Greqi: Hakmarrja e Varoufakis dhe psikodrama e të majtës

7 Korrik 2019, 09:22Rajoni TEMA

Sfida mes Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis nuk është e vetmja përplasje titanike sot në Greqi. Skenari i votimit ka edhe një tjetër tragjedi politike tejet të fortë: përplasjen finale mes kryeministrit dhe Yanis Varoufakis, dy meshkujt alfa të së majtës greke. Dikur miq, sot në një përshkallëzim akuzash reciproke që rrezikojnë të derdhen në kutitë e votimit, duke i dhuruar qendrës së djathtë të Dea Demokratia – një klasike kjo e psikodramave progresiste – të ardhmen e vendit. Arsyeja? Mera 25, partia e ish ministrit vullkanik të financave mund t’i heqë Syriza-s votat “e nevojshme” për të kompletuar ringritjen e pamundur mbi Nea Demokratian.

Dita e djeshme ka qenë mishërimi i kësaj përplasjeje “vëllavrasëse”, Syriza dhe Mera 25 kanë zhvilluar dy mitingjet përfundimtare të fushatës elektorale në të njëjtën orë, 300 metra nga njëra-tjetra. Tsiprasi në Syntagma dhe Varoufakisi pak më tutje, në krah të Propilei.

Thikën në plagë e ka rregulluar pasdite në Tuiter lideri i Mera 25 që, ka sintetizuar në vetëm 280 gërma, zanafillën e kësaj sfide: “Ekzaktësisht katër vjet më parë, 61% e grekëve i thanë JO programit të kursimit me një referendum, dhe një ditë më pas u tradhëtuan nga Tsipras. Nga e diela, “JO”-ja do të rikthehet të përfaqësohet në Parlament”. Domethënë, nga ai.

Marrëdhëniet mes të dyve, rrëfejnë ata që i njohin mirë, kanë shkuar në pikën zero pikërisht që nga mbrëmja e 5 korrikut. Kur bileta që po bënte të dridhej Evropa, duke kundërvënë si Davidi kundër Goliathit recetave të Trojkës (me një kosto shumë të lartë për vendin), ndau dy rrugët: Tsiprasi në Bruksel për të firmosur memorandumin e tretë, për të shmangur shembjen e Greqisë dhe daljen e saj nga Euro.

Varoufakisi, teoricien i përplasjes finale kundër BE, në shtëpi. I dëbuar – me kërkesë unanime të të gjithë kredidhënësve – nga qeveria, për t’u kthyer si profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Prej atëherë marrëdhëniet ngrinë. Tsiprasi nuk ka folur më kurrë për ish Ministrin e Financave. Ky i fundit ka goditur lart e poshtë Evropën dhe “kryeministrin që ktheu pllakën”, në disa libra si dhe në një turne konferencash prej rock star-i, që ka zhvilluar nëpër Kontinentin e Vjetër.

Dega e ndrojtur e ullirit që ofroi Syriza disa muaj më parë – kur bindi në mënyrë “spontane” Komisionin grek të filmit për të sponsorizuar filmin e Costa Gavras “Të rritur në dhomë”, i bazuar në librin e Varoufakisit – nuk u mirëprit. Dhe përplasja në kutitë e votimit të dielën – me spektator shumë të interesuar Kyriakos Mitsotakisin – është akti final i psikodramës.

Ish Ministri motoçiklist e ka kaluar fushatën elektorale duke goditur Syriza-n nga e majta: “Nëse vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjet e firmosura nga Tsipras – ka thënë ai – Greqia e të ardhmes do të jetë një vend pa të rinj, sepse të gjithë do të kenë emigruar jashtë”. Duke e lënë vendin pa opozitë reale. “Çfarë do t’i thotë Tsiprasi Mitsotakisit, kur nga e hëna do të jetë në opozitë? Do e akuzojë se po zbaton po atë recetë, që ai vetë i imponoi vendit”, thotë politikani ekonomist.

Rivali i tij deri më sot i ka injoruar akuzat, duke u kufizuar me lëshimin e thirrjeve për votën e nevojshme. Por tek Syriza janë të shqetësuar. Mera 25 mori në zgjedhjet evropiane 2.99%, vetëm një hap larg pragut që e shpinte në Parlament.

“Por mediat na bojkotuan dhe vetëm 38% e grekëve kishin dijeni për ekzistencën tonë”, akuzon Varoufakis. Apeli për votën e dobishme? “Një idiotësi – minimizon ish Ministri i Financave. Tsiprasi do të humbasë në çdo rast, sepse zgjedhësit ndëshkojnë ata që zbatojnë masat shtrënguese të kursimit”. Dhe tund programin e tij “të fortë dhe të pastër”, i përbërë nga një “vetëreduktim” i tepricave të imponuara prej kredidhënësve dhe ndalim të privatizimeve. Natyrisht pa “dakordësuar asgjë me BE, e cila nuk do të bënte asgjë sepse një Brexit do i kushtonte mijëra miliarada”.

Nëse do të ketë të drejtë, kjo do të shihet nesër mbrëma. Dhe në atë pikë, përplasja titanike mund të hyjë në arkiva me bilancin klasik të këtyre betejave në të majtë: humbjen e të gjithë protagonistëve.

La Repubblica – Bota.al

16 komente në “Greqi: Hakmarrja e Varoufakis dhe psikodrama e të majtës”

  1. pjeter says:

    Ky Varufakis mund te jete nje ekonomist shume i mire,madje edhe nje nga me te miret ne politikat ekonomiche lokale e me tutje,por pa nje politikan te zote ne kra te kuptoje nderthurjet geopolitke me intresat ekonomike,per nje vend si greqia,nuk ka shanc te caje murin e atyre qe bejne ligjin.Cippras eshte per mendimin tim politikani me i mire qe ka nzjerre greqia mbas luftes se dyte boterore,arriti tia nderroje ceren greqise ne ate moment qe po merrte ceren e vdekjes.Kreket ne qofte se duan ti komplikojne gjerat e tyre,le ta nderoresin Cipras.Do ta rimarrin ate,perseri,por me disa vjet me vonese.Politikat gerthitese te Micotaqis jane vetem per maçoket greke qe e besojne veten per luane.

    1. Tarasi says:

      Fiks fare… Shumë i saktë

    2. XheJ eN Bi says:

      pjeter….
      Mendimi i të shumtëve ai është ,që Varufaqis është një ekonomist i mirë.Unë do të të kundërshtojë me thënien e Aleko Papadhopullo ( ish Ministër Ekonomis në qeverin PASOK-ut.
      Në një promovim libri foli dhe Varufaqis,kur mbaroi i afrohet Pspadhopullos dhe i thotë : Jani,me këto që thua ,nëse ndonjëherë bëhesh Min.Finance do falimentosh vëndin.
      Sa për Ciprën që e ngrë aq lart prap gabohesh ,se Ai është demagogu më i madh që qeveridi Greqinë.
      Kur moti pushtetin i pëlqeu mëndja e Varufaqit dhe e shpunë në buzë të greminës,po fal durimit europian që mori kthesën.

      1. pjeter says:

        Sinqerisht,une nuk them qe eshte i perkryer Cipras,por mendoj qe respektohet me shume ne BE ,se te tjeret,Te gjithe jane demagoge ,sidomos ne kete kohe qe po jetojme,politika demagoge eshte baza per fat te keq. Nuk besoj qe kthessa e Greqise eshte varur nga durimi i BE-se,nje falimentim i Greqise,ishte e garantuar me nje disfate ekonomike te BE- se,pikerisht,Varufakis,si ekonomist i zoti e kuptoi,por ishte nje politikan midioker,per te bere tratatiba,negociata,dhe tratativat me te ishi varri i greqise,edhe shume deme evropes.Por,Brukseli “Gjerman”po i merrte ne konsiderate ato deme,po kurre kompromis me kerkesat komuniste radikale te Varufakis.Cipras si politikan i zgjuar mori situayen ne dore,.Varufakis Ciprasit i solli vota,por nuk mund te bashkejetonte mendja e tij e ngushte politike me ate te Ciprasit,dhe si perfundim,Cipras u ndihmua nga Varufakis,sepse keshtu ai doli fitimtar,ne shpetimin e Greqise,por edhe bashkimit monetar europian, nga nje katastrofe ekonomike europiane,me daljen jashte loje te Greqise,si member,i BE-se,dhe monedhes unike.

      2. Mbreti says:

        Janis Varikaris. Gabel Republik e vetashtuwuajturve Helene/Yllene

  2. Mbreti says:

    Jevu akuzin Jevgun. Janus Varik Aris

  3. Gaqi says:

    Varufuckis nje loqe tipik mendhemadh evgjit pa brek ne bithe. Llagapin e ka kujtim nga shqiptaret te cilet e njihnin mire familjen e tij dhe shkrojten: varikaris

  4. Beni says:

    Kam qene refugjat ne greqi, itali dhe gjermani.
    Deri ne 2008 apo 2009 , shqiperia ishte mire ne pergjithesi, pasi nuk kishte filluar kriza greke. Me bankat greke, me disa biznese greke , shqiperia nuk e kishte keq ekonomine.
    Me pas shpresuam te turku, italiani apo gjermani, por asgje konkrete.
    Keshte qe jane si jane, shpresojme qe greqia te rregullohet, pasi me ata e gjejme gjuhen

  5. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    non grata turlokomentuesit muslims………………….gezuar ramazonin!

    1. Mbreti says:

      Janis Varikaris. Gezuer diten e Djel Gjypqe.

    2. pjeter says:

      Hahaha,ty te zien eee,po kush ta var ty o derezi,greku ka fat qe eshte Cipras me qef,se po tju merzitet ai,sa varikaris do i kalojne neper duar,qe Ciprasin do e kerkojne, une shpresoj ae ju ti beni pression gjermanit,tju japi demet e luftes,keshtu tu nxjerri zbuluar se kush ishin kolaboracionistet e vertet,ok agapi mu?

    3. Hahahaha says:

      Nga gjermani do te marrin “te gjatin me gunga” madje me “brryl” qe mos ti dali me e jo …..demshperblime lufte…fundja fundit…gjermani neqoftese ka “shkaterruar” dicka ka “shkaterruar” ate qe e ndertoj vete me 1830….per 43 vjet rrjesht ne ate bordello turke qe gjeti kur erdhi aty…

  6. undefined says:

    Te zgjedhin cfare te duan zvarrniket e Anadollit prap tek borxhet do ta mbajn frymen sepse te tille jane…..eshte …geni..i tille

  7. dy popuj miq says:

    Shqiptaret ne Greqi duhet t’i japin voten Aleks Tsipres sepse qeveria e tij u ka dhene kaq e kaq para pa punuar fare (epidhomata – ndihme sociale), udhetim falas me autobus, tram, trolej dhe metro si dhe lehtesira te tjera.
    Normalisht qe reagimet do te jene dy: 1) shqiptaret do t’ia japin voten sepse keshtu u intereson; 2) shqiptaret nuk do t’ia japin voten sepse gjithmone kane qene bukeshkale.
    MicoTaQi eshte nga Kreta (miks afrikano-nuk-e-di-cfare-tjeter), me familje qe ka abuzuar shume me pushtetin dhe shqiptaret nuk ia kane pare ndonjehere hajrin. Kurse Tsipra eshte nga anet tona. Kaq.

  8. era! says:

    Greku e ka marre tatepjeten ne menyre te pakthyeshme dhe e pret gremina e shperberjes…………….

  9. Mendimi jo profesionist says:

    Lufta brenda te majtes greke eshte si kudo ne Bote.Shqiptaret si grupim ekonomik ne cdo vend Europian nuk mund te perkrahin te djathten e NEA DEMOKRACISE te Qirjako Micotaqis qe ne 1991 -1993 kur “JATI i tij,Kostandin MIcotaqis”i hapi dyert per refugjatet shqiptar por neneshkroj shume ligje per ti mbajtur “skllever ” nga e cila vuajne dhe sot shume prej tyre.Nga ajo politike edhe brezi i trete,niprit e atyre qe u larguan ne1990 edhe sot quhen refugjat.Ne kete gjendje ka ndikuar fuqishem edhe “MOTRA” e Kirjakos zonja DORA BAKOJHANIS.(nje emer me shume drit-hije per marreveshjen e detit te firmosur nga Lulezim Basha.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje