Skënder Gjinushi ka folur ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ për mosdekretimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave nga presidenti Ilir Meta.
Gjinushi e ka cilësuar nul vendimin e Metës, pasi pretendon se nuk është kompetencë e presidencës të kryejë hetime.
“Nuk ka të drejtën të merrte një hetim është tërësisht jo korrekt që merr një hetim pa dije.
Ai thotë bëra një hetim dhe konstatova shkelje, ai ka konststuar shkelje të të gjithë institucionit se nuk më ka kapur mua me shkelje.
Si mundet të ndiqen këto lloj proceduarash nga presidenca.
As e ka kompetencë, as mund të anullojë zgjedhjet, as mund të ndodhë se duke kthyer një situatë të paligjshme në një situatë më kritike.
Ky është nul, absolutisht më nul se 30 Qershori se ai thotë nuk janë bërë fare zgjedhje”, deklaroi Gjinushi.
Akademiku ka cekur edhe një nga arsyet e mosdekretimit, atë të dorëheqjes nga kreu i Partisë Socialdemokrate, teksa i kujtoi Metës se ky i fundit ishte akoma kryetar i LSI-së kur u zgjodh president.
“Hetimi është bërë pa dije dhe këtë gjë e preku atë ditë. I kam thënë atë ditë.
Po ky president që sot pikërisht risheh kur u dha dorëheqja po lexoj fjalimin e tij kur u bë President, ‘pas konsultimeve me këshilltarët, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimit si president…
Në 24 korrik, por zgjedhja u bë në 24 qershor dhe deri atëherë mund të vijoj me detyrimet e mia institucionale.
Edhe pse do të vij të jem kryetar i LSI-së deri në datë 23′.
Pra është zgjedhur President pa dhënë dorëheqjen si kryetar i LSI-së dhe çregjistrimin e bëri vetëm para betimit.
Me këtë logjikë, Presidenti duhet të pranojë pavlefshmërinë e zgjedhjes së tij dhe mbase lehtëson procedurat e shkarkimit të tij”, tha akademiku.
Gjinushi thotë se Meta mashtron, pasi pretendon se e ka dhënë dorëheqjen më 15 maj dhe jo në datën që thotë Meta.
“Dorëheqja është në 15.5.2019, ky mashtron. Këshilli tha që është dhënë dorëheqja dhe kaq. Dorëheqjen e kam dhënë me 15 maj, zgjedhjet janë bërë më 24 maj.
Dhashë dorëheqjen dhe garoj. Isha, dhashë dorëheqjen dhe duhet të garoj. Dorëheqja është dhënë më 15.
Vendimi i këshillit është i fallsifikuar.
Pozicioni im është zëvendësuar në 31.5.2019, ndërsa ky thotë është shkarkuar në 31.5.2019, nuk është nga mosdija është e qëllimshme”, tha Gjinushi.
Meta para Gjinushit eshte si qeni ne shkallet e bibliotekes……
SUPER SKÉNDER GJINUSHI !!!! RESPEKTE pér SKÉNDER GJINUSHIN , por NUK e kuptoj pérse NUK thua edhe qé éshté BANDIT , KRRIMINEL dhe Njé KRYEHAJDUT , qé ka VJEDHUR dhe GRABITUR THESARIN e SHTETIT né KRRABÉ , dhe ka PLAÇKITUR UZINÉN E PÉRPUNIMIT TÉ THELLÉ TÉ NAFTÉS NÉ BALLSH , si dhe MINIERÉN E KRROMIT né BULQIZÉ !!!!!!!
Gjinush, leri perrallat dhe sqaro: ligjerisht, duhej te ishe anetar i perhershem Akademise se Shkecave gjate kohes qe drejtoje PSD apo jo? Eshte vetem per kete arsye qe Presidenti te ka blokuar emerimin. Si qytetar, nuk dua te di fare se kush eshte Ilir Meta si njeri, neser atij mund ti vene hekurat per nje arsye apo tjetren, per mua kjo nuk ka fare rendesi, e rendesishme eshte qe ai ne kete rast ka marre nje vendim potesisht te mbeshtetur ne ligj. Ti, kete fakt kaq sinjifikative, ku eshte mbeshtetur mosemerimi yt, qelimisht ne kete reagim as e ze fare ne goje.
Gjinush! Kam vene re se ju jeni armik i madh i te liges, por vetem, ama,kur e bejne te tjeret, sepse kur e bekeni vet, sikur nuk ta paska shume qejfi ta quash te lige.