Duket se protestat e opozitës në Shqipërisë kanë frymëzuar anarkistët në Greqi.
Njëlloj siç ndodhi tek ne vetëm 1 javë më parë ka ndodhur gjatë të dielës në Athinë ku anarkistët kanë rrëmbyer kutitë e votimit dhe kanë djegur votat.
Ngjarje këto që na kujtojnë Vaun e Dejës apo Shkodrën ku iu vu zjarri KZAZ-ve.
Një incident i rëndë është regjistruar në Athinë pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në lagjen “anarkiste” të kryeqytetit e njohur si “Exarchia”, ku persona të maskuar hynë në një qendër votimi dhe pasi kërcënuan të pranishmit rrëmbyen prej aty kutitë e votimit bashkë me votat.
Bëhet me dije se fletët e votimit të një prej kutive janë djegur.
Pas kësaj një grup të rinjsh përleshën me forcat e policisë dhe hodhën drejt tyre bomba molotov. Për momentin nuk raportohen persona të lënduar dhe policia ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës që rrëmbyen kutitë e votimit, pasi një incident i tillë nuk është i zakonshëm për një vend të BE si Greqia.
eshte mikrob i keq ky qe ka shperndare PD, se shpejti do shihet edhe ne vende te tjera kur te kete votime te rradhes, eshte molepsur bota
Ja pra, ky është ndikimi rus, që nxit vetëm forcat ekstremiste për destabilizim të rajonit.