Milani dhe Interi dorëzojnë në bashki projektin për ndërtimin e stadiumit të ri!

10 Korrik 2019, 20:20Sport TEMA

Dy klubet milaneze të futbollit “AC Milan” dhe “Interi i Milanos”, propozuan sot bashkërisht ndërtimin e një stadiumi të ri në kryeqytetin ekonomik të Italisë (Milano), një projekt me vlerë 1,2 miliardë dollarë.

“Dy klubet prezantuan sot në administratën bashkiake të Milanos, një projekt fizibiliteti teknik dhe ekonomik të një stadiumi të ri për Milanon”, thuhet në një komunikatë të klubeve milaneze.

Kjo kërkesë përfaqëson hapin e parë zyrtar të dy klubeve që propozojnë ndërtimin e një stadiumi të ri që ka rreth 60 000 vende të ulura, në një zonë pranë stadiumit aktual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje