Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Divjakë, me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari.
Policia njofton se ka humbur jetën shtetasi A. M., i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, ndërsa është plagosur djali i tij, Rr. M.
Raportohet se 57 vjeçari bashkë me djalin e tij ka qenë duke ndjekur një persona që iu kishte grabitur lopën, kur makina e tyre ka dalë nga rruga.