Serbia dhe Bullgaria nisin "luftën" diplomatike, shkak Kosova

7 Korrik 2019, 14:56Rajoni TEMA

Deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, nuk mund të përfaqësojë qëndrimin e shtetit të tij, Spanjës, lidhur me Kosovën, por ai duhet të respektojnë qëndrimin e tërë Bashkimit Evropian lidhur me pavarësinë e Kosovës, ka shkaktuar reagime të ashpra në të dy shtetet [Serbi dhe Bulgari].

Ishte ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili tha se qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është e pavarur dhe se kryeministri bullgar, Borissov,  i cili thotë se Kosova është e pavarur, duhet të respektojë këtë qëndrim, e jo t’i japë ​​leksione shefit të ri të diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

“Boyko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borellit. Në çfarë ngjanë kjo, kjo është e neveritshme. Më së shumti më nervozon hipokrizia,  mjaft më me këto. Të mos flas se ka marrë dekoratë nga ne [Borisov]”, tha Daçiç, përcjell Telegrafi.

Siç raporton gazeta serbe “Blic”, pas deklaratave të zyrtarëve të dy vendeve, çështja ka shkuar edhe  një hap më tej. Kështu që ambasadori serb në Sofje është ftuar në një takim në Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme të hënën, me urdhër të ministres bullgare Ekaterina Zakarias. Ambasadori është ftuar për shkak të komenteve të Ministrit Daçiq në adresë të kryeministrit bullgar Boyko Borissov.

Vetëm disa orë më vonë në të njëjtën mënyrë është kundërpërgjigjur diplomacia serbe, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cilitha se me urdhër të tij i ngarkuari me punë i Bullgarisë është thirrur në bisedë në Ministrinë e Jashtme,  në lidhje me deklaratën e kryeministrit Borissov.

“Serbia dhe Bullgaria si një vend fqinj dëshiron të ketë marrëdhënie të mira, miqësore dhe aleate, që nënkupton një nivel të lartë të mirëkuptimit për interesat më të rëndësishme të dy vendeve dhe dy popujve. Siç ne kemi mirëkuptim për çështje të identitetit nacional bullgar, gjithashtu presim mirëkuptim për rëndësinë e çështjes së Kosovës për popullin serb. Kjo deklaratë e kryeministrit bullgar, nuk ka të bëjë me kuotat për peshkim, apo cilësinë e djathit serb në negociatat me Bashkimin Evropian, por është e lidhur me çështjen e integritetit territorial të Serbisë”, tha Daçiq në një deklaratë për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Siç theksoi ai, deklaratat e tilla duhet të jenë precize, “sepse nuk është e vërtetë se i gjithë Bashkimi Evropian ka qëndrim unik dhe të përbashkët për pavarësinë e Kosovës”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar sot kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës për të qenë pjesë e familjes evropiane.

8 komente në “Serbia dhe Bullgaria nisin “luftën” diplomatike, shkak Kosova”

  1. Gjorku says:

    Qèndrimi i K/M tè Bullgarisè èshtè vèrtetè pèr tu pèrshèndetur. Serbia udhèhiqet nga kèlyshèt e Sllobos, pèr rrjedhojè fjala e Drejtè dhe Parimore i Tèrbon, duke ju nxjerrè gjithè egèrsinè qè kanè brenda. Atè qè serbèt pèrlyejnè dihet, nuk èshtè njè gjè e re. Nga ana tjetèr thjeshtèsia e zotit Borissov duhet tè bèhet njè shembull edhe pèr Rumaninè. Kur gjèrat thuhen pèrballè, gabimet ndreqen, vèndet afrohen edhe shkohet mè larg. Nuk mundem pa nènvizuar atè qè qelbèsira Ivica ju drejtua Borissov :- Nuk duhet tè flasè pasi ne ( serbèt ) e kemi dekoruar !? Kètu lind dhe pyetja : – Sa dekorata kanè dhènè serbèt qè disa lider qè nuk shprehen hapur pèr tè drejtèn e shqiptarève tè Kosovès ??? Le tè pèrgjigjen ata pesè shtete qè nuk e njohin Shtetin e Kosovès ! Uniteti i Europès èshtè i cènuar nga tè korruptuarit, Eu èshtè e detyruar tè ndèrhyjè !

    1. Njuz Feik says:

      Keta zihen dhe Evropa i ndihmon me Euro plot.Nderkohe Shqiperia e Rilindjes…’Asnje lajm ne Tema per Samitin e Poznanit qe Rama u largua me gisht ne bithe’.

  2. Fjfjf says:

    Zotni Daçiç,a po don njo deklarat preçize? Shko e futu ne kosove po ta mbajti bitha, meqe nuk eshte e pavarur.

    1. mik says:

      Fjfjf – Thanje e goditun. Te lumte.

  3. Kalec Dega says:

    Nderkohe, Pas takimeve plot gallate te Edvin Rames ne Poloni me Kryeminstren Angleze dhe te tjere, Shqipëria ishte e vetmja që nuk mori asnjë para nga grantet e BE-së. Këtë herë, arsyeja ishte mungesa e projekteve.

    180 million EUR dhe asnje qindarke per Rumpallen Albanistan!

    Si shpjegohet? Te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor perfituan , Kosova mes tyre pervec Shqiperise. Kaq inat e paskan Shqiptarin thua?

  4. mik says:

    Ala nuk e kupton politika Serbe se nuk ja vlen te shpenzoje miliarda per disa thermija, ose te vrase lopen per te shpetu vicin.
    Ballkani nuk asht Serbi, por asht Ballkan ( Ilirikum ) me mijera vjet para se Serbija te vinte aty ku asht sot. Qebdrimi i Serbise po influencon per keq ne te gjith Ballkanin, e ata kujtojne se jane te randesishem, vetem pse rrejn vedin se historia e tyre asht e lavdishme, vetem pse Stefan Dushanit perfitoj nga rrethanat e dobesise se Bizantit dhe sundoi vetem per 10 vjet, e nacionalistet e shkret Serb kujtojne se me nje lule vjen Pranvera !! Bullgaret sunduan per afro 200 vjet e nuk ndihen, e Serbet kujtojne se kan ba histori !!
    Nderhyrja ne politiken e jashtme te Serbise te atij qe ata e quajn partner, nuk asht e dobishme per Serbet, por i sherben ” partnerit ” te tyre.

  5. Arber iliri says:

    Serbet duhet te mbledhin mendjen.nese duan nje lufte te dyte per kosoven ok .Te humbur e kane.

  6. Kuq e zi says:

    Kaq e pati lidhja ortodokse qe themeloi greqia dhe serbia?
    Bullgaria e dine mire se aksi natyror eshte sofje-tirane dhe jo beograd-athine sepse maqedonia e veriut nuk eshte serbo-greke por bullgaro-shqiptare
    Ndersa bushi pohoi ne tirane se aksit beograd-athine i shkoi ora, dhe kur e thone ata…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje