Avokat Spartak Ngjela deklaron se pas zgjedhjeve të 30 qershorit Shqipëria është më e fortë dhe për këtë Ngjela thekson se është meritë e Amerikës.
I ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2, Ngjela shprehet se politikanët në vend synonin destabilizimin, por nuk e arritën këtë.
Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipërie dhe do ta çojë deri në fund, thotë ai.
“13 tetor nuk mund të ketë. Nëse do të flisja për 13 tetorin, atëherë hyja dhe unë në marrëzi. Shqipëria e pas 30 qershorit është më e fortë.
Shteti ishte në rrezik në 30 qershor. Nuk ishte një betejë për votën e lirë, por ishte një betejë për shtetin, do ta shkatërronte korrupsioni i ngritur në reformë shtetin apo jo. Evitimi i këtij rreziku ishte meritë e politikës amerikane.
Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipërie dhe do ta çojë deri në fund, ne nuk e bëjmë dot këtë. Ata kanë provat.
Sa herë këta bëjnë gjullurdira, ata nxjerrin provat. Këta janë të gjithë në akuza. Këta luajnë për ekzistencën e tyre dhe donin destabilizim, por kjo nuk i interesonte politikës amerikane”, tha Ngjela.
Po pse zgjodhe numrin 13 o Lir Katunari !
Ala se din ti qe osht numer tersi ?!
Ngjela thote te verteten.Horrave ne Shqiperi vetem politika amerikane jua tregon vendin sepse ata i kane provat.Horrat i jane ofruar politikes amerikane si sherbetore te zellshem e te bindur por politika amerikane i ka refuzuar sepse ata tashme jane te diskretituar ne popull.Dhe refuzimi amerikan ata i ka demoralizuar fare dhe i shohim cdo dite qe flasin kot me kot kuturru llafe pa lidhje.
O avokat! Po Rama a ka ndonje merite? Psh qe degjon Ameriken…
SUPER AVOKAT SPARTAK NGJELA !!! JE FANTASTIK DHE FENOMENAL AVOKAT DHE DERI TANI , TÉ KANÉ DALÉ 100% TÉ TÉ GJITHA PARASHIKIMEVE !!! RROFSH 1.000 VJET O TAKU , dhe mos u NDAL !! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE
Po zoti Spartak , nuk diskutohet ndihma e Amerikes, po ka dhe polici te forte per mbrojtje apo jo ,si ajo e sales p.sh. ,nqs situata do merrte ashtu, ato qe do vazhdonin te digjnin shkolla duhet te fshiheshin neper male apo jo! ? Polizia ka flagranzen , por duhet nji Ed me i vendosur, si sala per shembull. Keshtu qe konkluzioni eshte qe populli nuk eshte budalla, por votoi drejte ne 2013 dhe 2017 duke i dhene shumicen absolute PS per te komanduar e vetme me nje Polici te forte,dhe kjo eshte merita kryesore dhe faktori kryesor qe 30 qershori kaloi i qete, merita e shumices se popullit shqiptar, pastaj eshte faktori i jashtem, ai amerikan