Kuvendi mblidhet për Metën: Opozita protestë kundër shkarkimit të presidentit dhe pro largimit të Ramës

8 Korrik 2019, 09:05Politika TEMA

Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë sot në seancën plenare të orës 17:00, ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mazhoranca akuzon Kreun e Shtetit se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Seanca plenare pritet të mbarojë para nisjes së protestës së opozitës.

Partia Demokratike dhe aletatë e saj opozitarë, do të kthehen në shesh para zyrave të qeverisë  për të kundërshtuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe kërkuar largimin  e kryemisnitrit Edi Rama.

Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5  muajt e fundit,  ndërsa burimet thonë se pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara, janë marrë masa që mos ketë dhunë. (TemA)

1 komente në “Kuvendi mblidhet për Metën: Opozita protestë kundër shkarkimit të presidentit dhe pro largimit të Ramës”

  1. LULJA says:

    FUTJA KOT SHKONE LULI NE VORE, KAMEZ MBLEDHE 200 FSHATARE DHE HOPA PROTESTA NR 10 .
    DERI TANI E XERRUAR RAMEN 10 HERE ……
    LULE JEP DORHEQJE SE KE MBARUAR JE KTHYER NE QESHARAKE LERE RAMEN TE PUNOJE LARGIMINE TIJE E VENDOS VOTA E LIRE JO TI ME LIKE FLORIRIN DHE PSIKOPATI BERRISHA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje