Një foto që tregon, ku ka ngecur Berisha në SHBA!

14 Korrik 2019, 22:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Berisha e ka përsëritur një fotografi me Tom Ridge. Ish lobisti i famshëm që Berisha e pajtoi më 2006 përmes Damir Fazlliç dhe që përfunduan së bashku me të dhe djalin e tij, duke bërë tregëti armësh në Ballkan, është personi nga i cili shqiptarët ruajnë si kujtim pjesmarrjen e Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, fotografia më poshtëruese që Berisha i ka dhënë imazhit të Shqipërisë sa i përket seriozitetit të shtetit.

Nuk jam i sigurtë nëse është ende një lobist pro Trump-it, apo një i punësuar i tij, por është një njeri që me Fatmir Mediun dhe Sali Berishën e lidh historia e pazareve të armëve në Ballkan.

Tom Ridge sot është në Shqipëri për të mbështetur opozitën iraniane, që u ka ofruar strehë Shqipëria. Bëjnë pjesë në grupin e politikanëve amerikanë që mbështesin këtë opozitë.

Fotografia e përsëritur e Mediut dhe Berishës me të, për t’i dhënë shpresë opozitës shqiptare se kanë një Amerikë që i mbështet ata, është sot pamja më kuptimplote se ku e ka katandisur Berisha këtë opozitë.

Përpjekja për të thirrur në ndihmë njerëz që u ka pas dhënë biznese të dyshimta në kohën që ishin në pushtet, biznese që i përfshinë dhe djalin në atë histori, tregon shumë, se sa i izoluar është Sali Berisha në SHBA dhe akoma më keq, makthin që ai ka për të treguar se poshtërimi që i ka bërë SHBA, mund të shlyhet nga njerëz që dikur i ka paguar.

Parada e Lulzim Bashës që u jep dorën të ftuarëve nga opozita iraniane në Shqipëri, kjo e Mediut dhe Berishës që fotografohen me Rudi Gulianin apo Tom Ridgin, janë një detajë më shumë për të treguar izolimin e tyre dhe për t’ua mbushur mendjen mbështetësve të vet, se ata kanë akoma miq në SHBA që mund t’i japin vizën Berishës, apo që e duan Fatmir Mediun.

Nëse do të ishte normale, ata dhe nëse do t’i fotografonte dikush, mund ta fshihnin atë foto. Fakti që e tregojnë dhe tentojnë të bëjnë si njerëz që i përfill SHBA, flet shumë. Flet shumë sidomos për Berishën, i cili u duk se do ta përballonte më me dinjitet izolimin. 

Kjo foto tregon vetëm faktin se ku i ka ngelur ora e historisë Berishës me SHBA dhe që parodizohet bukur me poezinë e Nolit, “Mbahu PD mos ki frikë se ke Tomin në Amerikë”. 

U ka ngelur ora tek koha e lobistëve të tij, të cilëve u dha kontrata biznesi për armë në Ballkan, përmes Mediut. 

Sepse shqiptarët Berishën nuk e kanë inat pse i kanë hequr vizën në SHBA, por e urrejnë pikërisht nga historitë e pista që prodhoi, që me trafikun e armëve me Fatmir Mediun dhe djalin e tij, në historinë e Gërdecit. 

Kjo foto e dytë nuk ua prish mendjen. Ata kanë në mendje foton e parë ku Tom Ridge, Berisha e Mediu ishin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Bashkë me Damir Fazllçin. Ky i fundit s’ka denjuar t’u bashkohet sot në foto. Duket që vazhdon t’i ketë punët mirë.

12 komente në “Një foto që tregon, ku ka ngecur Berisha në SHBA!”

  1. Jimi says:

    Fotua eshte e paplotesuar, duhej edhe Demua ne mes!

  2. ?? says:

    MBAHU SALE, MOS KI FRIK,
    I KE BREKET ME LLASTIK .

  3. Fol shqip says:

    Ne dolem me T rampin dhe sna e vershelleu njeri , me T om s’do e marre vesh njeri.
    Po kjo eshte tamam te te kete mbet ora 10 vite para

  4. Iliri nga Gjermania says:

    ?? Mori fund ako pune z. Baze, le te dalin ne foto me ke te dojne, po vjen Gushti dhe Shtatori e te shohim me ke duan te dalin foto.???

  5. Landi says:

    Nuk mendon qe eshte momenti te flasim per gje tjeter?
    Berisha eshte nje i marre fund. Mbeturine e kohes sovieto-kineze.
    Boll me!
    Tashme jemi ne nje Brez tjeter, kohe te tjera, shekull tjeter, argumenta te tjera, sfida te tjera.
    Duhet ta leme te vdese dhe te shohim perpara.

  6. Durim says:

    Para 3 javesh Fazllic ishte ne nje nga klubet e nates ne ish-Bllok duke pire puro e wiskey me nje ish zv minister te kohes se Berishes. Paska pergatitur terrenin per kete viziten e miqve amerikane

  7. John says:

    Dhe pse nuk dua te te jap te drejte, ke te drejte pothuajse ne cdo germe te ketij shkrimi.

  8. faro says:

    Analize serioze me fakte bindëse.
    E futi Tom Ridgin në Kesh. Sig. Kombëtare, bashke me Fazllicin e Serbisë, që ishte skandali më i madh I bere nga një qeveritar!

  9. Une,Lubonja says:

    Po ku dhe kur jane shkrepur keto foto? Ka njeri informacion?

  10. Nexhat says:

    Ty mbaja gajlen Rames dhe vehtes tende qe Amerikanet ia kane pre bileten per te Sadami.
    Per topet e Saliut hiç mos tet behet vone. Te vetmin Saliun Amerikanet e kane quajturevburre shteti ne Shiperi. I vetmi Sali Berisha pruri Bushin ne mes te Tiranes ku deklaroi pamvarsine e Kosoves.
    Po ty kujdesu per Ramen se ai eshte ne shenjester te Trampit dhe do ta surprizoje shume keq inshallah u mbledhe dhe ju mberurinave qe i shkoni mbas.

    1. ALBAN DEGA says:

      ZERI I WASHINGTONIT BE BERLINIT DHE KUKAMAT E PUTANINIT

      – Saleh Berisha, Ilir Meta, Lulush Mona Cizmja … ne revan drejt Hages !

      – Amerika dhe Evropa e kane dhene disa here mesazhin e tyre ! Kush luan me zjarrin digjet !

      – Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Eshte koha qe kamikazet e mercenaret e stershperdoruar te Sali Karaxhicit dhe Bandes se Gangstereve ta braktisin llogoren e shpartalluar!
      Mos te harrojne se askush prej atyre qe u del emri per dhune kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne keto protesta te dores se zeze te Putinit, Beogradit e Athines nuk do ti lejohet te shkelin ne token e Amerikes edhe sikur tu dale dopjo llotaria e vizave ne SHBA !
      Aq me pak mund te fitojne shtetesine amerikane, ne baze te Kerkesave per Qendrim te Pehershem ose Per Shtetesi Amerikane. Ne kerkesat vendimtare eshte nje pyetje rrenuese per cilindo:
      – A je perfshire ne veprime per permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike !?
      Zeri i Ambasades amerikane ne Tirane eshte zeri i Shtepise se Bardhe, te fatit te bardhe te Shqiperise dhe Kosoves eshte Zeri i vertete i Amerikes!
      Po te mos kishte shkelur vizen e kuqe te interesave strategjike te SHBA-se ne Shqiperi e rajón, Sali Berisha me familjen e tij, kurre Washingtoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do tua kishte vene vizen e kuqe ketij Lugati e mercenari te stershitur te Kremlinit, Beogradit e Athines… , sic ia hoqi vizen e kuqe edhe bosit te tij terrorist Sllobodan Milloshevic qe vdiq si nje qen i terbuar e i braktisur ne qelite e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage !
      Amerika demokratike e njeh Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicin dhe cdo politikan shqiptar apo person qe u intereson, njeqint here me mire se ata vetveten!
      Sali Berisha, Lulush Karabush Bashici, Flamur Stanishic Noka, Edi Palokari, Fatmir Medihoxhe Gerdeci e krejt Banda e Gangstereve te SaLikekracise nuk duhet te harrojne se dosjet e vrasjeve, te krimeve te renda, korrupsionit masiv, plackitjes e mega- kusarise se tyre jane sa Mali i Korabit dhe mberrijne deri ne nivelin e Hages !
      Nuk ka qene kurre me afer dita qe ata te japin llogari para ligjit e drejtesise per te cilat SHBA- Shtetet e Bekueme te Amerikes kane investuar modelin e tyre te demokracise “ Ne Populli Me Popullin Per Popullin !” per cka ne shqiptaret si shtet e si komb u jemi borxhlinj edhe me jeten tone!
      Pse!?
      Sepse, jeta pa ligj e drejtesi, pa liri e demokraci sic e deshmojne krejt qarte, keto 28 vjet te demokratures shqiptare nuk eshte jete!
      Nuk ia vlen te jetohet !
      Haka do shkoje tek i Zoti, tek populli shqiptar !
      Edhe ne shqiptaret nuk qendrojme mbrapa: 95 per qind e jona jemi populli me proamerikan ne Bote “ edhe me proamerikan se vete amerikanet” sic pat deklaruar vete ambasadori Withers dhe Instituti Demokratik Amerikan!
      “ Tirana dhe Shqiperia eshte vendi me i sigurte se Washingtoni per Presidentin amerikan !” pat shkruar
      “ The New York Times” dhe CNN live nga Fushe Kruja gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi.
      Kjo eshte e verteta e provuar e sprovuar e miqesise dhe aleances strategjike shqiptaro- amerikane jo sot por qysh kur Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora pat deklaruar ne Torino me 24 nentor 1912, pra kater dite para shpalljes se Pavaresise se Shqiperise se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi, Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj …” !
      Cdo koment eshte i tepert!
      Sot tymi e flaka, kapsollat shperthyese e Molotovet e Saladin Lul Mona Stanishic Nokes… ne dyert e Kuvendit dhe Qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, sot fjala e Lulush Karabush Berishes qe u transmetua live nga “ Rusia Today” e Vladimir Putinit, u treguan hapur e pa maska shqiptareve dhe nderkombetareve se Banda e Gangstereve te Putinit, Beogradit dhe Athines ne Tirane u vuri zjarrin e flaken aspirates madhore te shqiptareve :
      E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
      E duam Shqiperine si mbare Evropa !
      Zeri i Rusia Today sot u be hapur e drejtepersedrejti Zeri i SaLikekracise dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike!
      Evropa sot dhe Amerika si gjithnje e thane fjalen e dhane mesazhin e vet te fuqishem demokratik dhe me shqiptar se vete ne shqiptaret kunder dhunes e terrorit antishqiptar e antidemokratik te Bandes se Gangstereve te Sali Berishes e Like Floririt qe po orvaten tia rivene flaken e zjarrin Shqiperise sic vepruan mbi 15 here gjate 13 vjeteve te sundimit te tyre kusar, vrastar e antishqiptar SaLikekracise se Beogradit dhe Putinit !
      Saleh Berisha, Ilir Meta, Lulush Mona Cizmja … ne revan drejt Hages !
      Amerika dhe Evropa e kane dhene disa here mesazhin e tyre :
      Kush luan me zjarrin digjet, thote sovrani !

  11. gimi says:

    Po mìre mo z. Baze ju gazetaret qe dini me shume se ne pjesmarrja ne mbledhjen e keshillit sigurise kombetare e shtetasit serboboshnjak Fazlliç a perben shkelje te ligjit qe ne kete mbleďhje nuk mund te marrin pjese asnje shqiptar me funksion ministri a deputet pa çertifikaten e sigurise dhe merr pjes nje biznesmen serb pse nuk i hidhni ne gjyq Sali Berishen e Bujar Nishanin qe ka qene president se ai e mbledh keshillin e sigurise . Biles ne gjyq me hedh edhe Tomen amerikan qe as atij nuk i lejohet te marre pjese hala nuk e ka emrin Tom a e nuk e ka Majkell .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje