Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se presidenti Meta e ka treguar armiqësinë e egër që ka ndaj shumicës qeverisëse.
Shefi i qeverisë u shpreh se presidenti duhet shkarkuar pasi sipas tij, “nuk e ka mbushur kupën, po e ka derdhur”.
“Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon” thotë Napoleon Bonaparti
Sot nuk jemi mbledhur të ndalojmë një kundërshtarin tonë.
Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi.
Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse.
Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve, që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e celjes së negociatave në BE.
I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir.
Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR”, tha Rama.
Ai u shpreh se “Ilir Meta duhet ndëshkuar deri në fund në Kuvend dhe reagimi ynë si deputetë duhet të jetë frontal, në emër të Kushtetutës.”
“Në këtë pikë, graviteti i parimeve themelore të Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë. Ilir Meta nuk është më thjesht kundërshtari i njohur i Qeverisë, por armiku i hapur i Kushtetutës.
Ai sot është armiku i deklaruar i Parlamentit të Shqipërisë. Nuk është më thjesht vetëm politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi, ai është shëmbëlltyra i të tremburve nga drejtësia, i cili edhe mbi shtrirjen e rrezes së agresionit ndaj partnerëve, na dëmton ne si deputetë, si qytetarë, si popull, si shtet”, u shpreh Rama nga foltorja.
Ai komentoi edhe kritikat e Metës ndaj ambasadave të huaja në Tiranë, duke theksuar se presidenti “e mendon Ambasadën amerikane si topin që i vendos gjoksin e trupit me kostum banjo.”
“Presidenti u kthye në përfaqësuesin e lëvizjes Haxhiqamiliste. Unë i bëj thirrje të reflektojë e të mbledhë veten brenda kornizave institucionale”, tha Rama.
Rama ndër të tjera tha se presidenti duhet të ndërpresë sulmin ndaj parlamentit, “të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm ndaj Republikës, si dhe të ndalojë dhe përgojimin e figurave historike, sepse paralelizmi me to keq-informon brezin e ri, sigurisht kjo mbetet një vërejtje miqësore”.
(TemA)
Vazhdo! Ata Jane shpartalluar.
FOL EDO TE LUMTE GOJA
Brravo Edi Rama, Ilir Floriri meriton vetem burg te perjeteshem per krimet monstruoze ndaj Shqiperise.
i pari eshte Rama qe duhet te hetohet e me pas Meta e te gjithe te tjeret qe morren dhe po vazhdojne te marin ne qafe vendin .
IVONI E KE GABIM I PARI ESHTE SALA SE KA DJEGUR DY HER SHQIPERINE DHE KA VRAR NJERZ NA RROFSH TRAPIN
Mu kujtua nje varg I Kadarese kur shprehej per firmen e Enverit ne themelimin e PKSH,kur shkruante;”ajo nuk ish fitme por vetetime ne qiellin me rrufe e suferine!”…Si nuk u beme njehere njerez racionale!
Jepi gjigand se i ke ne rrokullisje te pandalshme pd dhe lsi nuk vin ne pushtet, i degjenerove fare Long life Edi Rama
Ke 6 vjet qe vetem shan flet per timona e per matrapike asi lek pune
BRSS, TE ME FALESH , POR I PARI I TE PAREVE ESHTE RAMIZ ALIA . ME KUJTOHET QE DITEN E PARE QE MORI “FRENAT “E VENDIT NJE SHOKU I IM USHTARAK NE ZONEN E PRESPES , BILES DHE DHENDER ATJE ME KA THENE : ” UNE SHKODRAN JAM , POR TE NJOH TY , KAM RESPEKT NDAJ PO TE THEM SE NE SHKODRANET NUK JEMI PER KETO PUNE . NE JEMI PER “AHENGJE ” , TE SHOHESH C`DO TE NDODHE ! DHE NUK KALOJ SHUME KOHE DHE AJO QE ME THA MIKU I IM NDODHI . TE ME FALIN SHKODRANET , PASI KAM DHE SOJ ATJE , POR PO I NGRE , NUK PO I UL , NJEREZ QE DUAN TA GEZOJNE JETEN ..! POR VENDI U SHKATERRUA DHE ME VJEN SHUME KEQ.. ! KAM RRETH TRIDHJET VJET QE JETOJ NE “B.E.-ne”E SKLLAVERISE MODERNE” SIKURSE E KAM PERCAKTUAR DHE E KAM SHPREHUR NE KOMENTET E SHUMTA QE KAM BERE , PASI TE TILLE E KAM NJOHUR ..!
Ne e njihnim prej kohesh Ilir meten por nuk donim te besonoim takimin e njgjales…..Ju e besoni kete takim z. KM??????????
deputetja Hajdari,kryetare grupi,si dhe Murrizi mungojne ne seance sepse jane hipokrit.TE dyve ketyre tani u eshte hapur goja per te folur per gjemat e PD ndersa PS ka vite qei thote.