Lushnje, djali godet me sëpatë babain

17 Korrik 2019, 09:24Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lushnje. Mësohet se djali ka goditur babin me sëpatë në kokë.

Për pasojë, K. Veliaj, 67 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes babë e bir.

Djali i ka kërkuar para të atit, por babai nuk ia ka dhënë.

Mësohet se D. Veliaj, 30 vjeç, edhe më parë ka ushtruar dhunë sistematike ndaj të atit, çka ka bërë që ky i fundit të kërkojë urdhër mbrojtjeje.

Pasi ka goditur babain, 30-vjeçari është larguar nga vendngjarja. por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

I riu dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Megjithatë po punohet për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

1 komente në “Lushnje, djali godet me sëpatë babain”

  1. Alumi says:

    Djali 30 vjeqar kerkon para nga babaj? Diqka nuk shkon ketu me ket gjenerate te bastardhuar. Me mire te kishe rritur nje peme se kete perbindesh o baba i nderuar. Sherim te shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje