Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Qirjako Mitsotakis, i cili fitoi një ditë më parë bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Më tej Bushati falënderon dhe ish-kryeministrin Aleksis Tsipras dhe ish-ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, që sipas tij, ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, por edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, përmes marërveshjes së Prespës.
“Urime Mitsotakis dhe Demokracia e Re për fitoren. Si anëtare me përvojë e BE, Greqia ka një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të rajonit tonë. Besojmë se lidhjet do të forcohen më tej në dobi të vendeve dhe popujve tanë.
Mirënjohje për Tsipras dhe Nikos Kotzias, të cilët ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve dhe kanë sjellë stabilitet shumë të nevojshëm në Ballkanin Perëndimor përmes marrëveshjes së Prespës”, shkruan Bushati.
Coi Urim me nje Kenge kardhiakis Kardhia Kakerdhia.
Pis milet. „ Grek te neoshpikur“
Ky ende ben cmos te duket “faktor” dhe me njohje dhe pa te cilin shteti po vuan ! Eshte thjesht nje mburravec mendjemadh ! Nuk duron dot pak,sa te pershendesin ata qe ju takon dhe kane rradhen…..Ende vuan nga idea e pa zevendesueshmerise ! Shumica nuk e njeh por realisht vuan nga idea e madheshtise dhe ne marredhenien e “Piramides” qe ka mbuluar,ka qene mendjemadh,por edhe abuzues.E meritoi “daljen” nga sistemi ! Lymi Tutit
BRAVO BUSHATI
DUHET TE SHKRUHET EMRI {MBIEMRI PER RASTET} CIPRAS DHE KOCIAZ . {C ME BISHTIN POSHTE PASI NUK MUNDEM ME TASTIEREN QE DISPONOJ } C DHE C ME BISHTIN POSHTE NUK EKZISTOJNE NE ALFABETIN GREK , POR LEXIMI ESHTE I NJELLOJTE ME SHQIPEN . MOS I DEFORMONI EMRAT E FIGURAVE ME TE VERTETE TE RENDESISHME TE POLITIKES GREKE DHE EUROPIANE NE PERGJITHESI .