Roli i zyrës së Europol në Tiranë, zv.ministri i Brendshëm: Do të shërbejë edhe për rajonin

14 Korrik 2019, 22:21Kronika TEMA

Prej 4 ditësh një oficer kroat i Europol ka nisur ne Shqipëri punën si oficer ndërlidhës i Agjencisë Evropiane të Zbatimit të Ligjit.

Për herë të parë Europol atashon një oficer në një vend jo anëtar të BE-së, ndërsa Shqipëria do ketë një rol të veçantë.

Zv/ministri Lamallari zbulon për Vizion Plus edhe detajet teknike të marrëveshjes me Europol. 

Prezenca e Europol ne vendin tonë erdhi pas negociatave 1 vjeçare, ndërsa kërkesa është bërë nga qeveria e Shqipërisë.

Zv/ministri brendshëm zbuloi po ashtu se fundmi është firmosur një tjetër marrëveshje e rëndësishme, ajo me Agjencinë e Monitorimit të Trendit të Dograve me qendër ne Lisbone. 

Kjo agjenci do të asistojë Shqipërinë jo vetëm me ekspertë, por edhe me fonde prej qindra-miliona eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje