Tunizia ndalon hixhabin në institucionet publike: Vendimi, për arsye sigurie!

6 Korrik 2019, 22:20Bota TEMA

Tunizia ka ndaluar veshjen e hixhabit në institucionet publike dhe në ndërtesat qeveritare. Sipas rregullave të reja, askush nuk do të lejohet brenda godinave, në rast se ka fytyrën e mbuluar.

Kryeministri tunizian, Youssef Chahed, ka marrë këtë vendim ‘për arsye sigurie’, siç zyra e tij e shtypit ka thënë për mediat.

Arsyeja e kësaj mase nuk është bërë ende e qartë, megjithatë veshjet islamike kanë qenë një subjekt politik i përçarjes anembanë botës dhe rregullat e reja në Tunizi ndjekin lëvizje të ngjashme nga një numër vendesh europiane.

Në 2018, Danimarka paraqiti një ndalim total të ‘hixhab-it’ dhe ‘burka-së’, e cila e fsheh edhe më shumë ‘identitetin’.

Holanda gjithashtu ka ndaluar mbulimin e fytyrës në vende publike, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe transportet publike.

Edhe Franca ndaloi ‘hixhab-in’ dhe ‘burka-në’ në vende publike në vitin 2010, duke u vënë gjoba atyre që nuk u përmbaheshin rregullave.

Nga ana tjetër, në Iran, gratë kanë mbajtur një sërë demonstrimesh, në të cilat i kanë hequr mbulesat e kokës në shenjë proteste ndaj një “ligji diskriminues” që i detyron ato të veshin një të tillë.

Çështja e ‘hixhab-eve’ u hodh në fokus të freskët në fillim të këtij viti, kur gratë e Zelandës së Re, duke përfshirë edhe kryeministren, Jacinda Ardern, mbajtën shami kur ndodhi sulmi terrorist i Christchurch.

Edhe pse morën duartrokitje nga një pjesë e caktuar, të tjerë shprehën shqetësim, duke thënë se të veshësh ‘hixhab’, nuk të bën ‘më të fuqishëm’.

5 komente në “Tunizia ndalon hixhabin në institucionet publike: Vendimi, për arsye sigurie!”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    nderkoh ne albanistan shtohen ”te pafytyret”[ose bourka] qe mbulohen…………..pune korrakesh,varu kkkkkkkkk!

  2. Ben says:

    Tunisia e heq,Turqia e vendos.

  3. undefined says:

    Te ndalohet hixhabi ene ne Albanistan.

  4. Mero Gelbaza says:

    Pse Cfare te Ben te Fuqishem more me u shkerdhyer me Ke te dali perpara?

  5. Kasandra says:

    Ligji 21 laik i Kuebekut.
    Pas një debati dhjetëvjeçar rreth çështjeve të natyrës laike të shtetit, më 17 Qershor 2019 Kuebeku aprovoi Ligjin 21 që ndalon autoritetet dhe punonjësit publikë të mbajnë simbole fetare në punë. Ky është vazhdimi logjik i “Revolucionit të qetë” të viteve ’60-ë kur shoqëria e Kuebekut përqafoi laicitetin e shtetit. Një shtet laik është garanci për trajtimin e barabartë të gjithë shtetasve dhe për forcimin e unitetit të kombit në respect të përbërjes heterogjene të shoqërisë. Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje