Deputetja e PS, kundërpërgjigje juridike për Ilir Metën

8 Korrik 2019, 16:52Politika TEMA

Kjo e hënë ishteë një ditë plot zhvillime intensive.

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat parashtroi edhe një herë arsyet ligjore përse shfuqizoi 30 qershorin dhe dekretoi 13 tetorin si datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Por e ftuar në studion e Top Talk, deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është edhe bashkë-relatore me deputetin Adnor Shameti të raportit për shkeljet Kushtetuese që ka kryer presidenti i Republikës, u shpreh se në Kushtetutë nuk parashikohet në asnjë nen që të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese dekreti që ka lidhje me datën e zgjedhjeve.

“Nëse gjendet një pikë në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës, ku parashikohet se cilat janë aktet apo çështjet për të cilat shkohet në Gjykatë Kushtetuese, dhe kjo ka të bëjë me një dekret të presidentit për datën e zgjedhjeve ma lexoni dhe ma thoni ku është. E kjo që po ju them është analiza e Gjykatës Kushtetuese që përbën jurisprudencën e saj dhe burim të së drejtës.

Nga ana tjetër kur ju them që akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve është një akt administrativ i pavlefshëm, sepse është nxjerrë në kapërcim të kompetencës së organit. Ua them jo pa qëllim, sepse ky është thelbi, prandaj edhe organet e shtetit bazohen në kuadër të parim të ligjshmërisë që zbatohen në veprimtarinë e tyre vetëm në ligj.

Përndryshe do të kishim një amulli, gjithsekush do të merrte vendimi siç i mendon të arsyeshme”, u shpreh ajo.

Sipas deputetes Klotilda Bushka, ka një praktikë të konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, e cila çështjen e dekretit të presidentit për zgjedhje e parashikon si një çështje që nuk hyn në juridiksionin e kësaj të Gjykate.

“Në fakt me të drejtë në 2017-ën kanë dhënë një vendim të tillë, ku ia referon konfliktet për të dekretet për datat e zgjedhjeve Kolegjit Zgjedhor, apo Gjykatës Administrative, duke iu referuar nenit 131 apo 134 të Kushtetutës”, tha ajo.

E pyetur se nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale, a do të ishte paditur akti i presidentit në këtë Gjykatë prej PS, ajo tha

“Në gjykimin tim një akt administrativ i pavlefshëm, përsa kohë nuk prodhon asnjë pasojë nuk ka arsye përse të goditet. Si KQZ, KZAZ, ashtu edhe Gjykatat e kanë konstatuar kryesisht pavlefshmërinë absolute të një akti administrativ, sepse ka një praktikë të konsoliduar.

Ne si subjekt do ta kishim ankimuar, nëse ky akt do të kishte sjellë pasoja reale për të penguar zgjedhësit për votuar”.

7 komente në “Deputetja e PS, kundërpërgjigje juridike për Ilir Metën”

  1. ??⚖️??⚖️??⚖️???????? says:

    Shkarkojeni dhe mos e zgjasni !

    1. Parti -Enver jemi gati kurdohere says:

      Po pse akoma se kane shkarkuar Presidentin, Tualeti dhe Edroga?

    1. ari says:

      Seriozisht seriozisht
      Ne PS ose kane ngele bandite ose debile
      Moj vajze e palexuar
      Nese dekreti I metes nuk solli pasoja juridike
      Si do ta shkarkoni presidentin???????

  2. PPSH says:

    VENDIM MARRJA PER SHKARKIMJN E PRESIDENTIT , ESHTE PER TA NDIHMUAR METEN . ESHTE NJE NDER I MADH QE I BEHET KETIJ NJERIU , NE PRAG TE SPK TE DALI NE PENSION DHE MIS TE GJYKOHET ,SI SHUMW GJYQETAR QE DHANE DORHEQJE PER MOS TU PERBALLUR ME WETINGUN.

  3. Ben says:

    Po sikur neser ose ne ditet ne vijim,Salvatore Qametaj,nxjerr nje dekret qe çdekreton qeverine ose nxjerr nje dekret qe çdekreton X minister?A ka jurist te shpjegoje kete rast?

  4. lisi says:

    Nese Edi denohet me 37 vjet po ti mor idiot qe vec te tjerash edhe ke vrare nuk te mjaftojne as njemije vjet te shlyesh krimet tua te pashlyeshme…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje