Analiza e Bashës: 3 arsyet pse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 qershor

15 Korrik 2019, 19:20Politika TEMA

Lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe, ku dha disa mesazhe për situatën pokitike në vend.

“Me 30 qershor Edi Ramën e braktisën edhe socialistët e ndershëm. Populli e braktisi për tre arsye kryesore:

1. Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris.

30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë.

2. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës.

Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet.

Ky është “babloku I madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh”  për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin.  Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama.

3. Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve

Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi i Edi Ramës.

Moralisht dhe politikisht ai është i rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor i lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt.”

11 komente në “Analiza e Bashës: 3 arsyet pse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 qershor”

  1. Sala says:

    Uffff sa debil.

  2. timo says:

    O pallosh, nga ai 85 % i jot as anëtarët e partisë që ti drejton nuk të erdhën në mitingun e fundit. Mitingun tjetër, në qoftë se ke ndërmend të bësh, vetëm kryesinë e partisë ke për të pasur në shesh. Koqe kandari.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    U nxi qielli mbi Tiranë
    sa dhe Dajti kokën uli
    heshti hoxha majë minares
    analizë na bëri Luli.
    Nesër Dielli s’do dalë
    oksigjeni do rrallohet
    nga që tha Luli ca fjalë
    Edi Rama do friksohet.

    Pirdh o Lul sa të lirohesh
    erë do mbajnë militantët
    e në breza do kujtohesh
    si Njëshi ndër delirantët.

  4. Xhaa Suloja says:

    Pa hezitim si profesor i ekonomisë, për analizën tuaj, zoti nxënës i klasës katërt fillore, po ju vë notën tresh. Nuk kalon jo vitin e shkollës, por kyctresh ju lë në klasë, pra do ta plrsërisni vitine katërt. Ishalla edhe profesirët e PD që ke pranë vetes të ndjekin këtë vlerësim. Mos mashtroni, mos gënjeni se populli nuk do lejojë më të talleni . Xha Suloja

  5. zoga e vodices says:

    O Lulush kastraveci o debil i lindur kur te dalesh para drejtesise per te dhene llogari per zullumet e tua dhe duke akuzuar te tjeret me llogje kavaje sic thote populli nuk je i besushem se je nje kalama i perkedhelur qe je i vetmi ne PD qe i ke provuar te gjitha ministrit dhe ku ka shkelur kemba jote ka lene gjurme per korupsion .DO te mbahesh mende ne histori si kryebashkiaku i Tironos qe fjete gjume te rehatshem per kater vjet por ama veten e rregullove duke i dhene vetes lejre ndertimi bythec.

  6. Demokrati i 6 ne Tropoje says:

    Po si nuk te vjen tur te thuash nje gje tille more injorant dhe i pa cipe, pse sbe analizen se perse Demokratet qe te kane votuar dikur te urrejne per vdekje, qelbesire me fütür Pederi

  7. SHKELZENI says:

    LULE FITOVE 85 % TE BASHKIVE PA HYRE FARE
    JE KAMPIONE 7×7= 42

  8. lexusi says:

    C’ I BERE VETES , BACE , NE DORE TE KUJT LE SHQUPI n !

  9. Pamija says:

    Fry o Lul Fry se merr. Si nuk te vjen zor. Kaq budallenj i dini njerzit mor derdimen. Kam fituar 85% thua !!!!!! pa tu dridhur zeri. Zgjou Lul Zgjou nga kjo enderr, futu ne beteje po fitove hallall, ndersa kjo qe ben e thua i ngjan luftes me mullinjte e eres si Don Kishoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje