Pse shqiptarët po konsumojnë gjithnjë e më pak djathë?!

14 Korrik 2019, 08:30Sociale TEMA

Djathi mesa duket gjatë vitit që kaloi nuk ka qenë nën produktet e preferuara për konsum të qytetarëve shqiptarë, pasi sasia e prodhuar ka pësuar rënie.

Çka reflekton dhe kërkesën konsumatore. Referuar të dhënave të INSTAT, sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit në vitin 2018 pësoi një rënie me 0,9 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa në të kundërt, sasia e prodhuar e gjalpit shënoi një rritje me 3,22 %, krahasuar me 2017.

Rënia e prodhimit tregon edhe rënien e konsumit, por cilat janë arsyet kryesore?

E para lidhet me “frikën” nga cilësia, për shkak të konstatimeve të shpeshta edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të shumë subjekteve që tregtojnë produkte të djathit të përziera me niseshte apo edhe raste më të rënda, çka ka sjellë mungesë besimi tek konsumatorët dhe frenim në blerje.

Ndërsa shkak tjetër, mesa duket janë edhe çmimet e “kripura” të djathit në treg, ku një kg arrin edhe deri në 850 lekë, çka ka sjellë dhe këto rezultate./scan

4 komente në “Pse shqiptarët po konsumojnë gjithnjë e më pak djathë?!”

  1. Lymi Tutit says:

    Mendoj qe shifrat dhe per rrjedhoje,info i “prodhuar”,nuk mund te jete kurresesi i sakte. Pse ? Ne kushtet kur nuk egziston nje sistem “piramidal” i terheqjes se statistikave,eshte absurde te pranosh si te vertete nje shifer “te sakte me ndryshim 0,9%” !? Thjesht “prodhohet” nje statistike,komentohet dhe “tregohet” qe “studjojme” realitetin.Ka plot dhe shume fusha te tjera,per te prodhuar te tilla statistika,qofte edhe jo fare te sakta,por qe nxisin dhe “ndihmojne” publikun,qeverine qendrore & vendore si dhe politikanet te llogjikojne dhe vendosin objektiva apo ndryshojne “trendet” e zhvillimit ! Dhe jo djathi dhe bulmeti ?! Lymi Tutit

  2. rroku says:

    Ta blesh qumeshtin te fshatari i mjere me 20 lek litrin dhe ta shesesh djathin me 850 lek eshte krim ku shteti duhet te vere dore dhe pastaj behet krim i dyfishte kur ky djath eshte me niseshte….
    Ata qe prodhojne duhen djegur por kush…??

  3. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Ne radh te par cilesia e dobet qe vjen nga prodhusit e pandergjegjshem e batakcij ! Vini re nese blejn me djath refugjatet qe dikur mbushnin valicet me rota djathi sidomos kackavall plus cmimi qe me mir te leverdis ta maresh aty ku jeton (psh Greqi ku behej levizja me e madhe )) ku ka edhe cilsi te garantuar ! Asgje sguxon te blesh ma ne Shqiperi (mish e sallame te ndryshme ) Ske bes te blesh asgja ma se kudo kercet hilja e fshatari shqiptar ,kriminel e vrases me hormone neeper duar ,vec fitimit sdoan te din ! Shkoni ne Kosov e bleni suxhuk Kosove tju kenaqet shpirti e kam 20 vjet qe e blej atje e sjam ber pishman kurr ! Me kte ritem qe helmohen produktet ne Shqiperi te jeni te sigurt qe as falas nuk do i pranojm ma …..

  4. Lalai says:

    1 kg djath lope do 4-6 litra qumësht(40 lek lt cmimi)
    1 kg dhie do deri në 10 kg qumësht(90 lek lt)
    1 kg dele do deri në 7-8 kg qumësht(60-80 lek lt)
    1 kg gjalp do deri në 5 lt qumësht(lope)
    Plus nga 20 deri në 35% kosto për kg
    Plus 15 deri në 25% fitim për përpunuesin
    Çmimi………?
    Në treg Lufra Soal Erzeni Zepa Mirel…etj me shumicë e shesin nga 250 deri në 320 lek të reja kg.
    Atëher çfarë Hamë..????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje