Partia konservatore greke, Nea Demokratia rikthehet sërish në pushtet. Kyriakos Mitsotakis i ka premtuar vendit ulje tatimesh, më shumë punësim dhe investime. Mbiemri i tij është shumë i njohur në politikën greke.
Emocionet janë të përmbajtura pas fitores së konservatorit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2015 me fitoren e Alexis Tsipras dhe partisë së majtë Syriza përkrahësit dolën atëherë me kolona makinash nëpër rrugë para sheshit Syntagma. Kurse të dielën ndërrimi i pushtetit kaloi thjesht me një ngritje supesh, vetëm në selinë e partisë Nea Demokratia përkrahësit u gëzuan për „fitoren historike.” Duket se shumë grekë janë zgjuar të esëllt nga ëndrat e tyre.
Premtime të reja
Gati një vit pas qeveria në Athinë rifitoi të drejtën e vetëvendosjes financiare pas paketës së fundit të shpëtimit, votuesit i prezantuan partisë Syriza llogarinë dhe u kthyen tek konservatorët. Sipas të drejtës greke, partia më e fortë merr 50 vende shtesë, tani konservatorët mund të qeverisin me një mazhorancë të fortë në Greqi. Që këtë të martë kryeministri i ri Kyriakos Mitsotakis mund të bëjë betimin.
Pas fitores ai i mënjanoi tonet triumfuese: „Dua të jem pranë për të gjithë, për këdo burrë apo grua në Greqi, edhe për ata që nuk na kanë mbështetur. Ai apeloi tek votuesit të mos lejojnë ndarjen. Mitsotakis bëri të qartë, se para tij ndodhet „një detyrë e vështirë”. „Ju më dhatë një detyrë dhe unë nuk do t’iu zhgënjej”, tha Mitsotakis, i cili ka premtuar punë më të mirëpaguara në sektorin privat, tërheqjen e investitorëve të huaj në vend dhe ecjen përpara me privatizimet. Edhe ulja e tatimeve për sipërmarrjet bën pjesë në programin e Mitsotakis, si edhe një përpjekje e re për të marrë kushte më të mirë tek kreditorët ndërkombëtarë. Ata kërkojnë deri tani një suficit buxhetor prej 3,5%, Mitsotakis kërkon t’i bindë ata me ritkthimin e rritjes ekonomike për të pasur më shumë hapësirë për investimet nga fondet publike.
Kryeministri i ti mund ta fillojë punën me besimin, se qytetarët grekë, pjesën më të vështirë të viteve të krizës e kanë kaluar ndërkohë me qeverinë paraardhëse. „Greqia po e ngre kokën sërish krenare”, tha Mitsotakis duke shtuar se detyrën e zgjedhësve e merr përsipër me respekt dhe modesti.
Politika si çështje familjare
Me Kyriakos Mitsotakis rikthehet një dinasti e fuqishme politike në pushtet. Babai i tij Konstantions Mitsotakis ka qenë kryeministër grek në fillim të viteve 90-të, motra e tij ka qenë ministre e jashtme, kurse nipi është kryebashkiaku i ri i Athinës. Prej dekadash pak familje kontrollojnë politikën greke, familja Karamanlis, ajo Papandreout dhe Mitsotakis. Si ia doli kreu i konservatorëve të bindë votuesit, se ai nuk është i prerë nga i njëjti trung si paraardhësit e tij, kjo është shumë e habitshme.
Sepse ishin klanet familjare, që e futën Greqinë në një krizë të thellë borxhesh, nga e cila ajo nuk mund të dilte dot në vitin 2008. Mentaliteti i mitmarrjes, tarafeve dhe nepotizmit në radhët politike i lidhur me ato idetë kreative për paraqitjen e buxheteve shtetërore, sollën atë që Greqia të ndodhej në një mal borxhesh prej 350 miliardë eurosh. Greqia ende sot konsiderohet si vend mjaft i vështirë për t’u reformuar, dhe ekonomikisht renditet në fund të vendeve të BE.
Besim tek të rinjtë
Mitsotakis mori shumë vota tek të rinjtë. Ata shpresojnë që bankieri i investimeve që ka studiuar në Harvard të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët, më shumë se paraardhësi Tsipras. Nga ana tjetër Mitsotakis premton fundin e nepotizmit në partinë e tij, dhe kërkon të veprojë masivisht kundër korrupsionit, si për shembull që mjekët të mos presin më zarfin me para nga pacientët.
Humbësi i zgjedhjeve, Aleksis Tsipras u paraqit para përkrahësve të tij me fjalët „me kokën lart pranojmë votën e zgjedhësve”. Ai ka marrë shumë vendime, që patën një çmim të lartë politik. Megjithëse në fund Tsipras u përpoq me disa dhurata zgjedhore si rritjen e pagës minimale prej 11%, kthimin e të drejtave për sindikatat. Por ndërkohë votuesit ia kishin kthyer kurrizin të zhgënjyer, Aleksis Tsiprasit.
Do te kene ndikim direkt edhe ne vendin tone.
Rama duhet te rregulloje marredheniet me Nea Dimokratia, pasi Mitsotakis nuk eshte Tsipras.
Kiriako Mitsotakis, pervec marredhenieve ne shtepine e bardhe, ka lidhje te forta me kreret e rinj ne BE
Po normal greket u lodhen me Tsipiras pas gjithe atyre rformave qe shtrenguan rripin e grekeve tani votuan kete tjetrin i cili premton te liroje rripin(e gjitha per tu pare ne nje Greqi te mbushur me borxhe). Megjithe prapambetjen e Greqise ne BE sistemi i mekanizmit te demokracise funksionoi. Te njejten gje , te njejtin mekanizem duhet te perdorin edhe ne shqiptaret. Po ketu ju pelqen vetem te zihen me grushte, vetem per sherre. Akoma jetojne ne periudhen e feudaleve dhe te bajraktareve ku cdo gje zgjidheshe me grushte dhe te vrara njerzish. Se cfare lloj kombi jemi nje zot e merr vesh. I dime te gjithe,i kuptojme te gjitha,njeri nuk na i hedh dot,pretendojme te jemi shume te zgjuar. Megjithate cdo gje e bejme se prapthi, nuk ka gje qe nisim dhe te perfundojme ne rregull, cdo gje e duam te bejme sipas menyres sone, vetem rremuje,kaos anarki,intriga,vjedhje etj etj. Popull anapolla. Shpresoj nje dite te kthehemi nga barbare ne popull i arsyeshem qe te filloje te arsyetoje me tru dhe jo me “bythe”. U bene 30 vjet qe ajo qe kemi bere ne Shqiperi nuk eshte merite e Shqiptareve por e te huajve. Tani ka arritur koha te bejme dhe dicka vete ne. A thua ? Shpresat jane te humbura megjithate shpresa vdes e fundit , le te shpresojme
Po edushi jone kur do ti uli taksat.
Micot..kkkk do te ule breket por jo taksat….taksat ne Greqi nuk i ul Mico..kkk por gjermaniiiiiiii….ata qe po e mbajn me buke…ata qe e themeluan e ndertuan si Shtet…politikanet greke jane thjeshte…Qen vreshtash…..qe jane akoma ne enderr…