Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë një 41-vjeçar, i cili nëntë vite më parë u dënua në mungesë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.
Deklarata e policisë:
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .
Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.
Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. (TemA)
Në Belgjikë, për 1000 euro vones pagese faktur, të dëbojn nga banesa.
ekstradimi i paska preké interesin e ndonje politikani ! ata qe vrane qytetare te rendomte e te pafajshem nuk ekstadohen sepse prap demtohet interesi politikanit .e dini sa persona duhet ekstraduar per krime e te gjitha llojeve ? apo duan qe ta kthejme kanunin e Lekes , e te behemi cop e cope mes vehte . deri kuré ? o qeveritarê o punoni o e nxite kombin ne rruge per ne ferr .