Zv.kryeministri përmbledh ‘gafat’ e Bashës mbrëmë tek protesta: Filloje nga abetarja dhe pastaj nga numrat

9 Korrik 2019, 09:19Politika TEMA

Gafa e Partisë ‘demokartike’ nuk i ka shpëtuar pa komentuar as zv/kryeministri Erion Braçe.

Me foton e banderolës së madhe ku lexohej 85%, ne besojmë tek partia demokartike (demokratike), ne besojmë tek Lulzim Basha, Braçe shkruan me ironi duke i thënë liderit të opozitës të fillojë nga Abetarja, pastaj nga numrat.

Braçe bën një përmbledhje të të gjitha rasteve të ‘gafave’ të Bashës, ku ngatërron data historike, bën shumëzime gabim siç ishte rasti para se të largohej nga parlamenti dhe zëri i ngjirur teksa këndon himnin.

Statusi i plotë i Braçes:

Aritmetike, mbledhje-zbritje,

shumezim-pjesetim? JOOO!

Shkrim, kendim? JOOO!

Gare-konkurim, zgjedhje? JOOO!

Cfare cfare, Reforma te Thella me ty?

Po si? Pa gjithe keto me siper?

Merru me veten kid!

Filloje nga A-ja, abetarja,

pastaj nga 0, numrat;

Me tutje me fjalet e thjeshta qe te arrish po munde tek ato me te veshtira Liri, Barazi, Drejtesi e Barabarte!

Patjeter edhe tek numri 85,

produkt i aritmetikes tende banale:

100-40-22=85!

Madje 85%!/

1 komente në “Zv.kryeministri përmbledh ‘gafat’ e Bashës mbrëmë tek protesta: Filloje nga abetarja dhe pastaj nga numrat”

  1. ¬ says:

    Basha s’ndalet deri në gjakderrdhje. Metën dhe Bashën duhet ti ndëshkoj qeveria (një nga një ose njëkohësisht). Sot opozita i ka shpallur luftë PS-së ndaj të merren masa radicale dhe përshpejtuese që të shuhet kjo vatër zjarri sa më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje