Ka thuajse 6 milionë ndjekës në Instagram dhe me siguri quhet një influencuese. Po flasim për 20-vjeçaren, Kristen Hancher.
Këtë radhë Kristen është gjendur në një situatë aspak të zakontë dhe kjo për faktin se ka publikuar fotografi ‘interesante’ me një kalë në ujë.
“Road Old Town” shkruan ajo krahas fotos, e cila shkakori menjëherë reagime negative nga ndjekësit.
Këta të fundit pretendonin se po e rrezikonte kalin për fotot e saj dhe madje e quajtën gjestin abuzim me të drejtat e kafshëve. (TemA)