Zbardhet projekt-vendimi për ngritjen e komisionit hetimor mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Projekt vendimi përcakton afatin kohor prej 3 muajsh hetime si dhe anëtarët, të cilët akoma nuk janë caktuar zyrtarisht.
Siç bëhet e ditur ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.
Njoftimi
KUVENDI
PROJEKT-VENDIM
Nr. ________/2019
“PËR
NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR TË KUVENDIT PËR KONTROLLIN E LIGJSHMËRISË SË VEPRIMEVE TË KRYERA NGA ANA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KUADËR TË USHTRIMIT TË KOMPETENCAVE TË TIJ LIDHUR ME ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE” Në mbështetje të nenit 7 dhe 78 të Kushtetutës, të nenit 3, pika 3, nenit 5, pika 2, nenit 8 pika 1 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, si dhe të neneve 55 dhe 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të
Njeriut, bazuar në kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
ç) Sjellja dhe qëndrime të caktuara të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.
1.________________________________________ Kryetar
2.________________________________________ Zëvendëskryetar
3.________________________________________ Anëtar
4.________________________________________ Anëtar
5_________________________________________ Anëtar
6.________________________________________ Anëtar
7.________________________________________ Anëtar
8.________________________________________ Anëtar
9.________________________________________ Anëtar
10._______________________________________ Anëtar
11._______________________________________ Anëtar
7.Ngarkohen Kryetari i Kuvendit që menjëherë të caktojë mjediset dhe mjetet e punës së komisionit, si dhe personelin e nevojshëm, duke vënë në dispozicion edhe ekspertë juriste.
8.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të marrë masa për zbatimin e vendimit të Kuvendit dhe të urdhrave të Kryetarit të Kuvendit, për mbarëvajtjen e punës së komisionit, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme logjistike për veprimtarinë normale te tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar më______/______/2019
KRYETARI
GRAMOZ RUÇI
Shumë të nxituar po tregoheni zotërinj socialist!!! Ç’është kjo, i lini tre muaj kohë komisionit! Jepini mor jahu, dy deri në tre vjet kohë, se nuk u bë qameti. Pastaj, kush ju ndaloi ta pyesni vet zotin president, sa muaj kohë kërkon? Komisionet hetimore parlamentare janë proverbial për mbarimin me sukses të misioneve që u ngarkohen. Nuk thonë kot, nëse do ti bësh mutin një problemi të caktuar, ngri për të një komision parlamentar dhe suksesi ka për të qënë i garantuar.
Tani, vetëm një fëmijë që nuk është marë me politik nuk e ka të qartë se komisionet hetimorë ngrihen me të vetmin qëllim për të fituar kohën e nevojshme që problemi të shkërmoqet dhe harrohet. Komisioni hetimor, mbështetur dhe nga disa demonstrime të opozitës do të bëjnë të pritet me durim deri sa OSBE/ODHIR të jap verdiktin përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit. Nëse ata do kërkojnë që zgjedhjet të përsëriten në një numër të caktuar zonash, sidomos atje ku kanë drejtuar opozita, atëherë 13 tetori është një datë e përshtatshme për përsëritjen e pjesëshme të zgjedhjeve. Kjo do bënte që dhe opozita dalë ngadalë tu kthehej institucioneve dhe ta mbyllte përgjithmonë marrëzinë me bojkotin e zgjedhjeve. Ndaj kush pret të kërcasin pranga, të ketë shkarkim të presidentit e plot gjera të tjera të lezetshme për të kaluar kohën, gabohet rëndë dhe fatkeqësisht do mbetet i zhgënjyer.
Kam bërë një koment këtu. Nuk di pse nuk e shfaqni.