INTERVISTA/ Ilir Meta “ankohet” në mediat greke për Ramën: Ai është “nëna” e gjithë të këqijave. Gazetari grek: I nxorrët bojën Shqipërisë

9 Korrik 2019, 10:12Politika TEMA

Ilir Meta ka folur për situatën politike në vend për gazetën greke “Kathimerini”.

Gjatë intervistës për gazetarin Stavros Tzimas, Meta tha se në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor, ai mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik.

Sipas Metës: “Ky është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera.”

Interesant është fakti, se gjatë intervistës, gazetari e pyet Metën se cila është përgjigja për ata që mendojnë se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës, dhe se ky imazh negativ në botë për Shqipërinë, është krijuar prej vetë akuzave akuzave që bëhen brenda Shqipërisë, në betejën e ashpër kundër kryeministrit Rama.

Intervista

Duke lexuar deklaratat dhe intervistat tuaja së fundi, dikush mund të kujtojë se Shqipëria ndodhet në buzë të greminës. E tillë është gjendja?

Shqipëria është një vend modest, me një popullsi shumë të re europiane, me burime natyrore të pasura dhe e bekuar me bukuri natyrore mahnitëse. Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj.

Fatkeqësisht, prej disa kohësh Shqipëria ka qenë në qendër të lajmeve ndërkombëtare për një sërë çështjesh që lidhen me mosfunksionimin e sundimit të ligjit. Si kreu i shtetit të këtij vendi të mrekullueshëm, nuk mund të mos jem i shqetësuar për këto hapa prapa që duken sikur po përshkallëzohen në përmasa shqetësuese.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, unë mbart përgjegjësinë shtetërore për të adresuar në mënyrë të përgjegjshme çdo aspekt që na largon nga reformat dhe trajektoret tona europiane, duke pasur parasysh se ky është objektivi më unifikues dhe strategjik i popullit shqiptar.

Deklaratat e mia realiste nuk bëjnë gjë tjetër veçse e pranojnë këtë të vërtetë të trishtë, ndërsa unë vazhdoj palodhur e me vendosmëri të bëj çdo përpjekje për ta parë vendin tim që të funksionojë brenda kufijve të tij kushtetues si dhe ato të sundimit të ligjit.

Në këtë moment Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese. Është përgjegjësia ime të mos qëndroj në heshtje, por të kontribuoj në zgjidhjen e kësaj krize sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbasim mundësinë e vendimit që do të merret nga Këshilli Europian në tetor për të hapur negociatat e pranimit me vendin tonë.

Përplasja juaj me kryeministrin z. Rama ka marrë karakteristikat e hakmarrjes. Njëri lëshon akuza shumë të rënda kundër tjetrit  dhe tani kryeministri  ka vënë në lëvizje procedurën e shkarkimit tuaj. Keni ndërmend të pranoni një vendim të Parlamentit për shkarkimin tuaj? Nëse jo, çfarë do të bëni?

Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik. Ky është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera.

Unë kam qenë gjithmonë shumë i hapur dhe bashkëpunues me kryeministrin, me të gjitha institucionet shtetërore dhe aktorët politikë për të nxitur një qasje pozitive dhe konstruktive politike për t’u përqendruar në reformat e integrimit, si përparësi kryesore për vendin tonë.

Përgjegjësia ndaj shtetit dhe interesi më i mirë kombëtar kanë qenë dy parimet e vetme udhëheqëse në ushtrimin e detyrës time dhe unë kurrë nuk do t’i komprometoj ato për hir të marrëdhënieve personale.

Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë.

Çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gjykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

Kushtetuta jonë është jashtëzakonisht e qartë në përcaktimin e Presidentit të Republikës si autoriteti i vetëm shtetëror që gëzon të drejtën për të dekretuar datën e zgjedhjeve dhe Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm me kompetencë për të gjykuar kushtetueshmërinë e një akti kushtetues.

Është në të drejtën e kryeministrit, apo të dikujt tjetër që të kërkojë e të përpiqet të kapë me çdo kusht të gjitha institucionet e pavarura, por Shqipëria i ka thënë autoritarizmit njëherë e përgjithmonë “kurrë më”.

Folët për një plan instalimi të një junte që ka si qëllim krijimin e shtetit paralel në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe përcaktuat si ‘’njeri të përshtatshëm‘’ për të, Edi Ramën, dhe frymëzues, Xhorxh Sorosin. Çfarë dini konkretisht për këtë plan?

Unë thjesht e kam gërmëzuar qartë dhe saktë se si një grup i strukturuar, që praktikon taktika të një shteti paralel është duke synuar dhe kërkuar kapjen totale të shtetit në Shqipëri, gjë që u shërben agjendave të fshehta.

Është e qartë se këto agjenda nuk janë gjë tjetër, veçse në mospërputhje me anëtarësimin tonë në NATO, me procesin tonë të integrimit në BE, ose edhe me partneritetin tonë strategjik me SHBA-në.

Demokracia dhe sundimi i ligjit gjenden në zemër të këtyre marrëdhënieve dhe si të tilla, ato kurrë nuk do të jenë subjekt për negociata.

Shqiptarët e sinqertë dhe punëtorë nuk do të pranojnë kurrë të jenë koloni në shërbim të pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ata kurrë nuk do të pranojnë të keqpërdoren si shkak për turbullira në një rajon ku ata kanë qenë historikisht më të paqtët, megjithëse kanë kaluar vuajtje të tmerrshme. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndërrojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Kjo duhet të jetë e qartë!

Cila është përgjigja për ata që mendojnë se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës për shkak të narkotikëve? Shënoj këtu se ky imazh në botë është krijuar prej akuzave që bëhen brënda Shqipërisë për përfshirje të pushtetit politik me narkotikët, akuza që arrijnë të shigjetojnë edhe vetë kryeministrin.

Agjencitë e specializuara ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me këto dukuri negative, të cilat, dhe unë duhet ta theksoj këtë, nuk kanë të bëjnë fare me shumicën e madhe të njerëzve tanë të jashtëzakonshëm.

Ne nuk mund të lejojmë që të besojmë në mënyrë naive se këto raporte bazohen në debatet e brendshme. Këto janë çështje serioze, që konsiderohen më profesionalisht nga ato agjenci, të cilat ndihmojnë me zemërgjerësi institucionet tona për të përmirësuar dhe rritur kapacitetet e Shqipërisë në luftën botërore kundër kultivimit të narkotikëve dhe trafikimit të tyre.

Janë pikërisht këto raporte dhe skandale të tjera të ekspozuara në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, që kanë krijuar dyshime lidhur me vullnetin e vërtetë politik të investuar nga aktorët shtetërorë në këtë luftë.

Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën për të shumëfishuar përpjekjet e agjencive të zbatimit të ligjit në këtë fushë, duke mbështetur plotësisht të gjitha ato gra dhe burra të guximshëm, të cilët përballen çdo ditë me këta fajtorë kriminelë.

E urrej shprehjen “Shqipëria është Kolumbia e Europës”, që përdoret nga shumë media tani për tani, sepse vendi im ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë Zvicra e Ballkanit.

Me një atmosferë të tillë politike, mendoni se vendi juaj duhet të marrë datë hapjeje të negociatave të anëtarësimit në vjeshtë? Nëse Ju do të ishit në vend të një udhëheqësi të një vendi europian, do të votonit pro hapjes?

Kur ka vullnet, gjithmonë ekziston një mënyrë zgjidhjeje. Tetori nuk është larg, por ne jemi ende në kohë për ta transformuar këtë krizë të thellë në një mundësi reale europiane për hir të popullit shqiptar. Kryeneçësia për të qëndruar indiferentë ndaj rrethanave të përkeqësuara aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërruese për vendin dhe të ardhmen e tij europiane.

Demokracia dhe sundimi i ligjit janë përgjigja më e mirë dhe i vetmi shërim për çdo lloj krize të brendshme në një vend të NATO-s.

Bazuar në këtë besim, unë kam paraqitur përsëri një propozim të ri për të mbajtur zgjedhje trillojëshe më 13 tetor: zgjedhjet vendore, parlamentare dhe presidenciale. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asnjë propozim kundërshtuese, ose reagim ndaj propozimit tim. Jam ende duke pritur, me durim.

Mbetem me shpresë se do të mbizotërojnë pjekuria, përgjegjësia dhe interesi më i mirë kombëtar.

26 komente në “INTERVISTA/ Ilir Meta “ankohet” në mediat greke për Ramën: Ai është “nëna” e gjithë të këqijave. Gazetari grek: I nxorrët bojën Shqipërisë”

  1. Eri says:

    Stavros Tsimas eshte nje nga gazetaret me te mire te Greqise nuk rangu i Mark Markut.Por Stavros e di shume mire qe Shqiperia nuk quhet Kolumbia e Europes sepse ne Greqi hapen me shume droge sesa ketu pavarsisht qe ata ne nje fare menyre e kane legalizuar Hashashin.

  2. Virusi says:

    Interviste e rendomt, e padenje per nje president kur flet per vendin e vet. Me vend qe te jap opinione pozitive per vendin dhe sinjale qe mbeshtesin perpjekjet per integrimin evropian te vendit, ai ben te kunderten. Ne kete interviste ka gjera te rendomta, shume inat e kokefortesi dhe plot hollesi nga sherret tona, qe nuk I interesojne nje te huaj. ILIR Meta eshte shume I vogel, atij i mungojne permasat dhe cilesite e nevojshme te nje presidenti, te njeriut qe duhet te bashkoje krahet e ndryshme te politikes.

    1. Komentuesi says:

      Pis president.Ti more mut president, kurre nuk ke dashur dialog midis qeverise dhe opozites.Ti ke dashur dhe ke mbeshtetur opoziten ne radikalizmin e saj nepermjet protestav,duke mbajtur shprese se Edi Rama do rrezohet e ti do shpetoje.JO MORE JO! EDI RAMA NUK RREZOHET SE KA POPULLIN PAS,E NDJEK E MBESHTET DHE E VOTON.Prandaj te mos shkoi ndermend se Rama do rrezohet.Do rrezohesh, ti madje dhe me ceremoni.Bastard president.

  3. Tropojani says:

    A tu qifte dera e shtepise, koke Kar superhajdut, ti nuk je mbrojtesi I demokracise por I demokarcise.
    Fytyre e ndyre qe vjell vrer mbi shqiperine tone.
    #notMyPresident
    #pallekari
    #fytyreEQelbet

  4. Liri says:

    Eshte e turpshme se si nje president nje shemteire politike vete qan hallet te drejta apo te padrejta qofshin ne nje gazete greke. Nuk e di a do te ndodhte noihere qe Presidenti i nderuar i Greqise te qante hallet e greqise ne gazetat shqiptare kjo as ka ndodhir e as ndodh noihere se ai eshte president jo si ky i joni palo president …. turp per kete vend edhe per ata legene qe e vune kete shemtire politike president….

  5. likefloriri says:

    Eh more president, borxhe te medha te paska ky vend, qe nuk e mbyll ate hale edhe jashte vendit. Turp, qelbesire.

  6. vlora.vlora says:

    Po c prisni gruashkerdhyer president bythqir ,s di c ben tani ,ku te gjej ndonje pale per mbeshtetje

  7. Kosta says:

    Greket kane pergjimet e Balilit ku vertetohet qe ai trafikonte drogen per llogari te Metes.Greket e kane futur ne kllape Meten dhe ky vulehumburi kushedi cfare premtimesh eshte i detyruar ti jape Greqise pas dhenies se nenshtetesise Janullatosit.

  8. Opinjonisti i pa_anshëm says:

    Konflikti madhor sot në Shqipëri është MES PËRPJEKJEVE PËR REFORMIM DHE FUNKSIONIM TË DREJTËSISË DHE PENGMARRËSVE TË SAJË…ku pa dyshim familja meta,kryemadhi janë KRYEFJALA E TË KEQES.

  9. EGj says:

    Sidomos ky qe erdhi ne fuqi tani, pra Micotakis, e di fare mire qe familja presidenciale ne shqiperi, eshte simboli i hajdutllikut ( e ka permenduar)
    Rama do e takoj se shpejti Micotakisin, qe mund te themi qe ka reputacion te nderkombetaret

  10. Agron says:

    Per heqjen e keti torollaku nuk duhet te presim zbatimin e ligjit po duhet te nzirret me shqelma perjashta nga ajo zyre. Dhe fai kryesore per kete situate te kriuar eshte i Edi Rames i cili bente pazare me te per te marre pushtetin, dhe ky tani eshte pengesa kryesore e gjitheçkaje ne vend.

  11. Ina says:

    Se pari, s’ke bere asgje qe ta meritosh emrin president. Se dyti, as kryeministri, dhe as ndonje tjeter nuk shahen ne gjuhe te huaj. Se treti, zbatim kushtetute te duket ty qe c’firmos firmen tende? Pra ti s’ke respekt per autoritetin tend, e jo me per kushtetuten. Ti shpresove se do behej nentedhjet e shtata, qe te negocioje reformen, por kjo nuk te eci. Pra, kjo eshte e verteta qe tani te eshte kthyer dhe po te rreh perdite. Ku ishte roli yt si president kur molotovet fluturonin drejt parlamentit? Ku ishe ti kur institucionet bojatiseshin naten me boje te zeze, e diten me zine e shpifjeve qe arriten deri ne Gjermani? Perse s’ke bere kurre transparence pasurije? Si ka mundesi qe akuzohesh perdite per vjedhje, korupsion madhor, dhe s’je pergjigjur asnjehere per kete, qofte dhe duke genjyer? Do te ishte ne nderin tend te jepje doreheqje ne 1 korrik, se junta jote s’funksionoi gjekundi. Sa per kryeministrin qe ti e shet te greket, kujdes, se nuk eshte rraca jote ai… E kerkove per pazar ne presidence po nuk te erdhi, se e di mire kush je ti… Tani mblidhi forcat, edhe gjej kurajo te japesh doreheqjen! Te tjerat, i di vete ti se c’te pret…

  12. Dash says:

    TURP ! Pa fjale….ca te thuash

  13. Dash says:

    TURP ! Pa fjale….ca te thuash ,nuk eshte puna qe po thote genjeshtra se kete mund ta dije dhe gazetari grek (ne se eshte nje gazetar i mire) ..por problemi eshte balta qe kujton se hedh mbi Ramen por e hedh mbi vendin e tij perpara nje te huaji..

  14. shqip says:

    Dhe kur kete e thote z 7% , kr i nje partie sh.p.k te dale rrugeve, personi qe akuzohet per grabitje te rezervave te floririt, me nje mal akuzash , nga tentativa per vrasje ndaj Dep. Tom Doshi, deri te aferat korruptive ne lidhje me Cez-in, apo shkelje te tjera fragrante ne ministrine qe ai drejtonte. Me shume gjasa edhe Maduro ne Venezuele, apo Mobarak-u ne Egjypt, do jepnin versionin e tyre te ngjashem qe, edhe ata kane mbrojtur kushtetuten. Mirpo mardheniet nderkombtare nuk ndertohen mbi pyetje’pergjigje gazetash. Po te ishte per portalet e Qim.net, apo te tjere gaze*are qe per 1000 arsye publikojne shkrime pa reference konstatimesh, atehere Tramp, Merkel, Makron, Mey, etj, nuk do mbeshtesnin qeverine, madje duke i kerkuar me insistim qe zgjedhjet te zhvilloheshin edhe pa opoziten e dale ne rruge te madhe. Por do mjaftoheshin çfare thote Fahri Balliu, Kathimerini apo Bild. Po kaq naiv i di njerezit ky? Kujt po ja mbush mendjen, se kjo eshte pyetja 1000000$ . Ndoshta popullit grek, se per shqiptaret , shqiptaret duan ta shohin me kominoshe me vija horizontale. Keta ja kaluan edhe Esat Pashes ne shume aspekte. Nuk eshte e egzagjeruar fare, po keta po japin prova qe edhe Shqiperine mund ta shesin. Jo shesin me xheste, me sharje, po shesin ne kujtimin fizik te fjales. Nuk e di, po ju qofshi o shqiptare ( nese jane te tille ), te votosh llumin e kombit. Te riciklosh jashteqitjen e kombit. Po per ke çmim? Per luksin e shfrenuar prej sheikesh? Qe e kane vene duke grabitur hapur fare. Qe per ta riajtur kane vrare, vrare njerez me duar ne xhepa, qe nuk i benin dem as mizes jo. Hidhini nje sy pjesmarrjes se tyre ne mender protestat kombetare. Eshte sa per te qeshur, aq edhe per te qare. Estrade! Mezi mblidhen nje grusht fanatikesh qe edhe te flasin nuk artikulojne dot elementet me bazike te gjuhes. Lere pastaj te shkruajne parrulla. Drame e vertete. Dhe si gjithnje do shohesh 4-6 elemente qe nuk mungojne kurre. Nga Lyl-i , mr hipokrizia, te “Vuthi “, nga ujku Cerrikut, te “Bathoria” , dhe i pa pertuari per sherr, koke kuadrati Flamuri pa shkop ( Noka ) . Nese ja vlen te çohet jeta dem per kete otomanizem Qamilist, sikter, kurre mos u befshi o shpellare! !!!!

  15. faro says:

    Po sa LEHTËSISHT të ka futur në THES, gazetari me pyetjen e fundit?!
    PRESIDENTI kaq dobët?!
    Pyetie indirekte e gazetarit, mësim për gazetarët tanë.

  16. Gregori.Uk says:

    Gazetari Stavros Xhimas eshte nje nga gazetaret me te mire ne greqi dhe gazetari me filloshqiptar i greqise. Po qe se e lexoni me kujdes intervisten ai po ja thote troc presidentit tone qe cfare jeni duke bere keshtu? asnje i huaj nuk po ju shan, jeni ju vete qe po e diskretitoni shqiperine dhe shqiptaret ne syte e botes. Kur ju nuk doni njeri tjetrin si mund t’ ju duan te tjeret. Por ai koqja jone jo vetem qe nuk kupton por vazhdon me tej akuzat.

  17. SE SHPEJTI VÍDEO

    MUTA NE KREVAT ME JANULLATOS DHE MUNIN ;

    TRESHE PER NJI FQIJESI ME TE MIRE °!°

  18. Cun lagje says:

    Jemi ne kohe nje mut te madh, Kur ka hajdute si puna jote qe Duan Kaos pet te Mos perfunduar ne Burg, ik o metush luaj me kopaca si ne femijeri tek shkolla kuqe, djale skuth ke qene dhe paske mbetur.

  19. Edi Durres says:

    Po qe edhe ai sakati ushtar qe eshte perpara ketij pisi nuk fliste kaq keq. Them pis se nuk eshte budalla, po i ndyre brenda.Edhe ke aeroporti kur mer bileten e parkimit eshte dikush qe e mer te makineta e ta jep per te te kursyer 20 cm zgjatje dore ..tamam vendet LSI.Ky eshte ish eurosocialisti nga gopi i somes qe kur erdhi ne Tirane nuk u kthye me kurr ne fshat se jo me elikopter, tamam si maloku tjeter me verilindor. Detto jua q..fte robot po votuat perseri njerz te tille e jo qytetare te mirefillte.

  20. Lani says:

    Faj kane ata qe e bene president dhe qe tani pasojat e sjelljes se tij i heqin njerezit e thjeshte qe pasi vidhen e poshterohen ndjejne mbi supe dhe perçmimin nga te huajt.

  21. mirel says:

    FAMILJA META E MERITON TE QUHET FAMILJA ME E POSHTER DHE ME E NDYRE E SHQIPERISE,,,,,FAJIN E KE VETE E DI RAMA PSE E VURE KETE QELBESIRE NE POSTIN E PRESIDENTIT,,,,I GJITHE POPULLI E DI QE AI MERITON BURGUN,,,,,..//////

  22. ANDONI KOKA says:

    KAM MENDIMIN SE KY COPA E MUTIT ,PER PARA NXJERR
    NE PAZAR ,TE JEMEN E VAJZAT ,SE MONIKA KA DAL VET !
    POR PASKE QEN RRACE E NDYR MORE ILIR MUTI !
    E KE HALLALL BURGUN O I PA EMER !
    MOS I GEZOFT ASKUSH NGA FISI JOT E I MONIKES
    TE VJEDHURAT E SHQIPERISE ! VAVSH NE DJALL !

  23. Gg says:

    RRofte ShBA se me keta udheheqes qe ka patur Shqiperia do ishte vetem e shkuar. Edhe Edi qe po mundohet te vendose ligje e te zbatohen I Jane hedhur kunder e duan ta zhdukin. Likja sala luli Kane blere shtepi jashte Shqiperise (me cmime shume te larta krahasuar ne vendin tone ), asnje sguxon te hap gojen, Sala ju ka hapur tunele ne Tirane dhe asnje nuk guxon te thote gje, Edi ndertoi nje vile edhe media e Kriminelet e shqiperise .ngelen duke bere bla bla si grate e keqija.

  24. DRENICA E KUQE says:

    Shqiptaret duhet ta dine me se miri kush eshte ”nena” dhe “babai” i te keqes dhe konflikteve ne Shqiperi. “Nena” dhe “baba” i te keqes ne Shqiperi jane PD&LSI+”Presidenti” e edhe PS… Por krye fajtori eshte Rama pasi nuk i ka burgosur plaçkitesit, kriminelet dhe vrasesit e shqiptareve tue fillue nga Sali Protopapa-Fazlliçi, Lulzim Bashiçi dhe bandat e tyre te Plakut Mere kryesuar nga Ilir Meta e para ardhesi i tij Bujari pa nam e nishan qe i dekoroi mbi 400 tradhtare fashiste e ballista…
    Dhe eshte e çuditshme se “Presidenti” Ilir Met Kryemadhi thote “Mbetem me shpresë se do të mbizotërojnë pjekuria, përgjegjësia dhe interesi më i mirë kombëtar” Po cila eshte shpresa ketu: Pushteti “shqiptar” qe zhvate Shqiperine dhe shqiptaret e pasuron vetvehten?!…
    Toka u leshofte, njerin pas tjetrit!

    DRENICA E KUQE

  25. skrapalliu says:

    Shkurt, ti je babai i gjifhe poshtersive te ndodhura ne kete vend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje