Shtyhet për herë të tretë gjyqi, Saimir Tahiri: Edhe një çerdhe fëmijësh është më e organizuar se Prokuroria, kanë gjetur rrugë banale për ta zvarritur

17 Korrik 2019, 10:26Kronika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar shtyrjen e procesit gjyqësor.

Ai shprehet se “Edhe një çerdhe fëmijësh është më e organizuar se Prokuroria”.

“Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca, edhe një çerdhe kalamajsh është më e organizuar sesa kaq, nuk e di si mund të humbasin letrat në Prokurori, kur ka një protokoll. 

Unë nuk e di si Prokuroria me të njëjtat letra kërkoi arrestimin tim, kjo është qesharake, unë nuk e di nëse kjo është e qëllimshme apo gabim njerëzor.

Nëse është e qëllimshme, kjo është e keqja më e vogël, unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua aq që ti vë një emër kësaj. 

Edhe pse ato prova ishin në favorin tim, unë heq dorë dhe nga ato, mjafton që gjyqi të mos shtyhet.

Një procedim penal që nisi me kërkesën për arrestimin tim, dhe tani letrat janë zhdukur, kjo është qesharak. 

Kjo nuk ndodh as në dyqanin më të humbur në cepin e Shqipërisë, si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?!”- tha Tahiri. (TemA)

1 komente në “Shtyhet për herë të tretë gjyqi, Saimir Tahiri: Edhe një çerdhe fëmijësh është më e organizuar se Prokuroria, kanë gjetur rrugë banale për ta zvarritur”

  1. Agim says:

    Skema bashkepunimi dhe lojra te turpshme midis prokurorise se kapur dhe ketij spurdhjakut fodull ish administrator i korporates shqiptare te kanabisit,me qellimin per ta nxjerre Saimir Tahirin ne sy
    te opinionit publik jo vetem si te pafajshem por edhe si viktime persekutimi politik!!! Pergatitje terreni qe me pas gjykata ta shpalle ate te pafajshem.
    Prokuroria na paska humbur procesverbalet dhe perkthimet ne nje proces te kesaj rendesie sic eshte ky!! Nuk eshte pare e degjuar ndonjehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje