Letër e hapur drejtuar mamit të Zeqos dhe gjithë Zeqirëve kudo që ndodhen!

8 Korrik 2019, 18:52Politika TEMA

Nga Denar Biba

Prej disa ditesh, njeri pas tjetrit e sot njera pas gjithe te tjereve, iu keni premtuar pasuesve tuaj (te cileve ua qaj hallin se kane mbetur te ndricohen nga ca te erresuar) se do te beni kallzim penal ndaj meje e kolegeve te tjere ne KQZ sepse, sipas jush “paskerkeshim manipuluar shifrat e pjesemarresve ne zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019”.

Nuk eshte problemi im por i atyre gjithmone e me pak individeve qe vazhdojne t’ju besojne ende, se cfare kuptimi ka qe dilni cdo dite nje e nga nje dhe kercenoni, kur mjafton qe vetem njeri prej jush te zbrese nga maja e thanes, te ule te ndenjurat e te shkruaje dy rreshta qofte edhe sa per sy e faqe, ti vere emrin “kallzim” ne krye e ta depozitoje prane Prokurorise se Tiranes. Fundja mund ta nisni edhe me poste, nese keni turp nga koleget juriste te paraqiteni personalisht.

Me thene te drejten, une kujtoja se e kishit bere derisa degjova sot prape njeren qe, pas te njejtes fAltore, e tha serish pa iu dridhur fare syri. Epo, halli asht sa me t’plas cipa! – thone mencurisht shkodranet ne te tilla raste.

Nga ana tjeter eshte problem imi cdo perpjekje e juaja, sado patetike qofte, per te hedhur balte mbi procesin zgjedhor ne pergjithesi dhe mbi emrin tim e KQZ ne vecanti. Per te qene i sinqerte, me keni bezdisur edhe familjaret, te cilet prej ditesh presin qe ju ti ktheni fjalet ne vepra e te ikin te qete ne det, duke qene se pas kesaj do jeni ju qe do mbeteni ne te thate.

Tani dy fjale edhe me ate pjese te ndergjegjes suaj juridike qe uroj t’ju kete mbetur.

Ju e dini mire se nuk ka asnje nen te Kodit Zgjedhor qe te parashikoje dicka, cfaredolloj rregullimi, qofte edhe perciptas, mbi ndonje detyrim te anetareve dhe/ose administrates se KQZ per te dhene informacion mbi pjesemarrjen e shtetasve ne zgjedhje. Ju e dini mire gjithashtu se ky informacion jepet prej vitesh dhe qe asnjehere nuk ka qene plotesisht i sakte, por thjesht provizor, sikunder edhe eshte cilesuar publikisht. Per pasoje, nuk ka asnje ligj te shkelur nga KQZ ne lidhje me sa me siper.

Ndonese kjo qe sapo shkruajta eshte me shume se e mjaftueshme per kedo me dy pare mend, per ju dhe ata qe ju ndersejne po shpalos edhe dicka tjeter, qe pervecse te paprincipe ju ben edhe qesharake.

Sjell ne vemendje te atyre qe po me lexojne, qofshin keta edhe njerez te cilet, per shkak te qendrimeve politike te tyre nuk kane mendim te mire per mua se, ne bindjen tuaj te plote, te cilen nuk lini radhe pa e bere publike, ne date 30 qershor 2019 nuk pati proces zgjedhor. Gjithcka ndodhi – sipas jush e ca te tjereve te cileve iu mbani ison – i gjithe procesi ishte nul dhe absolutisht i pavlefshem. Pra, kjo eshte qasja juaj subjektive. Arsyeshem, nqs i qendrojme interpretimit tuaj te fakteve dhe te ligjit, edhe cdo veprim tjeter qe pason e bazohet mbi nje proces nul, eshte nul. Atehere, si na paskerka krim (veper penale), kur ngado qe ta shohesh kete histori, si nga ana e ligjit, si nga ana e interpretimit tuaj te ligjit, nuk ka asnje ligj te shkelur?

Dhe ju e dini mire kete! Sikunder dini gjithashtu se “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer … dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” (Neni 305 “Kallezimi i Rreme” i Kodit Penal).

Kini parasysh qe konsumimi i kesaj vepre penale kerkon thjesht e vetem qe kallzuesi te dije se krimi i kallzuar nuk ekziston – dhe secili nga ju ka ore te tera regjistrimesh neper studiot tv ku shfaqet duke “argumentuar” se zgjedhje ne date 30 qershor nuk ka pasur!

Si ka mundesi qe nuk i qendroni kesaj linje e te godisni per pavlefshmeri absolute ne gjykaten administrative qofte edhe nje vendim te vetem te KQZ?! Si ka mundesi qe, te bindur se ajo cka ndodhi ne date 30 qershor ishte nje nulitet i madh, nuk beni kallzim ndaj KQZ ne lidhje me disa miliona leke prokurime qe urdheroi Kryetari i KQZ e qe nuk i anuloi asnjehere, megjithese per te Dekreti i Presidentit ishte dhe eshte i ligjshem?!

Ore, do te thote ndonje nga ju, se edhe njihemi (pika qe s’ju bie!), sa u lodhe per gjithe keto, na kishe shkruajtur ate kallzimin ndaj teje; me ate rast kishe perfituar te vije edhe ndonje etiketim pozitiv per vete (fjala vjen “Denar Biba, pikerisht sepse eshte edhe nje nga juristet me te mire ne vend, rezulton edhe dhunuesi kryesor i ligjit”???).

E dini cfare, vazhdoni aty nga maja e thanes se, gjithkush ben ate qe di, vetem ju lutem mos me thoni kur te ndodhe qe te takohemi se nuk e kishit seriozisht; se politika keshtu e ka e brockulla te tjera. Jo, politika nuk e ka keshtu! Nuk duhet ta kete keshtu! Kjo mender me thene politika juaj po, si per te na e shpifur. Harroni ju qyqe se, duke delegjitimuar institucionet publike dhe sistemin e vetem te marrjes se pushtetit, po prisni degen ku qendroni edhe vete. Apo aq ju ben, ju keni majen e thanes…

15 komente në “Letër e hapur drejtuar mamit të Zeqos dhe gjithë Zeqirëve kudo që ndodhen!”

  1. Amy says:

    fiks fare Denar,

  2. Gjergj says:

    Denar , goditjen me te rende jua dha Greqia dje ku votuan rreth 10 milione njerez e brenda 12 oreve u be betimi i qeverise se re! Ju administrstoret publike e juristet e kapur na keni zhytur ne standarte afrikane zgjedhore.Nuk prisja qe ps te ishte kunder hapjes se kutive, ku me 2009,dhe pse isha jo rilindas , mbrojta kauzen e tyre per hapjen e kutive cka sadopak ndikoi dhe ne largimin tim nga puna.Demokracia eshte pjesemarrje, ti thua nuk ju informoj per pjesemarrjen.Demokracia eshte transparence.Votoje per te hapur kutite e nuk kane vlere sofizmat.Kam patur pershtypjen se sa me profedionist te jete njeriu aq me pak i kapur e i padrejte eshte.Me ke zhgenjyer e me vjen keq per kete.Nuk di si e kur do te mund tja shlyesh kete borxh demokeacise.

    1. Cudia says:

      Ti Gjergji harrove te thoje me te rendesishmen. Partite opozitare u futen ne zgjedhje dhe biles fituan. Cfare ndodhi ne Shqiperi?

    2. Vertino says:

      O ti GEORGE(gjergj) nuk me thua kush ka kerkuar hapjen e k.te votimit?Ata qe moren pjese ne votime apo ata qe rrine rrugeve apo plazheve?tung nga US.

  3. Zef Kastriot Gjergj Shpatari says:

    Ky eshte kokrra e mediokrit delirant

    1. Tani says:

      Kurse ti kokrra shpellarit qe gjuan nga maje e thanes.Ma zi nuk ka.

    2. Dare davil says:

      Bravo Denar Biba, e paske shkrujt me hosten jo me pene!
      Tani mendjeshkurtrit dihet, do merren me ty, e jo me ligjin e argumentet e tua se aq dine .

    3. Ilmi says:

      Une mendoi se eshte kokrra e shpellari, ky gjergji.

  4. Shvejk says:

    O Gjergjo, te pakten mundohu te jesh i qarte me veten.Denari i shkrete po ta thote Shqip, ju edhe nuk i njihni zgjedhjet, edhe doni te hapen kutite. Tashti qe ta sqarojme, i njihni apo nuk i njihni zgjedhjet? Se nese nuk i njihni atehere nuk i njhni njesoj si me kuti, si pa kuti te hapura. Por nese hapen kutite, atehere ju i njihni zgjedhjet qe cke me te. Ju me kujtoni ate fukarain qe i lutej zotit dite per dite qe ta bente te fitonte llotarine. Nje dite zoti i lodhur nga lutjet e fukarait zbriti ne toke dhe i tha:Qe te fitosh llotarine si fillim duhet te blesh bileten, perndryshe as une nuk te bej dot derman.

  5. Qelbesira nga Vicidoli says:

    O Gjergj shpatkari ,Ta mbeshtes plotesisht deri ne fund…….mendimin ???

  6. Argjon says:

    Nëse “Tema” ma boton, doja t’i bëja një pyetje arsyes ligjore të zyrtarit të lartë, zotit Denar Biba.

    Duke pasur parasysh Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 23 ku thuhet :

    “1. E drejta e informimit është e garantuar.

    2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

    3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.”,

    PASTAJ,

    KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS
    SË SHQIPËRISË
    Neni 5
    Parimi i transparencës
    Organet publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në
    bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në të.

    Neni 6
    Parimi i informimit
    1. Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion publik, që ka të bëjë me veprimtarinë e organit
    publik, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon të
    drejtën e informimit.
    2. Në rastet kur informacioni i kërkuar refuzohet, organi publik merr vendim të arsyetuar me
    shkrim, i cili përmban edhe udhëzimet për ushtrimin e së drejtës për ankim dhe i njoftohet
    menjëherë palëve në proces. “,

    do të doja të dija se çfarë do të bënte zyra dhe institucioni ku zotëria punon, sikur 3,5 milion votues do t’i kërkonin në të njëjtën kohë, me telefonata, letra dhe emaile se si shkuan zgjedhjet?!

    Ju lutem, përgjigjen mos të ma jepni pa mbaruar numërimin e zgjedhësve imagjinarë dhe mundësisht jo në majë të thanës.
    Gjithmonë pasi të keni shqyrtuar nëse keni të drejtë për të dhënë përgjigje apo jo.
    Duke lavdëruar arsyetimin tuaj ligjor si një nga më të hollët ndër të hollët, ju uroj punë të mbarë! ?

  7. Artur says:

    Qe ti denk.. je komplet deliarant dhe koke…., Se vija dyshim, por qe te duket vetja i r ndeisseshem kete e pashe sot,delirmadhestia jote eshte per tu admiruar dhe nga shekspiri…, Me mire mos fol se ruan dhe ata pak qe s te njofin…

  8. BK says:

    Nga pervoja ime si komisioner ne qendren e votimit nga 1992 deri 2015, kryetari i qendres votimit e raporton pjesemarrjen gjate dites gjithmone me shume se sa ckane votuar ne realitet, kane votuar 100, ai thote 120.
    Ne oren 18- 00, eshte raportuar pjesemarrja diku 18 %, por ne fakt, sipas statistikave nder vite, duhet te kete qene me e vogel.
    Procedura per te nxjerre pjesemarrjen, eshte mjaft e thjeshte dhe nuk pritet qe te filloi numrimi ne KZAZ perkatese.
    Sapo mbyllet votimi ne oren 19 00, shihet tek lista sa kane votuar dhe raportohet.
    Ne oren 20-00, kjo shifer ne shkalle vendi del e sakte. Ne perfundim te numrimit te gjitha kutive pas 2 ditesh, kjo shifer nuk e ndryshon %, sepse diferenca me ate qe eshte raportuar me faktin, eshte e paperfillshme.
    Denar Biba ka te drejte, kur thote se nese nuk e njihni procesin, nuk mund te kete dhe ankimim.

    E verteta e mbushjes se kutive, nuk mumnd te mbulohet se ne te gjithe Shqiperine kane punuar jo pak por mbi 30000 komisionere socialiste, dhe ata jane miqte dhe shoket tane.

    30 Qershori, ka mesuar si puna e mbretit qe ishte qeros dhe shkonte per tu rruar tek berberi, qe te thonte populli qe mbreti nuk eshte qeros.
    Eporosiste berberin qe te mos tregoje, perndryshe do ta vriste.
    Berberi ngaqe nuk mund te fliste ne popull nga frika, shkonte ne mes te pyllit dhe bertiste me te madhe:
    MBRETI ESHTE QEROS.

  9. Mika says:

    I NDERUARI Denar!.
    Marrja e mundimit per kete qartesim eshte i mirepritur dhe pa diskutim e ke bere shume mire!.
    Por problemi qendron se keta ZEQOT… ne majen e thanes qe xhirojne ne gropen me balte po u heqin trurin dhe arsyen disave qe ju vene pas!.

  10. Ledion says:

    Te lumte Denat. Ja paske skuqur shpellareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje