Mospjesëmarrja e shqiptarëve në Samitin e Sarajevës/ Daçiç: Prishtina dhe Tirana po punojnë për të krijuar "Shqipërinë e madhe"

8 Korrik 2019, 15:20Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka akuzuar sot qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë se po punojnë në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

Daçiç, derisa po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina, ka thënë se është e dukshme që Kosova dhe Shqipëria kanë nisur të zbatojnë politikën e përbashkët të jashtme. Ai përkujtoi se Ministri i Jashtëm Bexhet Pacolli tha me këtë rast se marrëveshja për një politikë të jashtme të përbashkët përfaqësonte Shqipërinë dhe e vetë-deklaronte Kosovën si një komb, raporton “Blici” serb. 

Pacolli thotë se marrëveshja për politikë të përbashkët të jashtme i paraqet Shqipërinë dhe Kosovën si një komb të vetëm. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të vërtetohet se në prag e kemi krijimin e Shqipërisë së madhe”? Imagjinoni nëse Serbia tani do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me “Republikën Sërbska” (në Bosnje)? A është atëherë një shkelje e integritetit territorial të BiH apo me ndonjë interes? Ndoshta të gjithë do ta dënojnë atë”, tha Daçiç para gazetarëve të cilët kërkuar nga ai të komentojnë vendimet e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë që të mos marrin pjesë në samit.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Beogradi, ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativa ndërkombëtare siç është kjo e SEECP-së, por nuk do të lejonte që të paragjykohej zgjidhja e statusit.

“Për Kosovën s’ka zgjidhje përderisa nuk merret vesh me Beogradin. Ndoshta dikush ia premton këtë, por kjo nuk është reale”, tha Daçiç.

Ai thotë se mosshkuarja e delegacionit të Kosovës në Bosnje ka për qëllim t’i bëjë presion Bosnjës që të njohë pavarësinë e Kosovës.(TemA TV)

5 komente në “Mospjesëmarrja e shqiptarëve në Samitin e Sarajevës/ Daçiç: Prishtina dhe Tirana po punojnë për të krijuar “Shqipërinë e madhe””

  1. Vladimir says:

    Vetem Be. Kjo eshte endera e shqiptareve. Dhe do ja dalim. Me ju osé pa ju.

    1. vang says:

      Nuk eshte njesoj rasti i KOSOVES me REP SEBSKA sese nuk eshte teritor serb,ndersa Kosova eshte shqiptare.

  2. Lani says:

    sa me shpejt cfar presim o popull. RROFT KOSOVA RROFT SHQIPERIA NATYRALE GJITHMON

  3. undefined says:

    Kush e vendos minister te jashtem kete rrote kkkk…Cmenduri

  4. GG says:

    po edhe? mos duhet tu pyesim juve ? Na u nxi jeta 50 vjet me juve dhe ruset ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje