Monika Kryemadhi: Sot opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër

10 Korrik 2019, 08:10Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se ka bërë një tërheqje nga deklaratat e saj kategorike të së shkuarës se opozita nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër. Mbrëmjen e së martës ajo tha në një intervistë në RTV Ora se sot opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër.

“Unë e kam thënë gjithmonë që ne fitojmë edhe në zgjedhje të pandershme me Edi Ramën – tha Kryemadhi që pyetjes se “opozita mund të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën” iu përgjigj: “Kjo nuk është dëshira ime. Ky është një vendim që do ta marrim të gjithë si front opozitar.

Ajo që dua të them, e para janë standardet. Ti nuk mund të hysh në zgjedhje pa standarde, e para njëherë është populli vetë që nuk beson në një proces votimesh apo në një proces zgjedhor pa standarde.

Të parët janë qytetarët që thonë ne nuk bëhemi farsë e këtij procesi sepse po të pyesësh mamanë time thotë, unë nuk dua t’ja di fare se si do zgjidheni ju, me lista proporcionale apo me mazhoritar. Sepse në fund të ditës njerëzit mendojnë se beteja nuk bëhet për njerëzit, por për klasën politike” –tha Kryemadhi.

5 komente në “Monika Kryemadhi: Sot opozita i fiton zgjedhjet edhe me Ramën kryeministër”

  1. am says:

    Sot deri ne oren 12, pastaj nuk i dihet ka nevoje per revolucion!

  2. SADIK HASANI says:

    Ta shihim

  3. LULJA says:

    E BESOJE 85 % PA HYRE FARE

  4. PD says:

    Po e lu lojen bukur ky njeriu i silikonizum kur ka Lul Bashen nje naiv idiot.
    Po perfiton nga PD -ja, biles po i prish shume pune PD -se, prezenca e ksajt idioteje qe i kane ngel 10 njerez ne parti

  5. skrapalliu says:

    Po ashtu eshte , fitoni te sateme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje