Shkarkimi i Ilir Metës: Komisioni hetimor do marrë edhe ekspertizë të huaj. Reagon PD

15 Korrik 2019, 20:46Politika TEMA

Komisioni i posaçëm parlamentar që ka marrë nën hetim presidentit Ilir Meta në raportin final krahas dëshmive të ekspertëve vendas, do të përfshijë edhe deklarimet e ekspertëve ndërkombëtar.

Nënkryetari i këtij komisioni Alban Zeneli the se nëse është e mundur ekspertët ligjorë e profesionalë, që  japin ndihmë në punë e komisionit në respekt të objektit të hetimit që ka ky komision hetimor, të jenë edhe të huaj.

Këtë kërkesë të nënkryetarit Zeneli e cila u aprovua me 9 vota e avancoi sekretarja e komisionit Klotilda Bushka, e cila tha se mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion.

Alban Zeneli  theksoi  se komisioni duhet të hedhë hapa proporcionale në raport me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shumë shpejt dhe është në metrat e fundit .

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është në metrat e fundit të punës, për t’i propozuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës kandidatët për Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

E ndërsa ky komision miratoi planin paraprak të punës dhe rregulloren nga selia blu Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD tha se kryeministri Rama duhet ti shpjegoje shqiptarëve, kush do ta hetojë, gjykojë dhe shkarkojë Presidentin?

“Aktorët kryesorë të komisionet janë personazhet e dosjeve ‘184’ dhe ‘339’ të blerjes së zgjedhjeve me krimin. Ulsi Manja do ta hetojë Presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo?  Ulsi Manjën e ka parë e gjithë bota, nga përgjimet e BILD, sesi shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.  Sot Ulsi Manja nuk mund të jetë hetues, por i hetuar nga prokuroria”, tha në një deklaratë për mediet Gjata.(TCH)

5 komente në “Shkarkimi i Ilir Metës: Komisioni hetimor do marrë edhe ekspertizë të huaj. Reagon PD”

  1. Dori says:

    Nuk ka fare nevoje per “eksperte te huaj”. Kuvendi i Shqiperise nuk thirri eksperte te huajkur e zgjodhi Ilir Meten President, pse tani?! Eshte e drejte e pakundershtuesve qe institucioni me i larte shteteror sic eshte Kuvendi ta shkarkoje Ilir Meten, pastaj ai le te ankohet ku te doje… edhe ne burgun e Recit!

    1. edi says:

      Ai don Spacin dhe kur kalon thote me Ironi se kalova Spacin dhe sme ndodhi asgje Te dashur Atdhetare ,Sa dhjetra e qindra u dergjen ne ate burg Spacin ,dhe dajuai i Metes Sulo Gradeci ishte bastardi i Enver Hoxhes mbasi benin Spacin ,dhe nuk dorezoheshin Daja i Metes Sulo-Gradeci i vriste ne fshehtesi Ky eshte me i felliquri bastard qe vodhi miliona Euro dhe Floririn Sot tall bythen me Shqipetaret FUTE ATJE KU NUK HYN DIELLI

  2. lexusi says:

    ” FLORIRIN ” E DUAN TE GJITHE EDHE ATA QE E KANE SHARE !

  3. Burgajeti says:

    O Clirim I Rustem Gjates!
    A mund te na thuash ndonje “lajm”,ai gazetaruci i “Bild”-it,eshte gjalle,semure apo ka nderuar…pune?
    Sikur na tha se,do botonte dhe ca pergjime per ceshtje te blerjeve te votave,prandaj po pyesim,mos na lere te shurdher dhe qorre….
    Jo per gje,por dhe PD-se dhe Leshit te dhise ju eshte mbyllur goja…

  4. ILYRIA says:

    CLIRIM GJATA………e kam vene re gjate gjithe kohes qe ftohet ne Studiot Televizive , ne fillim si njohes i Kushtetutes se R.Sh dhe me vone si perfaqesues per ceshtje Ligjore tek Partia Demo-Burokratike………Ky “Clirim” eshte shembelltyra e negativitetit…..ne cdo Form e Paraqitje te saj.
    Si Institualist , Njerezit duhet te kishin para Ekranit , Njeriun i cili ballafaqon Faktet dhe i kundervihet Maxhorances aktuale me Fjale e Nocione te cilat perdoren ne Gjuhen Akademike ose edhe te Institucioneve ku ” CLIRIMI ” jo pak Vjet ka punuar……por , mendoj se ketu fillon Magjia e PD…..Sal Ram Berisha nuk koncepton dot Njerez qe flasin apo artikulojne ne Publik / Televizione…nje shqipe te paster e jo bastarde…..nje shqipe per te bashkuar e jo per te ndare….nje shqipe , qe edhe ne situata te veshtira qe kalon Vendi ,te ul Tensionin e jo ta ngreje ate…….nje shqipe radikalizuese sepse ate shqipe e degjojne dhe e kuptojne me mire se kushdo tjeter ata te cilet jane Forca Radikale ne Shqiperi dhe kete ne fund te fundit e shpreh edhe CLIRIMI i GJATAJVE…………Pra Jane vrazhdesia dhe shemturlleku i shqipetareve……neveri per shelliren e shemtuar te Vendit tim…….TUNG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje