FOTOT e rralla: “Ushqim për trup, ushqim për tru”, ja si bëhej marketing në vitet 34-36 në Shqipëri

14 Korrik 2019, 12:31Politika TEMA
FOTOT e rralla: “Ushqim për trup, ushqim për tru”, ja si

Marketingu është një “armë” shumë e mirë për të tërhequr klientët dhe sigurisht për të shitur produktin.

Reklama është një pjesë e pandashme në suksesin e kompanisë.

Edhe në periudhën mbretërore në Shqipëri ishin të shumta reklamat që tregtarët kishin realizuar për produktet apo shërbimet që ofronin.

Më poshtë do të shikoni disa foto se si realizohej marketingu në vitet 34-36 dhe çfarë sloganesh përdoreshin.

Sapun:  “Kualitet i lartë, erë e këndshme, sapun shumë i mirë me çmim ekonomik dhe gjendet kudo”. Ju kanë hasur sytë më reklama të tilla për sapunë? Nuk besojmë.

Parukeri:   “Nëse doni që t’i kini të bukura flokët, jua siguron J.Gorishti. Dallgët dhe buklat natyrale jepen me anë të shpikjes shkencore më të re që është permanenteja UNIC”.

Makarona: “Fabrika e makaronave Tahir Beshiri i konkurron pa fjalë makaronat e huaja”.

Shtëpi shërimi:  “Me pamje të bukur nga ana e detit, ky pallat ka sallane të së parës së dytës dhe së tretës klasë për të sëmurët dhe për çdo lloj sëmundjesh”.

Peshk: “Peshku, ushqim për trup dhe ushqim për tru”. (TemA)

14 komente në “FOTOT e rralla: “Ushqim për trup, ushqim për tru”, ja si bëhej marketing në vitet 34-36 në Shqipëri”

  1. Leon Rrapini says:

    E natyrshmia eshte Bosh time I zhvillimit, dhuna shteterore e shpikur nga Lenini, si dhune partie permbi ligjin, eshte enverizem.

    1. Hoxh Armandi says:

      Lexoni emrat e sipermarresve. 80% Papaj, Thoma, Gaqo, Stefan. Pastaj erdhen ne pushtet mehmetet, enveret, hysnite dhe resultati ishte fantastik per turkoshqiperine.

      1. tironsi says:

        Prift Armandi- fotoja e pare tregon nje reklame te bere nga nje personazh shume i njohur ne Tirane. Ky eshte i Shabon Qosja apo sic njihej ne te gjithe qytetin, Shabon hunderri, qe ka pas nje dyqan fruta perimesh ke rruga e Dibres. Ne qe jemi lindur e rritur ne Tirane, e njihnim shume mire Shabonin qe kruhej me te gjithe klientet e tij, pasi ishte nje tip grindaveci. Sic e shikon nga emri, duket se Shabon asht emer mysliman.

      2. Alban says:

        Ju te shplaret nga trute, jetoni ne planetin ‘genjeshter’ e semureni pse njerzit s’genjehen si ju. Po ku i pe ti keta 80% kur nje pjese emrave jane Shaban Qosja. Fuat Tominin, G. Abedini, Tahir Beshiri, Xhelal Rusi etj. Po sa per dijeni ne kohen e Enverit shumica e hetuesve dhe sherbyesve te byrose ishin ortodokse. Dhe minoritaret ishin te gjithe o spiun ose brigadier, ndaj zbrit nga planeti ‘ Genjeshter’ e cliro mendjen dhe shpirtin dhe idiotlliqet.

  2. Dn says:

    Shume ma normale me duken keto reklama te kohes!

  3. lisi says:

    Enverit ti mut vetem trapin mund t’i rruash——Pleher…

    1. Isuf kapertoni says:

      Pleher ai? Apo ti ordiner. Ju komunistat e paske shprehi kete rruajtjen e trapit…

  4. Komentuesi says:

    Ne kohen e Enverit malli prodhohej me cilesi shume te larte,pa hile dhe nuk kishte nevoje fare per reklama.Ishte vet malli i mire qe reklamonte vehten e tij dhe nuk kishte nevoje per propagand.Prodhimet bijo qe prodhoheshin atehere,nuk mund te imagjinohet sot.Ateher prodhohej shume, nen mbikqyrjen nje kontrolli te rrepet, per gjithe vendin dhe per eksport. Ne kohen e Enverit as qe mendohej te beheshin prodhime me hile si behet sot qe nuk mund te hash dote nje sharqi es eshte i shartuar me kungull,apo je domate me hormone.Keto gjera absurde te soteme,nuk njiheshin fare ne ate kohe te art.

    1. qytetari says:

      Komentuesi-ne kohen e Enverit nuk ishte cilesia e mallit qe e shiste ate, por pamundesia per te gjetur nje mall ekuivalent, pasi doje apo s’doje do blinje ate qe ishte ne dyqan. Prodhimet tona ishin te nje cilesie mediocre, prandaj lere propoganden se jemi Akoma gjalle ne qe e kemi jetuar ate kohe muti.

      1. Anti-Genjeshtra says:

        Po po ndaj s’kishte rob qe vdisnin nga kanceri atehere sepse ishte ushqmi medioker. Ti mund te genjesh sa te duash, por produktet e asaj kohe as nuk krahasohen nga cilesia as me sot, as me asnje vend ne bote.

  5. antipatrea says:

    Shaban Qosja i njohur në Tiranë për hundën e tij të madhe ka pasur dyqan fruta-zarzavate në vitet 70 në rrugën e Kavajës tek parku i xha Tonit pranë kishës katolike.

  6. Maqinist - Ilektricien says:

    Vini re emrat e vene. Te gjithe te krishtere.

    1. Alban says:

      Prape nje idiot si Hoxhe Armandi, por ku jane more gjithe keta te krishter more aman. Po pse thoni genjeshtra pa e pare as vet ca po thoni.

  7. Eri says:

    Ne kohen e Enverit kishte kontroll dhe kujdes per ushqimet.Kujtoni 20 mije shqiptare te anija Vlora te kapur ne anije si mizat e lisit sa nuk dukej pjesa e siperme e anijes e as vncat e direket e perballuan udhetimin e gjate te kalimit tej pertej te detit.Provojeni sot te hipin shqiptaret ne nje anije ne ate menyre dhe do te shohim si do te bien nga vincat dhe direket pas 2 minutash udhetim.Pra ne kohen e te madhit Enver Hoxha njerezit ushqeheshin me ushqime bio te klasit te pare dhe ishin te gjithe te shendetshem dhe te forte.Sot jane te dhjamosur me semundje dhe te qullet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje