kushtetutës dhe nenin 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor );

Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 1, pika 3 dhe

nenin 109 të Kushtetutës);

Ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje

të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës);

Ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë (në kundërshtim me nenin 4

paragrafi i dytë i Kushtetutës dhe nenin 4 të K. Pr. Administrative);

Ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet;

Ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës).(Gazeta Si)

5 komente në “Debat 130 minuta për “shkarkimin e Metës”, ky është raporti”

  1. ZOROOS says:

    MOS U MERRNI ME DASHNORIN E MONIKA KOKE MADHIT LIKE FLORINE SE AI KA IKUR NGA FIQIRI ESHTE PER NE PAvionin 17

    1. Kalec Dega says:

      Kujt i intereson te bleje Tojota Jaris, lidhuni me Tualet Pallen, Adresa: Parlamenti i PPSH….

  2. ALBAN DEGA says:

    Vezhgim

    E PAC MENDJEN FEMER !

    Vasilika Hysi shpartalloi keqazi Neritan Sejamin Hamhamin dhe Clirim Vesh- Gjatin e SaLike Millosh Putaninit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pata durimin te ndiqja mbreme “ Open “ te Eni Vasilit ne Top Chanal TV te Tan Hoxhes, drite paste.
    Nuk u pendova.
    Aresyeja e moszhgenjmit e ka emrin Vasilika Hysi!
    I telendisi, i rrenoi, i shpartalloi keqazi dy kodoshet, dy kamikazet, dy zhurmuesit, dy veshgjatet e peshtire deri ne krupe te SaLike Ramollah Ajatollah Millosh Putinit ne Open e Eni Vasilit- kukuvajkes se Mafias oligarkike greko- mediatike greko- maqedone te Pogradecit.
    Me nje aftesi juridike te shkalles se Gjykates se Nurenbergut, me nje kompetence prej akademikje te Jales amerikane, me nje oratori te persosur, me argumente shteruese kushtetuese, Vasilika Hysi jo vetem i la ne klase, por edhe i zgerlaqi, i zeroi keta tre musketiere te “ Bandes se Gangstereve” politike, oligarkike, biologjike dhe oturako- mediatike te nevojtores SaLike-ane.
    Vasilika Hysi perdori mendjen e saj te ndritur dhe aftesite e saj akademiko- juridike per te hardallosur dhe nakatosur keta tre trugomare e mendjehajvane qe na kane neveritur ekranet gati sa edhe Opinionet e Blendi Fevzi Koran Toptanit me mendjejashteqitjen e tyre ku Forca e Aresyes eshte rrenuar orej vitesh nga aresyeja e forces se zerit, uluritjeve prej qenesh te terbuar, skermitjeve te dhembeve prej ujqerish te uritur si dhe skenave tipike te gladiatoreve vrases se kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “.
    Si gjithnje Vasilika Hysi i dha edhe me shume shkelqim e fuqi urimit qytetar e human te Shkoderloces :
    – E pac mendjen femer, qe mahniti edhe Hillary e Bill Klintonin mendjendritur kur ua thashe ne nje takim elektoral para dy vjetesh me komunitetin shqiptar ne “ Kryeqytetin e Shqiptareve te Amerikes.
    Femer eshte edhe Eni Vasili, por mendjen e saj, sic duket, e kane thartuar, e kane cartur e kane molepsur kimikatet e frizurave te saj qe paguheshin me shtrenjte nga News-24 me pare dhe Top Chanal tani se rroga e gazetarit me te mire hulumtues ( investigativ, per ata qe dine me mire gjuhet e huaja se gjuhen e nenes, shqipen ) skraparliut mendjendritur Artan
    Hoxha .
    Faleminderit Vasilika Hysi per kenaqesine dhe krenarine per nenat, motrat dhe bijat tona shqiptare !
    E pac mendjen femer moter Vasilika!
    Amen !

  3. ME EMER says:

    KJO ESHTE LOJE KALAMAJSH .. ! NUK DUA TE MBROJ ILIR METEN NESE TEK FUNKSINI I TIJ SHUME I BESUESHEM SHTETEROR KA “SHENJA” TRADHETIE KOMBETARE ,KORRUPSION ,IMORALITET ETJ ETJ VESE QE ULIN FIGUREN POLITIKE TE “NJESHIT” TE VENDIT . MESA NJOH SITUATAT POLITIKE NE VEND , VEPRIMET E PRESIDENTIT JANE TERESISHT TE LLOGJIKESHME DHE TE BAZUARA NE LIGJ . FORCAT POLITIKE NE SHQIPERI DUHET TE THELLOHEN MENDERISHT PER TE NXJERE VENDIN NGA KRIZA . ZGJEDHJET LOKALE APO PARLAMENTARE ME PJESEMARJEN E TE GJITHA FORCAVE POLITIKE TE LIGJESHME , KU ELEKTORATI I TYRE DO TE SHPREHE NE KUTINE E VOTIMIT DESHIREN E TIJ NE MENYRE TE LIRE , TE PA VARUR NGA ASKUSH , ESHTE METODA E VETME E ZGJIDHJES SE KRIZES . NATYRISHT LIGJSHMERIA DUHET TE EKZISTOJE , PASI NE DREJTESI MENDOJ SE NUK U HODH BOMBA ATOMIKE SI NE JEROSHIMA DHE NAGASAKI DUKE BERE PLUHUR GJITHCKA {!} TE KORRUPTUARIT DUHET TE BALLAFAQOHEN ME TE , KUSHDO QOFSHIN ..! VEPRIMET E NXITUARA ME KARAKTER “TE BEHET VOLLJA E IME ” , APO “TE BEHET SI THEM UNE ” , JU PERKASIN NJEREZVE TE “SOKAQEVE” DHE DEMTOJNE RRENDE QETESINE E POPULLIT FUKARA .

  4. kristi says:

    Njerezit qe skane njohurite minimale te ligjit te heshtin dhe degjojne profesionistet, se po na dalin gjysma e popullsise konstitucionaliste. Me interpretimet e tyre talibaneske.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje