Arben Ristani foli pa ‘doreza’ sot në Top Talk duke thënë me zë shumë gjera që demokratët ndoshta i mendojnë por nuk guxojnë t’i thonë.
Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se djegia e mandateve nga Opozita nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja në zgjedhje.
Ish-nr 2 i Partisë Demokratike është i mendimit se tani që opozita nuk e realizoi dot objektivin, Basha duhet të reflektojë.
“Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet.
U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së.
Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal.
Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura”.
I pyetur për faktin se opozita ndodhet e papërfaqësuar as në nivel vendor dhe as ne nivel qendror, Ristani tha:
“Kjo e ka dëmtuar jashtë mase jo vetëm opozitën dhe elektoratin e djathtë por edhe me gjerë sepse e ka lënë elktoratin të papërfaqësuar.
Nuk janë më pjesë e parlamentit, nuk janë më pjesë e pushtetit lokal, nuk janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe ky është një dëm që i është shaktuar jo vetëm elektoratit të djathtë por edhe shqiptarëve”.
Por a mund ta tkurrë kjo Partine Demokratike?
“Sigurisht që ka pasoja në elektorat sepse do të duhet që kjo të kompensohet. Duhet shtuar doza e njerëzve idealistë në ato nivele sa të kompensojnë qënien e opozitës jashtë institucioneve”, u përgjigj Ristani.
I pyetur drejtpërdrejtë nga Denis Dyrnjaja nëse prodhon apo jo frymë Lulzim Basha, Ristani zgjodhi të shmanget dhe përgjegjësinë e shpërndau mes lidershipit dhe stafit të tij.
Ndërsa për të justifikuar qëndrimin e tij kritik ndaj kryedemokratit, Ristani ju referua disa sondazheve të publikuara më herët të cilat tregonin se PD është në rritje, por jo lidershipi i saj.
“Sondazhet kanë treguar se ka një rritje të PD-së por nuk ka një rritje te lidershipit. Mbi këtë duhet analizuar dhe duhen marrë masa për të rikuperuar, dhe këtu ngul këmbë që lidershipi nuk duhet të jetë vetëm, duhet të jetë stafi i tërë, duhet të jenë njerëzit që e shoqërojnë të cilët po ashtu si kryetari duhet të reflektojnë dashurinë tek njerëzit”, thotë Ristani.
Por a mund të përjashtohesh sot ne PD nëse flet ndryshe dhe mendon ndryshe nga vija e partisë? T’i thuash kryetarit e ke gabim, mund të përjashtohesh?
“Jemi duke u përpjekur brenda PD-së që të vendosim sisteme të atilla që të mos varen nga vullnetet e njëshit por nga fryma kolegjiale. Ka patur disa takime me partnerët tanë, sidomos anglezë, për të vendosur në Partinë Demokratike sisteme të zgjedhjes siç i përdorin konservatorët anglezë. Unë shpresoj shumë që këto të zbatohen dhe të mos ngelet zgjedhja në vullnetin e njëshit”, u përgjigj ai.
Ristani ka edhe një kritikë për mënyrën se si behet zgjedhja e njerëzve që përfaqësojnë PD-në. Ai thotë se një nga të metat që ka patur organizimi i kohëve të fundit është pikërisht zgjedhja e stafeve jashtë parimeve kryesore që duhet të funksionojë një organizatë politike.
Ik ore pijanec ordiner! Ja se c’njerez jeni ju legena. Ty te shperblyen me deputet per ate qe bere tani nuk u duhesh me.. rri si bythqir tani.
Elegji për Arben Ristanin
.
Ti vdekjen e prisje
vetëm nga rakia
vdekjen nuk e prisje
nga Lulzim mavria.
Se i zoti ishe
më shumë se Muli
por, Lulzim mavria
vlerat ty t’i uli.
Tani s’ke ç’a bën
do apo nuk do
merr një dopio teke
luaj domino.
Të kujtohet koha
kur kutitë i mbushe
(pa t’u skuqur faqja)
për Zonjën Lulushe?
Nuk ke ç’a i bën
se je çun përsmari
futi ca me eks
me raki Skrapari.
Dil edhe nga Jugu
(po t’a hedh si pistë)
se ja ke marr dorën
e do pish me listë.
Një dopio pilaf
një dopio raki
pastaj merrja vajit
vajit me oi.
Do t’a vëmë faqoren
te koka te varri
raki ballë kazani
zjerë me pras Kashari.
Shiu kur të bjerë
kur të bjerë bora
shishen e rakisë
mos e hiq nga dora.
…
Mundësinë e kishe
po ti mënd nuk vure
tani të përzunë
si ti i përzure.
Plaç o Lule Basha
e mos fitofsh kurrë
na e vrave Benin
burrë deli burrë!
E sheh kur nuk pin rraki Ristan! Thua gjera te verteta.
Ristani , ka nje shprehje popullore qe kur te vine mente nuk ti hane as qente, megjithate per ty ekziston eshe shpeha tjeter me mire vone se kurre.
Sido qe te jet prap bisht qeni ke mbeteur , kujto 2011.
Aha! Me demek do bohen shqiptaret e PD-se angleze.
Hajde kar hajde. Te fillojne nje here te paguajne dritat dhe ujin pastaj kismet.
Cfare po ndodh ? Cfare ka ndodhur qe po i sulen Bashes ?!!!! Per hajer qoft parashikimi Edit dhe Donaldit !! ?
Se kush tha qe nuk do te kete opozite prandaj !!!
Je thjesh i dekompozuar. Sa te heqin pak kapakun, qelb.
Ky fytyre majmuni duhet te shkoje ne burg per vjedhjen e mandatit te Edi Rames per kryetar bashkie. Njeri i peshtire.
A jane Partia Demokratike. Atehere duhet ta gjejne veten ne krahun e partise demokratike amerikane. Kta nuk jane te djathte. Kta jane parti konservuese e tipareve me te keqija te nje partie te majte. Sido qe te jete, jane cfare jane duhet te mbledhin mendjen e ti rikthehen perfshirjes ne dialogun politik me mazhorancen.
Ore, ky duhet degjuar, jo se eshte burre me karakter, por se thote ate qe i kane thene te thote.
Elektoratin e demtuat qe me 2011 , o Ristan , keshtu e mesuat , o me dhune, o me vjedhje , se me vote te lire ?!!!
Ristan me degjo me vemendje po deshe, ndryshe mua nuk me prish asnje pune.
-Ju sa humbet nuk sqaruat detyren dhe te vleresonit situaten dhe te merrnit nje vendim. U cuditet qe mund te dilnit ne opozite pas tere atyre bemave te perbindhme.
– Ju nuk bete analizen e humbjes.
-Ju nuk nxorret nje program politiko-ekonomik per te ardhmen dhe t’ ia sqronit elektoratit tua dhe me gjere.
-Ju filluat me thashatheme e Babale.
-Ju nuk bete opozite po ato qe PS i ka bere ne miniature ju i kini bere ne shkallen me te larte, por si shpifes qe jeni i zmadhuat dhe hiperbolizuat.
-Juve u mbeti qejfi qe diten e paare qe u dekretua qeveria me 19 shtator 2013 qe hoqi nga zyrat nje palaco si Nishani dhe vendosjen e Ismail Qemalit, babain e kombit.
-Ju kundershtonit cdo reforme e pune te qeverise. Ajo nuk punoi nje dite e qete.
-Ju u moret pse u ndaluan fugonat qe ishin te pa ligjshem, me parkun e liqenit sa vajti dhe vet presidenti(!)., me teatrin, me rruget me gjithcka.
-Ju me veprimet e 6 muajve te fundit ua shpifet shqiptareve. E sa ka per te thene . Hajde futi ndonje dopje tani…