VIDEO/ Momente prekëse, ushtari shqiptar takon të bijën pas 6 muajsh shërbimi në Afganistan

6 Korrik 2019, 18:51Sociale TEMA

Leonard Hida, pjesë e misionit shqiptar në Afganistan është kthyer sot në Atdhe, pasi shërbeu për 6 muaj në misionin paqeruajtës.

Pas kthimit në tokën shqiptare Hida ka surprizuar vajzën e tij, e cila luante me nënën e saj.

Ndërsa ka shkuar të marrë topin, e vogla ka parer babain e saj dhe ka renditur drejt tij.

Video që të fal plot emocione e të përlot është shpërndarë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka në rrjetet sociale.

“S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe.

Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA,”- shkruan Xhaçka.

2 komente në “VIDEO/ Momente prekëse, ushtari shqiptar takon të bijën pas 6 muajsh shërbimi në Afganistan”

  1. Emigrant jashte shtetit says:

    Hajde na thoni ne emigranteve te kohes se Berishes qe nuk pame njerzit tane per 5-10 vjet.

  2. drini says:

    Vertet video prekese qe percon shume mesazhe pozitive. Vetem se pyetja cile do me teper babin apo mamin nuk duhet bere tek femijet.Eshte nje pyetje qe i ve femijet ne siklet. Pyetja ne kete rast eshte : A te ka marre malli shume per babin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje