Vendimi i Bashkimit Europian për të shtyrë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mund të merrej në një kohë më të papërshtatshme se kjo, shkruan për Politico.eu, Jacob Mardell, një studiues në Institutin Mercator për Studimet Kineze (MERICS)
Me angazhimin e Brukselit ndaj rajonit të Ballkanit që po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim, nisma e Kinës, “Një Rrip, Një Rrugë”, është një alternativë shumë e mirë për shtetet të cilat po i humbasin shpresat për t’u bërë pjesë e BE-së, për shkak të pritjes e cila duket se nuk do të marrë fund kurrë.
Kina dikur ishte sinonim i veshjeve të lira dhe plastikës shumëngjyrëshe. Ndërsa sot, në Mal të Zi, ajo është sinonim i vinçave dhe i shtyllave të larta prej betoni. Këtu mund të përmendim edhe një prej projekteve më të fundit të Kinës në Mal të Zi, ndërtimin e urës 200 metra të lartë dhe 1 km të gjatë, mbi lumin Moraca.
Ky projekt, pjesë e një plani ambicioz për të ndërtuar një autostradë që fillon nga brigjet e Adriatikut deri në kufi me Serbinë drejtohet nga Korporata e Rrugëve dhe Urave të Kinës (CRBC), me një hua të dhënë nga Banka kineze Exim. Në Mal të Zi dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, ndikimi i Kinës në fusha të ndryshme ka qenë i ulët, me përjashtim të faktit që ajo erdhi në këtë rajon me valixhet e mbushura plot me të para. Kjo gjë është në kontrast të theksuar me “Perëndimin”, i cili ka një traditë shekullore të ndërhyrjes në politikën vendase. Projekti i kushtueshëm në Mal të Zi, nuk gëzon mbështetjen e të gjithëve, por kritikët e tij më shumë fajësojnë qeverinë malazeze sesa Kinën.
Në një takim me një inxhinier në Podgoricë (që është i përfshirë në projektin e urës mbi lumin Moraca), unë e pyeta atë mbi ndikimin e mundshëm të Kinës në këtë rajon, tha z. Mardell. Inxhinieri, duke buzëqeshur, më tha se “BE-ja e ushtron ndikimin duke u treguar politikanëve tanë se çfarë duhet të bëjnë dhe se kë duhet të votojnë. Edhe në rastin e Kinës do të jetë pak a shumë e njëjta situatë, vetëm se do të ndryshojnë përparësitë”, tha në fund ai. Malazezët në përgjithësi janë pro BE-së, por ata janë edhe shumë të lodhur nga situata aktuale.
Ata mund të jenë më të zhgënjyer me politikanët e tyre sesa me Brukselin, por ata janë më të zemëruar ndaj faktit se shumë premtime janë bërë, por pothuajse asnjë prej tyre nuk është realizuar.
Një ndjesi e tillë është e përhapur gjerësisht në Ballkanin Perëndimor. Sa herë që i flet dikujt në rajonin e Ballkanit për Kinën, çështja e BE-së do të përmendet patjetër, shprehet z. Mardell.Në Maqedoninë e Veriut, një akademik vendas shprehet se gjatë pesë viteve të fundit, liderët e BE-së kanë thënë të njëjtat gjëra dhe asgjë prej tyre nuk është realizuar.
Ndërsa në një takim në Bosnjë-Hercegovinë me një ish-ministër, ky i fundit më tha se njerëzit janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga kjo situatë. Ata kanë shpresuar dhe vazhdojnë të shpresojnë, por aktualisht asnjë prej shpresave të tyre, apo premtimeve që i janë bërë nuk është përmbushur, duke e parë kështu veten të papunë dhe në gjendje të vështirë ekonomike. E ardhmja është e paparashikueshme, por interesi ndaj BE-së nuk është në po të njëjtat nivele me atë të disa viteve më parë, përfundoi ish-ministri. Madje edhe në Shqipëri, një shtet që është jashtëzakonisht pro Perëndimit, një ish-politikan i vjetër, më thotë se nuk ka më rëndësi se i kujt është faji, e rëndësishme është që njerëzit të mos ndihen të zhgënjyer dhe të pashpresë.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ajo me të cilën u përballën njerëzit ishte dhuna dhe shkatërrimi i tmerrshëm ekonomik. Ndërsa, sot ata janë në një stanjacion nga i cili duket se nuk do të dalin shpejt. Mungesën e BE-së në rajonin e Ballkanit, Kina e ka kthyer në një avantazh të sajin duke i ofruar këtij rajoni investime dhe financime të ndryshme. Por ndryshe nga Brukseli, Pekini nuk kërkon vendosjen e ndikimit të tij politik, në këmbim të financimeve apo investimeve të ndryshme.
Si brenda vendit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, Pekini i jep përparësi zhvillimit të reformave dhe të drejtave të njeriut. Në Ballkan, ai ka ndërmarrë ndërtimin e projekteve që BE-ja nuk do ta merrte kurrë nismën, si fabrikat e qymyrgurit në Bosnjë dhe Serbi dhe autostradën në Mal të Zi.
Në një konferencë të nismës kineze “Një Rrip, Një Rrugë” të organizuar nga Universiteti i Beogradit dhe financuar nga Ambasada e Kinës në Beograd, një nga akademikët organizues u shpreh se “ndërmjet Rusisë nga njëra anë dhe Europës nga ana tjetër, Kina është rruga e mesme më e mirë”.
Teksa unë shëtis në rrugët e Bosnjë dhe Hercegovinës, i shoqëruar nga një përkthyese, shikoj një numër të madh turistësh kinezë, shprehet z. Mardell. Për një kohë shumë të gjatë, Rusia ka qenë armiku kryesor i Perëndimit. Perëndimi vazhdon të jetë ende po ai Perëndim i së kaluarës dhe Ballkani po i njëjti. E vetmja fytyrë e re në këtë histori është Kina.
Prania e Pekinit në rajon është e re. Kina është një shtet i pasur dhe ajo i ofron këtij rajoni shpresë. Ajo po mundohet të mbushë boshllëqet e mëdha të lëna në mëshirë të fatit nga Brukseli, duke mos i lënë banorët e këtij rajoni në pritje të përhershme. Në Maqedoninë e Veriut, qeveria ra dakord që të ndryshojë emrin e shtetit të saj, për t’i dhënë fund një konflikti shumëvjeçar me Greqinë, që t’ia lehtësonte rrugën vetes drejt pranimit të mundshëm në BE. Edhe pse kjo çështje mund të duket me pak rëndësi, ajo mbart me vete një peshë të madhe emocionale, sidomos për shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë një udhëtimi tjetër që kam bërë në këtë shtet për të hetuar mbi dy urat që po ndërtohen nga kompania kineze Sinohydro, shumë banorë vendas shpreheshin të revoltuar ndaj qeverisë maqedonase, duke thënë se kjo e fundit i ka marrë identitetin e kombit të tyre. Veprimi i qeverisë për t’i dhënë fund këtij konflikti, edhe pse duke i bërë një dëm të madh banorëve të saj, u bë për hir të integrimit në Bashkimin Europian, i cili është shtyrë për më vonë për shkak se Bundestagu ka një axhendë të ngarkuar gjatë verës.
Duke u bazuar edhe në komentet e Komisionerit Europian përgjegjës për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, BE-ja është e shqetësuar për ndikimin në rritje të BE-së në rajonin e Ballkanit. Edhe pse ajo duhet të rriste angazhimin ndaj këtij rajoni, ajo duket se po bën krejtësisht të kundërtën. (monitor)
Brukseli bën pastrim ethnique.
Pak histori.Ishte nje kohe kur Kina e varfer per aresye politike che strategjike ndihmonte Shqiperine.Periudha e ndihmes kineze i dha zhvillimin me te shpejte ekonomiko shoqeror Shqiperise,ishte me te vertere nje bum ekonomik .Nga 1962 deri ne 1977,pra per 15 vite Shqiperia u shnderrua ne nje vend me industri dhe bujqesi qe garantonte nje perspektive positive.Natyrisht u bene edhe gabime por gjithesesi kishte nje rritje ekonomike vjetore mbi 10 perqind nderkohe qe duhej perballuar rritja e shfrenuar e popullsise .
Perendimi ,per shkaterrimin e komunizmit ne te gjithe vendet lindore tentoi te shkaterronte gjithcka.Por shumica e vendeve lindore u treguan te mencur,ruajten bazen me te madhe prodhuese nderkohe qe perfituan miliarda..Vetem Shqiperia me teorine kriminale te ,,fillimit nga zero,,cekut te bardhe,,dhe disa republika ish Jugosllave me luften midis tyre ,deshmuan idiotsine dhe prapambetjen primitive orientale qe akoma zoteronte trurin e te ashtuquajturve politikane te rinj te ,,demokracise,,
Perendimi harxhoi miliarda per te ndihmuar vendet lindore per ti shkeputur ATO perfundimisht nga ndikimi i Rusise e cila kishte arritur fundin.U pranuan ne BE thjesht PA kushte ,u integruan ne NATO ,pra u realizua objektivi gjeostrategjik i luftes se fronte.Nderkohe Ballkani Perendimor e humbi pozicionin gjeostrategjik,ish jugosllavet,jo te gjithe,u lane te vriteshin me njeri tjetrin ,Shqiperia u la te vritej me vetvehten .
Mbas 30 viteve vendeve te BP u kerkohet qe te bene si Zvicera per tu pranua ne BE.Nderkohe investojne shuma qesharake ,krahasuar me shumat qe u investuan ne vendet lindore ne kufi apo afersi me Rusine.Atehere lind pyetja,perse te MOS pranohen investimet kineze?Ne ishim vendi me lidhjet me te forta me Kinen ,per fajin tone keto marrdhenie u prishen ne momentin qe Kina kuptoi se ekonomia dhe mireqenia nuk arrihen me dogma politike por me marrdhenie dhe zhvillimin ekonomik.Pikerisht ne kohen qe jetojme pragmatizmi ekonomik dhe interesat konkrete Jane dominante ne politiken boterore.A nuk po ben kete Trump. ?? La ardhur momenti qe politika shqiptare te behet pragmatike,larg stereotipeve te ,,aleancave strategjike,,Kina nuk nderhyn ne punet e brendeshme por investon mbi base interesash.Per hir te historise,paesi kinezet Jane nje popull me kujtese,besoj se ata Jane te gateshem te investojne tek ne ne te gjithe fushat ,por sidomos ne industrie hitech…Atehere cfare pret Rama…ne se BE merret me konferenca dhe nuk investon ,MOS valle duhet te mbajme syte NGA quelli ??Rama duhet ta kuptoje se rrenjet e krizes ne vendin tone Jane mungesa e tmerreshme e zhvillimit industrial,qe sjellin varferi,papunesi ,arsim formal,kurrupsion ,krim,degjenerim politik,acarim dhe revolte te perferive.Ora osé behen investime industriale osé mbetemi ne carceri kronike.Me turizem ,agroturizem ,kulla boshe nuk dilet nga prapambeteja.AQ me te per kur ke nje opozite kriminale dhe politikane primitive tribalonaziste si Berisha ,Meta ,Basha dhe Mona.
Ke bere nje koment te gabuar , ku mundohesh te besh paralelizmin e ndihmes ose investimet kineze , quaje si te duash ne dy epoka te ndryshme ku nuk kane asnje lidhje te perbashket midis tyre , tjeter Kine ne 62-76, dhe tjeter Kine ne vitet e sotme , ku mbizoteron sistemi kapitalist ne ekonomi dhe sistemi pothuajse komunist ne qeverisje , kinezet kane gjetur nje emerues te perbashket , keshtu qe ne ndihmat kineze dhe invesimet , ata gjithmone do shikojne interesin e tyre gje qe nuk ndodhte 35-apo 40 e ca vjet me pare .
Kuptoeni me ne fund dhe mos u tregoni naive , vetem EU eshte e ardhmja e Shqiperise dhe asnje ama asnje version tjeter sado i volitshem te duket …….
Po ju mare nje shembull ; Greqia fqinje trokiti ne shume dyer per shpetim por asnje nuk u trgua e gatshme , as Kina dhe as Rusia , te gjithe i trgonin deren e EU, ku perfundimisht gjeti shpetimin ……
Kesahtu dhe ne , duhet te jemi te qarte se pa u bere te gjitha reformat ku partneret tane i shikojne se nuk ecin mos te mbajme shprese se nje dite do behemi partnere me ta ……”topi eshte ne fushen tone , ne duhet te bejme levizjet e duhura dhe te luajme ashtu sic duhet “dhe jo ta shkelmojme ne tribune ………. cdo gje varet nga ne ……..tung
Nuk ka patur dhe nuk do te kete vend vakand ne bote.Shqiperia nje vend i vogel ka gati 29 vite qe po punon per arritjen e objektivave per tu futur
ne Be dhe kjo vetem me mashtrimejo kete vite por tjetrin .jo ne maje.por ne tetor.Jo ven veton Hollanda.jo Franca.jo Grecia.e te tjera fraza penguese.Dhe te gjitha pasojat e ketyre po i heq populli i cili po kalon si papunesi.
Per shume qytete te Shqiperise ka qene shprehja e fameshme qe ky popull shkel ne ar dhe ne fakt hane bare.Ne vendin tone jane te gjitha resuset per ecien perpara dhe rritjen e sandarteve .Jame dakorte me qe BE nuk mundet te beje qe te arrihen keto sandarte te hapi rruge jo vetem
Kines por edhe Rusise.qe vendet e europes prendimire te ecin perpara dhe jo te rrijne ne pritje.
vet e keni fajin, keni nfat, mineral, uje etj etj, por nuk ke shkenc, se universitet shkencash, edhe per nje semafor duhet tja u veri italiani se sdini.
mire qe keni lali erin duke ndertuare kopshte oer pleqt dhe lali ramazonin me xhamite
Hajdeni , ma, ne Sarreq, vec na zhvilloni. Voltana asht gati, kam fol me te. Mos harroni perqindjen, pse ca kujtute , falas, no. Po tja kalojme kshu Rubikut. Ec para, morri !
Me ne fund nje artikull qe thote ate qe kam thene me qindra here ne kete forum te TEMA-s.
BE-ja na ka ngopur me premtime qe si ka mbajtur kurre, por vec na ka vene kushte pas kushtesh. Harrojeni BE-ne. Ajo kurre nuk ka per te bere gje per Shqiperine. Detyra e politikaneve tane eshte te gjejne alternative aleancash qe sjellin investime dhe Kina eshte nje shtet qe ka mundesine dhe deshiren per te bere investime qe ne me mundesite tona apo me ndihmen e BE-se nuk do ti realizojme kurre.
perse i duhet BE nje vend arab[89% muslims] dhe antar i BI [bashkimit islam] !!!?
Se kush ishin “arabet” e tregoj….Adolf Hitler…kur zbarkoj ne kete Gadishull…hahahahahahaha…a i moret lekat nga gjermani…jo jo morem kkkkkkkkk……hahahahahaha
Po ne perse na duhen bytheqirat grek te Europes qe u kane vajtur poturet ne fund te kembeve dhe ju eshte ngjitur gjermani ne prapanice?
Dikur keni qene sherbetoret tane, dhe po keshtu do perfundoni perseri, pasi plebenjte nuk behen dot zoterinj. Plebeu lind dhe vdes i tille, pasi e ka mendjen ke feja dhe ke fjala e priftit apo e hoxhes, ekzaktesisht si puna jote.
Pytje e thjeshte: Doni si lindja apo si perendimi? Lindjen e provuam dhe ja ku perfunduam. Perendim nuk behesh as shpejt e as kollaj. Nuk behesh duke menduar e punuar si lindor, as me Suden e Xhaferin, as me investimin e nje ure apo nje rruge nga kinezet. Zhvillimi qendrueshem kerkon investime ne ekonomi, infrastructure, politike, arsim, drejtesi, liri mendimi dhe kohen e nevojshme per suksesin e ketyre investimeve. Perendimi nuk u be per nje nate, as per disa vite. Jo rastesisht dyndjet vine nga lindja ne perendim dhe Jo e kunderta. Prandaj shqiptaret me 1990 dhe sot, turqit, kinezet apo afrikanet shkojne drejte evropes. Nje profesor shqiptar ne universitetet franceze, na quante popull adoloshent, dhe duket se kishte te drejte.
Virusi-per ke “perendim” e keni fjalen? Ne se kur thua “perendim”, ke parasysh vende armike si Francen me Hollanden. Ato mbaji per veten tende. Frances ja kemi pare hajrin qe ne fillimet e shtetit Shqiptar, kur dergonte floten, bashke me ruset per te bombarduar mbrojtesit e Ulqinit qe nuk donin ta dorezonin qytetin tek malazezet. A nuk keni sy e veshe qe te shikoni e degjoni se si tallen me ne duke na vene kushte pas kushtesh, nderkohe qe me Serbine dhe Malin e Zi, kane vite qe u kane hapur negociatat, ne nje kohe qe nuk kane bere as nje te dhjeten e asaj qe kemi bere ne. Vetem syleshet besojne akoma tek Europa qe ka qene dhe do jete antishqiptare. Detyra e politikaneve tane eshte te krijojne balanca dhe aleanca politike me ato shtete qe jane te gatshme te ofrojne invesitme kapitale dhe Kina eshte nje nga keto forca, si ekonomia e dyte me e madhe ne bote. Kjo duhet bere per te miren e vendit. Jemi ngopur me fjale te bukura dhe lugen e zbrazet ne keto 29 vjet.
Popujt poshk0jne drejt Lindhes dhe jo drejt Perebdimit te falinentuar nga Degjenerimi,Droga, Shkaterrimi i familjes, Plakja e popullsise, Homoseksualizmi dhe sjellja e cdo rrace te zeze ne Evrope. NeoLiberalizmi e falimentoi Evropen. Ne nuk na lidh asgje me pederasted dhe pedofilet e Evropes
Njerezit kane pritur boll qe Europa ti beje pjese te saj. kjo nuk ka ndodhur sepse europianet nuk kane me sa duket as deshire e as mundesi te merren me ballkanasit. Nje afrim kinez eshte i mire sepse do te sjell shpejt realizim te qellimeve qe vetem apo me Europen qe ben naze nuk do arriheshin as per 30 vjet te tjera. Ështe zhgenjyese dhe e trishtueshme por dhe ky qendrim yni eshte me realist keshtu.