Protesta e opozitës, ndryshon orari i seancës për hetimin e Metës. Pritet që Basha të lëvizë orën

5 Korrik 2019, 13:43Politika TEMA
Protesta e opozitës, ndryshon orari i seancës për hetimin e

Meta duke u betuar si President në 24 korrik 2017 në Parlament

Kuvendi i Shqipërisë e ka afruar me një orë seancën e së hënës.

Mësohet se seanca e planfikuar për në orën 18:00, do të zhvillohet në orën 17:00. Shkak i këtij ndryshimi është bërë protesta e opozitës, e planifikuar të mbahet po më 8 korrik.

Partia Demokratike dhe aleatët njoftuan se protesta e tyre do të nisë në orën 20:00. Për të shmangur një sulm të mundshëm ndaj deputetëve, Kuvendi ka marrë këtë vendim.

Ditën e hënë pritet që Kuvendi të votojë ngritjen e komisionit hetimor për Presidentin.

Komisioni ka në fokus hetimet nëse kreu i shtetit e ka shkelur Kushtetutën përmes dekreteve dhe ç’dekreteve të tij për zgjedhjet lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje