"Kroacia, rrugëtimi i shpejtë i vendit që hyri në BE veç 6 vite më parë"

5 Korrik 2019, 11:49Rajoni TEMA

Kroacia ka nisur procedurat për t’u futur në zonën euro. Zagrebi ka nisur procedurën për të hyrë në mekanizmin e shkëmbimeve europiane (ERM II) që do t’i lejojë vendit për të aderuar në monedhën unike. Këtë e ka njoftuar Banka qendrore kroate (HNB).

Vendi shpreson se do të mund të integrojë mekanizmin e shkëmbimeve europiane brenda mesit të vitit 2020 dhe të futet në zonën euro tre vite më vonë.

Kroacia është bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2013 dhe në vitet e fundit ka bërë progres në pakësimin e ç’ekuilibrave duke dalë në 2017 nga procedura e deficitit të tepërt. Në muajin prill 2019, paga mesatare në Kroaci rezultonte rreth 6400 kuna (870 euro) ndërsa niveli i papunësisë 8.5 %.

Sipas autoriteteve lokale, hyrja në monedhën unike do të sjellë një serë avantazhesh për vendin, duke konsideruar se 80 % e depozitave bankare është tashmë në euro dhe partnerët kryesorë tregtarë janë shtetet e zonës euro.

1 komente në ““Kroacia, rrugëtimi i shpejtë i vendit që hyri në BE veç 6 vite më parë””

  1. DOKLEATI says:

    Kroacia eshte shtet vetem 28 vite.
    Shqiperia eshte shtet 119 vite
    Kroatet kane vella Austrine
    Shqiptaret kan vella Turqine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje