Në Reç zoti president, jo në Spaç!

5 Korrik 2019, 12:10Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Ilir Metës duket se i është bërë psikologjike kjo puna e burgosjes.

Ka disa herë, që nëpërmjet zëdhënësit të vet, apo vetë atij, Ilir Meta përmend me ironi arrestimin.

Dhe nuk bën keq në fakt, pasi duhet ta përgatisë veten me idenë që një ditë edhe mund të arrestohet.

Ndodh apo jo pastaj, ky është një tjetër muhabet.

Vetëm se, mirë do të bënte ta shmangte përmendjen e Spaçit.

Nuk ka pse bën viktimën, sikur ai është një i përndjekur politik dhe do ta arrestojnë si kundërshtar politik.

Ilir Meta, ashtu si Fatos Nano e Sali Berisha para tij, apo Lulzim Basha e këta socialistët e sotëm, kanë vjedhur këto tre dekada jo vetëm Shqipërinë, por edhe shpresën se ky vend mund të bëhet.

Ata janë kthyer në “sheikë” të këtij vendi, ndërkohë që miliona shqiptarë janë larguar rrugëve të botës, për t’i shpëtuar varfërisë dhe mizerjes së këtij vendi.

Kush më shumë e kush më pak prej tyre, këto tre dekada kanë falur toka e koncensione shtetërore, për të mbushur xhepat e tyre, kanë shkatërruar konceptin e shtetit, duke stimuluar anti-shtetin, kanë futur në gjak shqiptarët me çorbën e pronave e kanë vrarë mijëra njerëz me ’97-n, kanë hashashizuar Shqipërinë, duke e kthyer në një Kolumbi europiane e kanë bërë pazare e shqyer këtë vend, si askush tjetër para tyre, kanë vjedhur aq shumë, sa sot nuk numërojnë dot milionat e eurove e nuk i dinë as ku i kanë e as sa kanë, e kalojnë jetën nga hotelet luksoze të Vjenës, tek vilat gjigande në Gjirin e Lalzit.

Ndaj nuk kanë pse ta kenë frikë burgun, pasi kanë bërë aq gjëma, sa Shqipëria do të dojë dekada të tëra ta marrë veten.

Kuptohet, vetëm nëse çlirohet nga këta që e kanë kapur për gryke dhe nuk duan ta lëshojnë pa ia marrë edhe atë pak “shpirt” që i ka mbetur.

Por, zoti president, vetëm Spaçin mos e përmendni!

Aty shkonin ose të përndjekurit politikë, ose të dënuarit ordinerë.

Ju (jo vetëm ju personalisht) e keni vendin në Reç!

Aty ku shkojnë kriminelët profesionistë, sepse të tillë jeni!

20 komente në “Në Reç zoti president, jo në Spaç!”

  1. Ujku Plak says:

    Super shkrime, po e lexoia dhe habitesha sa bukur i ke hedhur mendimet e mia persa i perket gjendjes ne shqiperi, une shpresoj por nuk besoj qe Shqiperia te behet, do zoti e kam gabim, me pune te ndereshme kam jetuar ne Shqiperi tani prej 4 vitesh jam ne Perendim edhe ketu po me pune te ndershme por me nje ndryshim te madhe se ketu ndjehem shuuuuume i vlersuar dhe respektuar.Flm per shkrumin dhe keshtu vazhdo, Respekt

    1. Kalec Dega says:

      Te gjithe, pa perjashtim ne ate foto, sduhen lejuar ne te njejtin burg se do shfrytezonin burgun per plane djallezore kundra shqiptareve.

      Ramen ta conin ne Lazarat, Saliun ne Vlore, Meten ne Tropoje, Bashen ne Gjirokaster.

    2. Malo says:

      Super Super na ngeli mendja Aty nga faktet e shkruajtuara ???????

  2. Drejtori says:

    Ketij ju hap barku per Spacin,kete se zen gjumi per ata qe vuajten ne Spac,se cfare lidhje ka ky me Spacin,hajde gjeje,po ne Rec po,se thone qe eshte bere investim cilsor,kushtet jane komode,gjithsesi mund te kete dhe ndonje gje qe nuk eshte bere mire,prandaj beni vrejtje dhe te leni ndonje detyre,se helbete,ju takon.

  3. Komentuesi says:

    Bravo.Meta ne Reç dhe jo ne Spaç.

  4. Babale says:

    Perderisa burgu te eshte bere “ferra Brahim” edhe vetem kaq pak mjafton ! Duket qe gjumin po e ben me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur.

  5. spartak says:

    S’ka nevojë me harxhu pare për me i mbajt në burg jo këta , por asnjë lloj krimineli .
    ZEROJANI portofolin dhe çfarëdo pasubije e prone e llogari bankare brenda e jashtë dhe lërini jashtë . Aty do shikoni se kush kanë qenë me të vërtetë . Po patën vra , do i vrasin . Po patën vjedh , as çapën e bukës s’kanë për t’ia lënë në dorë . E kësht do vijë puna që jo vetëm s’do ja ndij njeriu për ata , por as qyrret s’do ja hedhin . Qenja jasht me pasuni ZERO do jetë dënimi ma i madh për këtë kategori hajdutësh e kriminelësh .
    Doni ?
    Ligjit të VETTINGUT shtojini një NEN ekstra si më poshtë :

    NENI EKSTRA SHTESE :

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Kryetarë Partish , duke fillu nga Socialistja e Demokratikja , Kryetarë Grupesh Parlamentare , Deputetë , Ministra dhe President Republike , po deshët me e pastru seriozisht këtë vend nga ABUZUESIT dhe gangsterët e MAFIOZET e politikës , ekonomisë e shoqërisë , vendosni e shkoni në parlament e miratoni NENI-n e LIGJIT me KOKE POSHTE , që i shkund xhepat e ABUZIMIT të gjithëve pa përjashtim .
    Jeni duke bërë maskarada me anëtarët e Gjykatave e Prokurorive , a thua se ato kanë qenë dhe janë e keqja e këtij vendi .
    SISTEMIN e KEQ e ngritën dhe e mbrojtën politika dhe politikanët , dhe prap kurimin duan ta bëjnë gjysmak , që agonia dhe sëmundja të vazhdojnë , aq , sa këta të jenë bërë të PA PREKSHEM .

  6. UK LABI says:

    Burgu eshte per burra.

    1. dddd says:

      Burgu eshte per RR.K…

  7. antipatrea says:

    Spartak , Ok me të gjitha c’shkruan . Bravo!!!!

  8. lelele says:

    Ke ngaterruar rrugen president, duhet te kishe marre rrugen ne te majte ne kryqezimin e Laçit, po ska gje se te dergojne vete te ngarkuarit me ate pune, mos u merakos, ata nuk e ngaterrojne rrugen per ne Rec me ate per ne Spac.

  9. gjeramadhi says:

    ne fakt ai spacin do !!!

  10. Realisti says:

    SA ME PARE NE REC…TE SHKRUAJ KUJTIMET E HAJDUTERISE …PERFUNDIMIN SI QEN POPULLI E SHEH VET PASTAJ.

  11. Gaspri says:

    Nje bandit ordiner

  12. Një emigrant i pa shpresë ta shohë Shqipërinë zonjë says:

    Në Spaç, Tërnovë, Batër-Martanesh, Bulqizë… atje e kanë vendin, të nxjerrin krom e bakër. Në Reç është si ti çosh për pushime…

  13. DRENICA E KUQE says:

    Shoku Enver! Ti ishe nje lule e drite krahasuar krahasuar me keto kater “fytyra shqiptare” qe Shqiperise dhe shqiptareve ua kane zene çdo prite dhe i presin ne fyt perdite…!…

    DRENICA E KUQE

  14. Jugu says:

    Po kush jane socialistet e sotem? Permendi emrat se pare madhe po hajdutoset me PPP, koncensionet, rruget, etc.

  15. FATMIRI says:

    PO JA FUSNI KOT FARE PO MASKARALLEQET QE KAN BER KETA JU TAKON QE TI LIDHESH DHE TE SHESHI SKENDERBEJ TJU HEQESH RROBAT QE TE MBETEN LAKURIQ DHE TI SPERKATESH ME BENZIN DHE PASTAJ SHKREPSEN QE TE DIGJEN TE GJALL DUKE I PAR POPULLI KESHTU E MERITOJN QELBESIRAT PLERAT

  16. Martini says:

    Ore ti shko ku ta kesh.Nuk na plasi rrapi farë.Vetëm ato që ke vjedhur,lerë më thanë se janë të fukarenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje