VIDEO: Partizani zgjohet në 45' e dyta, por është i pafat në ndeshjen e parë në Champions!

10 Korrik 2019, 19:40Sport TEMA

Barazim pa gola. Ndoshta, nuk ishte rezultati që kërkonte Partizani në ndeshjen e parë të Champions League, e vlefshme për turin e parë kualifikues, ndaj Qarabag, por nga ajo që u pa në 90 minuta, ishte rezultati më i drejtë.

Në 45′ e para të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Franco Lerda luajti me frikë, e kthyer në mbrojtje dhe duke ndërtuar një “bunker” të pakalueshëm, edhe pse azerët patën dy apo tre raste të rrezikshme. Megjithatë, kampionët e Shqipërisë rezistuan dhe në pjesën e dytë treguan një tjetër nivel loje.

Brenda 1 minute, tre raste të rrezikshme për gol dhe tranversa që i erdhi në ndihmë miqve, që kishin goditur në pjesën e parë po në atë portë tranversë pas një aksioni me pozicion jashtë loje të paakorduar.

Çinarit i tha jo portieri i Qarabag, ndërsa më pas ishte Bjelica ai që goditi tranversën dhe Cordeiro Melo nuk kalibroi sicc duhet topin. Trajneri Lerda hodhi në fushë edhe tre futbollistë për t’i dhënë freski: debutuan blerjet e reja si Broën dhe Broja, por u aktivizua edhe Trashi.

PARTIZANI-QARABAG 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Kordeiro (Broja 68′), Asani, Çinari, Mensah (Braun 58′). Trajner: F. Lerda

Karabak: Vagner, Huseinov, Mamadov, Medvedev, Míshel, Kuintana (Romero 62′), Emreli, Sadigov, Zubir, Ozobic, Almeida. Trajner: G. Gurbanov

Sakaq, e nisën titullarë Cordeiro dhe Hakaj. Ndeshja e kthimit, pas shtatë ditësh në Baku të Azerbajxhanit.

3 komente në “VIDEO: Partizani zgjohet në 45′ e dyta, por është i pafat në ndeshjen e parë në Champions!”

  1. PFC says:

    O Erjon Veliaj stadiumi Selman Stermasi eshte per turp. A ka punetore qe punojne per mirembajtjen e stadiumit? Kur shikon pjesen mbas porte duket sikur i ka rene zjarri.

  2. ashtu posi! says:

    Po çi pafat mor aman.Merni vesh nga futbolli ju që shkruani?!
    Partizani një skuadër amatore që luajti me 11 në mbrojtje bjeri ti biem.1 rast në ndeshje çdo skuadre i krijohet.
    Shiheni ndeshjen e kthimit sa do hajë.

  3. lesh me tresh says:

    hiqjani ate emer stadiumit se seshte turqi ky vend. turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje